Çfarë gjithçka, përveç njohjes sërbe sot i mungon Kosovës?

Priština
Burim: Kosovo Online

Qeveria kosovare prej më shumë se një dekade e gjysmë prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, insiston në njohjen ndërkombëtare, mbi të gjitha nga ana e Sërbisë, por nën sipërfaqe, Kosova prej vitesh vuan edhe prej problemeve të tjera, në vend të parë ekonomike e sociale, ku si pasojë e kësaj mjaft të rinj braktisin këtë hapësirë, thonë analistët.

Të dhënat objektive tregojnë se problemet ekonomike janë të mëdha-Kosova me B&H, kanë numrin më të lartë të të papunësuarve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa standarti i jetesës është larg asaj të vendeve të Bashkimit Europian.

Kryeministri Albin Kurti dukej se ishte i vetëdijshëm për këtë, i cili pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2021 tha se dialogu me Sërbinë nuk mund të jetë ndër dy prioritetet kryesore të qeverisë së Kosovës, duke i vendosur punësimin dhe drejtësinë në krye të listës prioritare.

Megjithatë, dialogu me Sërbinë dhe përpjekjet për konfirmimin e pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe përmes aplikimeve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ende kanë prioritet e refuzimi për të formësuar Bashkësinë e Komunave Sërbe, vetëm tregon se nacionalizmi është më i rëndësishëm sesa standardi i jetesës.

Profesori i së drejtës kushtetuese në Kosovë, Mazllëm Baraliu, thotë për Kosova Onlajn se Kosovës i mungojnë shumë si në aspektin ekonomik dhe social, duke theksuar se Kosova ka probleme, ashtu sikurse dhe të tjerët në Ballkan, por shumë më tepër.

"Problemet aktuale të Kosovës janë situata ekonomike e cila u përkeqësua si pasojë e virusit korona, rrethanat ndërkombëtare dhe lëvizjet gjeopolitike, çështjet sociale, sepse ekonomia është e dobët. Kemi një ekonomi joproduktive e patjetër kemi probleme në sistemin shëndetësor, arsimor e gjithashtu këtu hyn edhe problemi i varfërisë, pasi Kosova është një prej vendeve më të varfëra në Ballkan dhe Europë" ka thënë Baraliu.

Ky i fundit shton se Kosovës shumë gjëra i mungojnë dhe nuk është parësore vetëm njohja prej Sërbisë, apo prej vendeve të tjera.

“Me gjithë respektin, Kosova ka shumë probleme të brendshme, Kosova duhet t'i drejtohet vetes dhe të zgjidhë këto probleme, veçanërisht varfërinë dhe largimin e të rinjve. Njerëzit largohen nga qytetet dhe fshatrat. Këto janë ndoshta disa nga problemet akute të Kosovës tani për tani”, ka përfunduar Baraliu.

Analisti politik Ognjen Gogiq pajtohet se Kosova “ka mjaft çfarë i duhet”, sepse ka një problem të madh me papunësinë.

Gogiq tregon se çdo vit një numër i madh i njerëzve në moshë pune largohen nga Kosova ose kërkojnë mundësi të largohen dhe thekson se nevojiten vende pune dhe zhvillim ekonomik.

Megjithatë, thotë ai, Prishtinës mund t'i besohet këmbëngulja për pavarësi, e vetëdijshme se statusi i pazgjidhur e bën të pamundur trajtimin e problemeve të tjera.

“Nuk mendoj se është e nevojshme që Kosova të jetë e pavarur, por fakti është se ky status i pazgjidhur e bën të pamundur që ajo të merret me probleme të tjera. Ky është parakusht për gjëra të tjera. Kosova ka nevojë për shumë, por prej Sërbisë i duhet njohja. Gjera të tjera kërkohen në vende të tjera”, tha Gogiq.

Ky i fundit thotë se fakti që gjërat e tjera vështirë se mund të zgjidhen pa patur një status përfundimtar, kjo demotivon investitorët dhe refuzojnë të vijnë.

„Kush vjen të investojë ndërkohë që statusi nuk është përfundimtar dhe kudo mund të shpërthejë konflikti? Ndaj Kosovës, i duhet zgjidhje të statusit” ka riqartësuar Gogiq.

Kosova ka një problem të madh me institucionet të cilat nuk janë të zhvilluara, të reja, apo të kapura prej korrupsionit-thotë Gogiq.

“Korrupsioni dhe kriminaliteti janë kaq të përhapura në Kosovë, institucionet nuk mund të merren fare me to”, ka theksuar Gogiq duke shtuar se për Kosovën, pranimi në organizatat ndërkombëtare, qoftë përmes Sërbisë, qoftë në mënyrë të pavarur, do të thotë shumë dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër korrupsionit.

I pyetur nëse plani evropian mund të zëvendësojë njohjen, ai u përgjigj negativisht, sepse Prishtina beson se propozimi evropian më shumë e ngrin çështjen e statusit sesa e zgjidh atë.

„Ky propozim më tepër e shtyn zgjidhjen e çështjes së statusit për një kohë të ardhshme, përpiqet të bëjë ndonjë armëpushim, të parandalojë destabilizimin dhe shpërthimin e krizave. Propozimi nënkupton që statusi do të mbetet i pazgjidhur për disa kohë, madje edhe për vite dhe se në këtë situatë statusi të pazgjidhur, do të arrihet të paktën një minimum i bashkëjetesës paqësore dhe stabiliteti. Nëse sjell njëfarë stabiliteti, atëherë mund të jetë një nxitje për investitorët, për investimet, për zhvillimin e ekonomisë, por ende nuk e zgjidh çështjen e statusit, por e lë atë pezull” ka thënë Gogiq.

Analisti politik Gazmir Raci për Kosovo Onlajn komenton largimin e shumë të rinjve ku në Kosovë egziston potencial, por duhet të shfrytëzohet.

"Lëvizje të ngjashme ka patur edhe në vende të tjera të rajonit. Qeveritë janë përgjegjëse për t‘a bërë jetën e njerëzve edhe më të lehtë, por këtë herë sfida e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë e kanë vështirësuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Për shembull, pashë në lajme se qeveria nisi një projekt punësimi për të rinjtë. Në vetëm tre javë, statistikat duken kështu: më shumë se 3000 aplikime të verifikuara, mbi 2000 punëdhënës që ofrojnë punë, më shumë se 1000 vende pune. Dhe, ka më shumë se 1500 vende të lira pune për të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç. Ka potencial, por duhet shfrytëzuar për të mirën e të gjithëve“ ka thënë Raci.

Ky i fundit shton se Kosova duhet të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe sipas fjalëve të tij natyrisht edhe pjesë e Kombeve të Bashkuara.

„Bashkëpunimi rajonal, marrëdhënie fqinjësie miqësore dhe paqja në Ballkanin Perëndimor kanë rëndësi vendimtare për stabilitet ekonomik e social. Sfidat globale si pasojë e luftës në Ukrainë, duhet të shfrytëzohen për marrëdhënie bashkëpunuese, për mbështetje më të madhe ekonomike nga vendet perëndimore për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse dëshirojmë që një ditë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, atëherë duhet të nisim të sillemi si të gjithë njerëzit e lirë të cilët janë pjesë e Bashkimit Europian" ka thënë Raci.