Petkoviq për plagosjen e serbit: Policia e Kosovës qëlloi, por do ta mohojë

Petar Petkovic
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka dënuar sulmin ndaj Millan Jovanoviqit, i cili mbrëmë ka pësuar një plagë me armë zjarri në urën e Bistricës, dhe ka shtuar se është qëlluar nga policia e Kosovës, por që siç thotë ai, policia sigurisht që do ta mohojë.

“Bëhet fjala për një familjar, i cili ka tre fëmijë, një shofer taksie. Në atë, mund të them lirisht, punktin krejtësisht ilegale afër urës së Bistricës, policia e Kosovës çdo ditë ndalon serbët dhe i ngacmon ata. E kemi thënë vazhdimisht se nuk kanë të drejtë të jenë në veri të Kosovës e Metohisë, sepse është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet. Por Albin Kurtit dhe Prishtinës nuk i intereson, i shkelin të gjitha marrëveshjet, me provokime shtesë po mundohen të shkaktojnë ndonjë reagim të papërshtatshëm të serbëve në Kosovë e Metohi, sepse me sa duket tensionet dhe kriza i nevojiten sot vetëm Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të shmangur BKS-në”, tha Petkoviq.

Petkoviq ka kujtuar se nga momenti kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti erdhi në pushtet janë regjistruar mbi 300 incidente dhe se vetëm në muajin e fundit janë grabitur 12 shtëpi.

“Do ta shohim reagimin e policisë së Kosovës, ata kanë dy qasje, ose të kriminalizojnë serbët ose të mohojnë akuzat”, ka shtuar Petkoviq.

Petkoviq ka pyetur se pse policia nuk i ka shfaqur pamjet nga ura e Bistricës.

“Herën e fundit që i kërkova Xhelal Sveçlës të tregojë videot, ai nuk donte ta bënte këtë”, tha Petkoviq.

Petkoviq thekson se gjaku serb derdhet për të disatën herë.

"Kurti nuk dëshiron paqe, ai nuk dëshiron të zbatojë asgjë për të cilën është rënë dakord. Ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur paqen, stabilitetin, në mënyrë që serbët në veri dhe në jug të Ibrit të jetojnë në paqe", tha Petkoviq.

Serbi M.J. nga Zveçani është plagosur mbrëmë vonë nga një armë zjarri jo shumë larg atij vendi afër urës së Bistricës. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të pikës së kontrollit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.