Ndikimi i terrorizmit islamik në Kosovë-egziston rrezik dhe në rajon?
Sipas të dhënave të fundit më shumë se 400 persona nga Kosova, i janë bashkuar luftërave të mëparshme të ISIS-it dhe mendohet se në mbarë Kosovën ka mijëra simpatizantë dhe nga ata që rekrutojnë luftëtarë të rinj dhe që përhapin propagandë të organizatës terroriste islamike. Në Prishtinë në prill të vitit 2021, është konfirmuar se nga Siria në Kosovë janë kthyer gjithsej 253 persona por ka edhe më që vazhdojnë të jenë ende aty.
Padyshim Lavdërim Muhaxhiri i njohur si Kasapi nga Kaçaniku i cili u vra në vitin 2018, ishte komandanti më i njohur i ISIS-it në radhët e shqiptarëve.
Policia kosovare në periudhën prej vitit 2014 e deri në vitin 2018, ka arrestuar shumë imamë nën akuza për thirrje për luftë, ose xhihad, por këto akuza nuk qëndruan dhe një prej më të njohurve që në këtë moment ndodhet pas hekurave, ishte imam Shefqet Krasniqi.
Nuk duhet harruar se në vitin 2015, ra grupi ku planifikoi sulme terroriste në veri të Kosovës, por dhe planin për helmimin e liqenit të Graçanicës e një vit më vonë u ndal sulmi ndaj futbollistëve të Izraelit i planifikuar pikërisht nga Muhaxheri.
Gjykata federale amerikane vitin e kaluar dënoi me 40 vjet një mashkull nga Peja se në SHBA ka furnizuar me armë dhe rekrutuar luftëtarë për ISIS dhe pas sulmi terrorist në Vjenë në vitin 2020 ku policia austriake arrestoi të rinj me origjinë nga Kosova, Bangladeshi dhe Çeçenia. Eksperti për siguri dhe terrorizëm Xhevad Galliasheviq paralajmëron se mbarë rajoni kërcënohet nga rreziku i radikalëve islamikë dhe terroristët ku bazën dhe qendrën fortifikuese e kanë në Kosovë.
„Përmes akteve terroriste edhe kërcënimeve për akte të ndërmarra përmes deklarataave të islamistëve radikalë, njerëzit në Kosovë gjithnjë e më shumë do të tundohen të largohen ku qeveria në Prishtinë, është absolutisht e vendosur dhe përmes dhunës kërkon të krijojë një Kosovë pa sërbë për të legalizuar lehtësisht shtetësinë e vet. Islamistët radikalë janë të përshtatshëm për gjëra të tilla“ ka thënë Galiasheviq.
Sipas tij Kosova ka treguar përmes dërgimit të ushtarëve islamikë në fushbetejat siriaane, se ka strukturë dhe kapacitet organizativ për aktivitet radikal islamik ndonëse publikut kjo i fshihet.
“Shumë shpesh qeveria në Prishtinë ka ndërmarrë akte arrestimesh ndaj nëntë apo dhjetë imamëve radikalë, e më pas i ka lënë të lirë, e mes tyre ka qenë edhe Idriz Bilbani, i cili ka kaluar shkollën në skuadrën e El Muxhahidit në Bosnjë-Hercegovinë ku ka marrë pjesë në luftërat e kësaj treve” ka thënë Galliasheviq.
Ky i fundit shprehet se qeveria e Prishtinës i përdor radikalët islamikë në njërën anë për t’iu bërë presion sërbëve të Kosovës, e ndërsa nga ana tjetër islamin radikal e përdorin për presione shtesë në Komunat e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës e më pas edhe në Mal të Zi e Maqedoni.
“Islami radikal është kërcënim i madh i sigurisë dhe ai nuk mundet të qëndrojë vetëm brenda Kosovës, por edhe në këtë territor nën patronazhin e qeverisë vendore në Prishtinë dhe diplomatëve perëndimorë të cilët ndodhen aty“ paralajmëron Galliasheviq.
Ky i fundit mendon se procedurat e sigurisë së Sërbisë dhe rajonit, duhet të merren në konsideratë dhe organet kompetente duhet të ndjekin nga afër ideologjinë radikale, aspiratat, lëvizjet dhe zhvillimin e tyre.
Eksperti për siguri Drizan Shala për Kosovo onlajn thekson se Kosova sërish ka treguar vendosmëri në luftën për parandalimin e shfaqjes së terrorizmit.
"Në lidhje me draft-strategjinë kundër terrorizmit në Kosovë e cila është në proces të formimit, mund të themi se Kosova ka treguar vendosmëri në luftimin dhe parandalimin e shfaqjes së terrorizmit në Kosovë, veçanërisht të terrorizmit islamik.
Prej rasteve të para të prezantuara në Kosovë, institucionet e sigurisë, policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës vepruan dhe reaguan për t’a vënë situatën nën kontroll. Suksesi më i madh ishte parandalimi i një sulmi terrorist ndaj ekipit të futbollit të Izraelit në Shkodër. Institucionet politike të Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa për të përmbushur detyrimet ligjore duke miratuar ligje adekuate që parandalojnë pjesëmarrjen në grupet terroriste, si dhe financimin e tyre. Mund të them se siguria kombëtare e Kosovës ka ndikim direkt në sigurinë rajonale duke ofruar garanci dhe dëshmi institucionale në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit”, thotë Shala.
Politologu dhe profesori Radomir Millashinoviq deklaron se islami radikal është një mjet që përdoret për të prishur paqen kudo në botë dhe se "shkopi i dirigjentit" është në duart e SHBA.
Ai thekson se është e pashmangshme që organizata të tilla terroriste të jenë të pranishme në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, por aktivitetet e tyre janë të margjinalizuara, sepse në hapësirën e Ballkanit fuqitë perëndimore janë vendimmarrëse.
“Ky është rrezik latent dhe do të zgjohet kur të fillojë koncerti me shkopin e dirigjentit” ka thënë Millashinoviq për Kosova Onlajn.
Ky i fundit spegon se aktiviteti i islamistëve radikalë, ka qenë më i madh gjatë konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe se sot prezenca e tyre është në Ballkan ashtu si dhe në vende të tjera europiane.
"Islami radikal është një mashtrim i Uashingtonit dhe çdo organizatë terroriste është krijuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës. Çdo çorbë është gatuar në Uashington" thotë Millashinoviq. Aktualisht, në Kosovë ka islamikë radikalë dhe aktivitetet e tyre shkojnë deri në atë masë që nuk i dëgjojnë mentorët e tyre, vlerëson ai, duke shtuar se është një “territor i pushtuar” ku dihet se kush e ka fjalën kryesore-vendet e paktit të NATO-s.
Ai thekson se në Kalifatin Islamik kanë shkuar 300 deri në 500 persona nga B&H dhe Kosova.
"Islami radikal është në të vërtetë margjinal në rajon për arsyen e thjeshtë se nuk ka institucionalizim të aktiviteteve të tyre. Sepse kush të pyet aty? Pyetet KFOR dhe emisarët e huaj që miratojnë ligje dhe rregulla të sjelljes, si në Bosnjë ashtu dhe në Kosovë” tha Millashinoviq.
I pyetur sesa duhet të frikësohet rajoni nga islami radikal, Millashinoviq thotë se grupet dhe individët ekstremistë janë nën kontroll përderisa në këto zona funksionon sistemi i sigurisë perëndimore.
“Ballkani nuk mbrohet kurrë nga konflikti, sepse nëse zjarri nuk ushqehet, nuk do të ketë zjarr, por edhe kur inicohet nga një individ, ai vepron në një grup ose organizatë ose rrjet. Kur kontrolluesi shtyp butonin, e di saktësisht se kush do të veprojë ngado në botë” përfundon Millashinoviq.
komentet