Eparkia e Rashkës e Prizrenit: Në pogrom u shkatërruan 35 faltore të Kishës Ortodokse Serbe, u dogjën afro 900 shtëpi

Pogrom
Burim: Tviter/@EparhijaKIM

Me rastin e 19-vjetorit të Pogromit të marsit, Eparkia e Rashkës e Prizrenit njoftoi se gjatë tij 50.000 ekstremistë shqiptarë të Kosovës shkatërruan 35 faltore të Kishës Ortodokse Serbe, 19 persona vdiqën dhe më shumë se 4.000 serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa afro 900 shtëpi u dogjën.

Siç thuhet në llogarinë e Eparkisë në Twitter, sot janë mbajtur përkujtimore në të gjitha kishat në Kosovë e Metohi.

"Sot shënojmë 19 vjetorin e Pogromit të marsit 2004, në të cilin 50,000 ekstremistë shqiptarë të Kosovës shkatërruan 35 faltore të Kishës Ortodokse Serbe. Vdiqën 19 njerëz, mbi 4,000 serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe afro 900 shtëpi u dogjën. Shërbimet përkujtimore u mbajtën në të gjithë tempujt në Kosovë e Metohi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, thuhet në llogarinë e Eparkisë në Twitter.