Makron: Përshëndes marrëveshjen e Ohrit, thelbësore që palët treguan përgjegjësi

Emanuel Makron
Burim: Facebook

Presidenti i Francës Emanuel Makron në samitin e Bashkimit Europian përshëndeti marrëveshjen mes Beogradit e Prishtinës si përparim të rëndësishëm dhe nënvizoi se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse aktive në procesin e dialogut, transmeton RTS.

Makron tha se është thelbësore që të dy palët kanë treguar përgjegjësi ku pranuan të dakordësoheshin. 

"Përshëndes marrëveshjen e cila u arrit më 18 mars nën mbështetjen e përfaqësuesit të lartë Borelli. Tashmë është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi ashtu sikurse menjëherë të jetësojnë marrëveshjen në tërësi dhe në mirëbesim" ka thënë Makron në fund të samitit dyditor të liderëve të BE që u mbajt në Bruksel. 

Presidenti francez ka vlerësuar se Parisi e Berlini kanë bashkëpunuar ngushtësisht në lidhje me marrëveshjen dhe theksoi do të vazhdojnë të jenë aktive në këtë drejtim. 

Liderët e BE mbrëmjen e kaluar, në fund të ditës së parë të samitit në Bruksel, kanë dalë në përfundim në të cilën përshëndesin marrëveshjen mes Beogradit e Prishtinës rreth aneksit të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve si palë integruese e udhës së tyre drejt BE.