Pas lirimit në arrest shtëpie të policit që plagosi Jovanoviqin: Sërbët burgosen për një fjalë goje, shqiptarët që qëllojnë nuk dënohen
Ligjet duhet të jenë të vlefshme për të gjithë, por duke gjykuar nga seria e vendimeve të gjyqësorit të Kosovës, i cili penalizon dhe dënon sërbët për një fjalë goje, ndërsa shqiptarët i lë të lirë kur shtijnë ndaj sërbëve apo maksimumi me arrest shtëpiak, kjo nuk është rastësi në Kosovë shprehen bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn. Trajtimi i pabarabartë i gjyqësorit të Kosovës, i cili i “mat” vendimet sipas parimit etnik, shtojnë ata, nënkupton se sërbët jetojnë në pasiguri të vazhdueshme.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se qeveria në Prishtinë me deklaratat dhe veprimet e tyre po nxisin shqiptarët drejt dhunës, ndërsa gjyqësori ndërmerr dënime të ashpra vetëm për sërbët.
Kështu, pjesëtari i njësisë speciale të Policisë së Kosovës i cili shtiu duke plagosur Millan Jovanoviqin në urën e Bistricës, u la me arrest shtëpiak, ndërsa pjesëtari i FSK i cili plagosi djaloshin sërb në Gotovusha në ditën e Krishtlindjes u sanksionua në të njëjtën mënyrë, ndërkohë që veprat që kanë kryer nuk janë cilësuar si vrasje e mbetur në tentativë, por si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Nga ana tjetër, sërbët gjykohen për një fjalë goje si shembulli i Nikolla Nedelkoviqit nga Beogradi, i arrestuar në Gazimestan më 28 qershor, i cili kaloi gjashtë muaj burg për "shkaktim të urrejtjes dhe intolerancës etnike".
Drejtësia nuk është e njëjtë për të gjithë
Drejtori i OJQ “Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë” Ivan Nikoliq theksoi se në Kosovë drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë.
“Kjo situatë nuk më befason, kam dashur të besoj se drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë. Mirëpo, është e qartë se kemi arritur në thënien e vjetër “kadiu të akuzon, kadiu të gjykon”, tha Nikoliq.
Ky i fundit nënvizon se vendimet e papranueshme të organeve gjyqësore ndikojnë tek jetët e sërbëve duke thënë se populli sërb ka humbur totalisht besimin tek institucionet kosovare.
"A është kjo arsye e mungesës së vullnetit politik për t'i trajtuar të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, apo përmes kësaj mënyre përcjellin mesazhe tek komuniteti sërb, nuk do të doja të isha teoricien konspirativ, por të tilla vendime ndikojnë negativisht mbi të gjitha në cilësinë e jetës së sërbëve dhe ndihmon që sërbët të largohen nga Kosova, kontribuojnë që sërbët e Kosovës të humbasin plotësisht besimin në të gjitha institucionet e saj, veçanërisht në institucionet e sigurisë, në të cilat duhet të kenë disi besim më të madh, sepse janë të parët kur vihet deri tek konflikti apo çfarëdolloj problemi tjetër” ka shtuar Nikoliq.
Ky i fundit mendon se deklaratat e zyrtarëve të Kosovës dhe vendimet e organeve të gjyqësorit u japin zemër shqiptarëve të shkaktojnë dhunë ndaj sërbëve të cilët e dinë se për këto akte ata nuk do të dënohen.
"Ata që dëshirojnë të tregojnë anën e tyre të dhunshme, kjo sjellje e institucioneve të sigurisë u jep zemër të vazhdojnë me përdorimin e forcës dhe të injorojë egzistencën e shtetit ligjor" thotë Nikoliq.
Ky i fundit thekson se nuk egzistojnë spegime për vendime të gjyqësorit në Kosovë dhe se nuk është e qartë se në cilin ligj gjykatat ndërmarrin këtë gjë.
"As nga ana juridike dhe as morale nuk kam asnjë spjegim për këtë sjellje të organeve të drejtësisë. Të tilla gjykime nuk janë normale. Si arritën të arsyetojnë veprime të tilla, që sërbët të përfundojnë në burg për një fjalë goje, ndërsa tentativa për vrasje nuk merret parasysh, askush nuk e spegon” thekson Nikoliq.
Siç thekson ky i fundit, është edhe më pak e qartë përse përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e reklamojnë një gjë të tillë.
“Pyetja qëndron se ku janë ata në të gjithë këtë, kur jepen të tilla vendime”, tha Nikoliq.
Shqiptarët e dinë se nuk do të përgjigjen për sulmet ndaj sërbëve
Analisti Ljubomir Stanojkoviq theksoi se as pas 24 vitesh nuk kanë të ndalur sulmet fizike dhe të armatosura ndaj sërbëve në Kosovë.
“Nga bombardimet e vitit 1999 kanë kaluar fiks 24 vite, do të thoja se është një periudhë e gjatë dhe se pasojat e bombardimeve me të gjithë treguesit, duhet të ishin më të pakta e ndërsa kuptimin psiqik dhe emotiv për qytetarët ndoshta do të ishin shuar. Por sërish nga ana tjetër ne që jetojmë në Kosovë e ndjejmë, dikush më pak e dikush më shumë sikur bombardimet të kishin ndodhur tani para pak. Është e kuptueshme se nuk ka raste të tilla të vrasjeve dhe rrëmbimeve, por ka tensione, sulme të shpeshta fizike dhe të armatosura ndaj sërbëve të mbetur” thotë Stanojkoviq.
Sipas këtij të fundit, ajo që kontribuon tek sulmet e shpeshta ndaj sërbëve dhe vendimeve të organeve të drejtësisë që shqiptarët të mos ndiqen penalisht, është këmbëngulja e Prishtinës se “Sërbia është fajtore për gjithçka”.
“Ne që jemi dëshmitarë dhe disa prej nesh viktima të gjithë kësaj, kemi një spjegim të thjeshtë. Është e qartë për një arsye të thjeshtë, kemi mundësinë që vazhdimisht të dëgjojmë, shikojmë dhe lexojmë të gjitha mediat kosovare në shqip, lajmi i fundit është edhe pas 24 vitesh nga ngjarjet e vitit 1999, egzekutuesit e krimeve janë vetëm pjesëtarë të komunitetit sërb. E më pas kemi emisione të vazhdueshme, debate, ligjërata në të cilat pjesëmarrës janë edhe anëtarë të qeverisë edhe opozita, si dhe profesorë e analistë, në të cilin me vendosmëri theksohet se Sërbia është pushtues shekullor i Kosovës, se populli sërb në thelb është popull genocidal, se sërbët janë pengesa kryesore për realizimin e shtetësisë së plotë të Kosovës dhe se Sërbia është fajtori kryesor për mungesën e progresit në dialogun mes Prishtinës e Beogradit”, thotë Stanojkoviq.
Deklaratave të tilla, mendon Stanojkoviq, të rinjtë shqiptarë reagojnë dhunshëm pasi janë mësuar prej shembujve të mëparshëm se veprimet e tyre do të cilësohen sa më buta.
“Kur keni një fushatë të tillë mediatike të orjentuar në një drejtim, kur gjithçka e keqe në Kosovë është gjithmonë dhe vetëm faji i palës sërbe dhe në këtë fushatë mediat kryesore dhe qeveria aktuale luajnë një rol vendimtar, nuk është çudi që para së gjithash, të rinjtë lehtësisht të përdorin dhunën dhe sulmet ndaj sërbëve të mbetur. Sidomos ku të njëjtët të rinj përmes përvojave të mëparshme, e dinë se ekziston një probabilitet i lartë që këtë lloj dhune të cilësohet sa më lehtë prej gjyqësorit të Kosovës" shton Stanojkoviq.
E sërish kemi situatë ku sërbët burgosen me procedurë urgjente dhe krimet e tyre kualifikohen si më të rëndat.
“Sa prej tyre janë burgosur dhe dënuar për krime të supozuara të luftës”, kujton Stanojkoviq.
Ky i fundit thekson se është e nevojshme të dënohen të gjitha krimet dhe të ndalet retorika se sërbët janë fajtorë për gjithçka.
“Sigurisht që duhet të jemi të sinqertë dhe disa pjesëtarë të komunitetit sërb kanë kryer vepra dhe krime dhe nuk duhet t’i largohemi kësaj dhe jo t’a fshehim, madje haptazi duhet t’i dënojmë. Por krime të tilla ka pasur edhe nga pala shqiptare, le të kujtojmë vetëm autobuzin e linjës Nish Ekspres në Stari Gracko, Gorazhdevc, Cernicë, masakrën e 17 marsit të 2004. Mediat dhe politikanët e Prishtinës duhet t'u japin rëndësinë e duhur këtyre krimeve", thotë Stanojkoviq.
Ky i fundit thekson se duhet t'i drejtohet zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, por qeveria qëndrore nuk ka ndërmend t’a vendosi si prioritet, duke thënë se përderisa problemet kombëtare janë prioriteti i qeverisë aktuale, do të ketë sulme dhe dhunë karshi sërbëve, ku fatkeqësisht, askush nuk do të mbajë përgjegjësi.


komentet