Vuçiq: Vizioni i Sërbisë të jetë lidere rajonale, nuk kemi kohë për të humbur
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, duke bërë një përmbledhje të punës javës që shkoi, ka nënvizuar se vizioni i Sërbisë është të jetë lidere rajonale në ekonomi dhe fusha të tjera, duke thënë se nuk ka kohë për të humbur pavarësisht situatës komplekse globale.
Në një postim në Instagram, Vuçiq thekson se Sërbia në panairin e Abu Dabit, ka treguar se është lojtare serioze në industrinë e mbrojtjes duke shtuar se në Novi Sad u çel fabrika e madhe e një prej gjigandëve botërorë në fushën e autoindustrisë, si dhe në Beograd u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit.
Duke përmbledhur përshtypjet, Vuçiq shton se ka pasur një takim të jashtëzakonshëm në Abu Dabi me presidentin Mohamed bin Zajed al Nahja.
"Ky takim kishte rëndësi të madhe jo vetëm në kuptimin e avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, por edhe në konktekstin e zhvillimit të shtuar të industrisë sonë të mbrojtjes. Aq sa kam qenë krenar për Sërbinë tonë në Abu Dabi, kaq me fat jam në çeljen e fabrikës tjetër të kompanisë Kontinental në Novi Sad, e cila përfaqëson paradigmën e vizionit tonë të përparimit dhe suksesit. E ky vizion është të mbetemi lider rajonal të paprekshëm në ekonomi, infrastrukturë, shëndetësi, arsim, kulturë, teknologji inovative, pasi për këtë kemi forcë dhe zgjuarsi", nënvizon Vuçiq.
Ky i fundit thotë se duhet të vazhdohet me ndërtimin e të ardhmes së sigurtë për qytetarët e Sërbisë dhe brezave që do të vijnë pas.
"Na pret realizimi i një numër projektesh të mëdha, lidhjen e kontratave të reja dhe angazhimin e mjaft investitorëve, sepse Sërbia nuk ka kohë për të humbur, pavarësisht situatës komplekse globale. Na duhet të ndërtojmë një të ardhme të sigurtë për të gjithë njerëzit tanë dhe brezat që vijnë, ka nënvizuar Vuçiq.
0 komentet