Roli i Ballkanit të Hapur në arritjen e një zgjidhje kompromisi

Otvoreni Balkan
Burim: Ljajmi.net

"E kam thënë se pas Luftës së Ftohtë jemi ende larg arritjes së një rendi të ri pozitiv të qëndrueshëm botëror”, ka thënë kardinali Pjetro Parolin, njeriu i dytë i Vatikanit në një intervistë ekskluzive për “Politika” me të cilën e realizova në maj të vitit 2019.

Ky konstatim është në vazhdën e mendimeve të tij të plotësuar me deklaratën vijuese se “Nëse është e vërtetë se historia ka njohur gjithmonë pozicione dhe konflikte armiqësore kundërshtare, skenarët e rinj që janë çelur para syve tanë vitet e fundit-janë konfuze”.

Sot një vit pas fillimit të “operacionit special të Rusisë ndaj Ukrainës”, mbarë bota i druhet përdorimit të armëve të teknologjisë së fundit ndaj njerëzimit: armatimit atomik.

Dy forcat më të mëdha ushtarake-SHBA dhe FR-ashtu sikurse në fund të Luftës së Dytë Botërore, të gjitha sferat jo vetëm politike, por edhe interesat ekonomike, nuk ishin pajtuar në Jaltë prej 4 deri më 11 shkurt 1945 me praninë e Britanisë së Madhe. Parë nga perspektivat e zhvillimeve të sotme, presidenti i SHBA Truman dhe kryeministri britanik Klement Atli, nuk ishin të kënaqur sesi në Jaltë u dakordësuan me marrëveshje Stalini, Ruzvelti dhe Çërçlli. Dy vite pas Jaltës, nisi Lufta e Ftohtë mes kapitalistëve (SHBA) dhe monarkistëve (BM) nga njëra anë e ndërsa në anën tjetër ishin komunistët (BRSS).

Megjithatë nuk duhet të harrojmë se lufta për rendin e ri të sotshëm botëror, mbi gjithçka qëndron tek çështja e epërsisë ekonomike, e cila është e dukshme nga fusha e betejës ukrainase, prej së cilës varet ekuilibri real për ruajtjen e paqes. Fatkeqësisht kjo do të zgjasë me dekada, siç shkruan në librin “Diplomacia” Kisinxher diplomati më i moçëm dhe më i famshëm amerikan që ende rron, se në planin ekonomik, procesi do të jetë edhe më i gjatë, pasi fuqia amerikane është në rënie të madhe. Le t'i shtojmë kësaj se ekonomitë kineze, indiane dhe japoneze, kanë një trajektore rritëse që i vendos ato në krye të shkallës botërore, pra në krye të krijuesve të rendit të ri botëror. Një nga provat sesa e rëndësishme është që Kina të përfshihet në mënyrë pragmatike në krijimin e rendit të ardhshëm, kryesisht ekonomik, është plan-propozimi i për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe kjo në kuadër të takimit të Si me Putinin në Moskë, dhe pas vizitës së Bajdenit në Kiev.

Ashtu sikurse mes tyre është edhe yni, rajoni i Ballkanit, i cili gjatë historisë ka qenë i rrethuar nga përballja e kulturave dhe interesave të ndryshme. Pas konflikteve luftarake, nëpërkëmbjes së së drejtës ndërkombëtare dhe marrjes së territorit pjellor dhe të bukur sërb, mbetet një luftë për vetveten-mbi të gjitha për arsye ekonomike. Kjo nuk është rrugë e lehtë, por e paqtë dhe çel një shans për dialog në tryezën e bisedimeve. Kujtojmë se argumenti më i fortë kryesor i Kisinxher në negociata kanë qenë përherë faktet në tryezë, jo dëshirat dhe aspiratat.

Mund të them se Mirosllav Llajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, më ka befasuar në intervistën që kam realizuar me të para disa ditësh për “Politika”, të cilën më vonë e ka konfirmuar për Tanjug dhe TVK, duke thënë se nuk ka vend për spekulime në lidhje me non-pejperin e Francës dhe Gjermanisë, i cili duhet të marrë formën e një dokumenti zyrtar me tekst të rafinuar dhe se para kësaj, është obligim i Prishtinës që të nënshkruajë një dokument për formimin e BKS me Beogradin dhe në fund, do të startojnë proceset e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pra lirshëm konstatojmë se ky është fillimi i kompromisit i të gjitha kompromiseve mes “Kosovës dhe Metohisë dhe Kosovës”. Qëllimi përfundimtar është paqja, i vetmi udhërrëfyes derisa njeriu është njeri për njeriun.

Në fund në emër të së vërtetës, le të kujtojmë përfundimin dhe kompromiset në Luftën e Dytë Botërore, jo më pak-jo më shumë, pikërisht ngjarjet në Krime ku mund të themi se: "Kosova" e sotme për Kievin dhe Moskën. Çfarë u vendos atëherë për ish-Jugosllavinë tonë? Në Jaltë, Stalini, Ruzvelti dhe Çurçilli ranë dakord që kufijtë jugosllavë të mbeten të paprekur përfshirë (Kosmetin), dhe në vend të dinastisë Karagjorgjeviqëve, do të vinte Tito. Ky i fundit deri në fillim të Luftës së Ftohtë, balanconte mes "tresheve të mëdha", dhe në fillim të Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet me Stalinin, të njohur si Informbyro, ishin të acaruara. Me SHBA dhe Britaninë e Madhe, Jugosllavia kishte marrëdhënie solide, korrekte ku një emër të veçantë fitoi me themelimin e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë. Sërbia edhe sot i gëzon këto përfitime në Indi, Kinë dhe veçanërisht në vendet afrikane, të cilat nuk duhen neglizhuar në krijimin e një rendi të ri botëror në baza ekonomike, ku Sërbia është lidere në Ballkanin Perëndimor, si timonieri i nismës “Ballkani i Hapur”.

Cili do të jetë pozicioni i Sërbisë në rendin e ri botëror, këtë do ta shohim, ashtu sikurse nëse lidershipi ynë shtetëror do të dëgjojë Makronin dhe ketë fuqinë të kryejë atë që presidenti ynë Vuçiq është njohur: “Merr sa më shumë që të mundesh për Sërbinë”. E megjithatë non-pejperi i Makron dhe Sholc, i cili do të përkthehet në një dokument zyrtar të BE dhe për të cilin do të dakordësohet Beogradi dhe Prishtina në Bruksel, nuk do të lërë shumë rreze diplomacie, as shumë hapësirë ​​për manovrim, për të thënë se më së paku-pothuajse asnjë.

Deputetët e Sërbisë humbën shancin për të kuptuar prapavijën e marrëveshjes së Brukselit dhe as presidenti Vuçiq nuk mund të thoshte shumë për të pasi e kërkon rregulli i negociatave diplomatike ndërmjet vendeve serioze. Elem dhe Llajçak konfirmojnë për “Politika” se në fshehtësi diplomatike ajo me të cilën Llajçak ka rrënjosur optimizmin, është zgjidhje kompromisi e bazuar në përfitimin politik dhe ekonomik, që do të forconte stabilitetin dhe sigurinë rajonale në terren. Kjo do të thotë konkretisht se as Beogradi dhe as Prishtina nuk mund të arrijnë plotësisht atë që duan.

Pra, derisa non-pejperi të formësohet në një dokument diplomatik konceptual dhe më pas në një dokument zyrtar të BE-ndoshta mund të kërkojmë një mundësi në një bisedë me fuqitë perëndimore, me synimin për të ruajtur paqen mes pothuajse shtetësinë dhe ndarjen e sovranitetit.

Mbështetje të konsiderueshme për Sërbinë mund të japin pikërisht shtetet pasardhëse që morën pjesë në Konferencën e Teheranit të vitit 1943, si dhe ato në Jaltë më 1945, kur Jugosllavia përfitoi vendin e saj brenda kufijve të vet por edhe një shpërblim për luftën e vendosur dhe kontributin kundër antifashizmit dhe koalicionit hitlerian, kësaj radhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Kjo mbështetje do të shmangte lojërat strategjike si Marrëveshjet e Minskut, të cilat digjen në dialogun e armatosur. Dhe paqja do të ndriçonte me diellin e lirisë nga Lindja në Perëndim përmes Ballkanit.

Shkruar nga: Zhelko Shajn korrenspodent special i "Politika