Turqia merr komandën e KFOR-it në tetor, çfarë deshiron Ankaraja me armatosjen e FSK?

Mjete të blinduara, sisteme kundër blindave OMTAS, dronë “Barjaktar”, armë këmbësorie...Turqia në periudhën paraprake i ka ofruar FSK-së pajisje në vlerë mbi 100 milionë euro, si dhe po punohet intensivisht edhe në trajnimin e personelit nga Prishtina.
Nuk duhet harruar se në këtë moment kontingjenti i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it është më i madhi (780 nga gjithsej 4511), pasuar nga ushtarët e SHBA (679).
Në tetor komandën e Kfor-it do ta marrë një gjeneral nga Turqia dhe pritet që në atë moment Ankaraja të ketë më shumë se 1000 ushtarë në Kosovë, shumica e tyre do të vendosen në kazermën “Sulltan Murat” afër Prizrenit, ndërsa së fundi është nënshkruar një marrëveshje mes Ankarasë dhe Prishtinës për bashkëpunim në fushën ushtarake.
Gjithashtu duhet përkujtuar se në vitin 2018 Qeveria e Kosovës ka miratuar një plan sipas të cilit brenda dhjetë viteve (në vitin 2028) parashihet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe aktualisht Turqia është vendi që investon më së shumti në projektin e përmendur.
Koloneli në pension Boshko Zoriq për Kosova Online deklaron se Turqia po bën lojë të dyfishtë.
“Nga njëra anë thonë se janë partner dhe mik i Serbisë dhe se avokon për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe këtu i dhurojnë armë FSK-së. Kur kjo krizë u përshkallëzua, ata dërguan më shumë se 500 ushtarë në Koisovë, dhe unë personalisht mendoj se prania e ushtarëve turq nuk është e mirë për sigurinë e popullit tonë në KdheM. Kur bëhet fjalë për blerjen e dronëve, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur sipas Rezolutës 12 44 që ka të drejtë të përdorë pajisjet dhe të autorizojë fluturimet.Tani është tregues ardhja e gjeneralit turk në krye të KFOR-it, ku deri më tani janë ndërruar komandantët amerikanë, gjermanë dhe italianë, së fundmi edhe një gjeneral nga Hungaria, që përkon me blerjen e dronëve nga Turqia”, thotë Zoriq.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha për “Pink” se Turqia i dorëzoi Prishtinës sisteme serioze.
"Kemi bisseduar me ambasadoren turk, interesi i shtetit është që të ketë marrëdhënie sa më të mira me Turqinë, ajo është një lojtare e fortë. Ajo është një lojtare gjeopolitike. Nuk duhet injoruar ndikimi i saj në Ballkan. Vetëm dëgjoni se si Erdogan flet për përkujtimin e përvjetorit të Srebrenicës. Është më e rrezikshme se teknologjia. Deri më tani, Forcat e sigurisë Kosovës nuk mund të lëshohin dagonin me pe kurse tani ngrisin disa floturues pa pilot. Na ofruan “Bajraktar”, presidenti I refuzoi. Do të marrim diçka tjetër, më mirë. Ata nuk kanë para ta blejnë, është donacion. Të gjitha partitë politike shqiptare kanë të njëjtin synim, është çështje zbatimi apo arritja e këtij qëllimi. Dhe kjo është që Kosova të jetë plotësisht e pavarur dhe të shkojë në bashkim me Shqipërinë. Kurti është transparent, radikal”, thotë Vuçeviq.
Studiuesi i Qendrës për Analiza Strategjike, Darko Obradoviq, thotë se Ankaraja e konsideron Kosovën si sferën e saj të ndikimit.
"Konceptimi më i gjerë i politikës së jashtme turke është edhe në drejtim të dërgimit të pajisjeve ushtarake sulmuese. Në vend që t'i dërgojnë ata barjaktar në Ukrainë, ata po i dërgojnë në Kosovë në një kohë kur nuk është as produktive dhe as e përshtatshme. Siguria do të jetë brenda kornizës së rreptë të NATO-s në përputhje me rezolutën 1244. Asnjë përleshje e armatosur nuk është e mundur derisa provokimet taktike janë të përditëshme. Me ketë dergim është dhën një mesazh i drejtpërdrejtë për narrativën e Kurtit. Ku të gjitha mundësitë janë që Serbia të zbatojë të ashtuquajturin model grek të lobimit në Uashington si kundërmasë”, thotë Obradoviq.
0 komentet