Ballkani i Hapur i reziston sfidave: Bashkëpunimi ekonomik një formulë e dobishme për plagët politike

Otvoreni Balkan
Burim: RTV

Tre vendet të cilat tani përbëjnë iniciativën e Ballkanit të Hapur Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë qëndrime të kundërta për një sërë çështjesh politike-nga Kosova, anëtarësia në NATO e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, por kjo nuk i pengon ato të zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik, i cili, sipas njoftimeve, së shpejti do të rezultojë me anulimin e lejeve të punës në kuadër të kësaj nisme, ku do të jetë bazë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Qëndrimet e papajtueshme politike bien në plan të dytë, kur çelen çështjet e shkëmbimit të madh tregtar dhe qarkullimit më të lehtë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, të cilat çojnë në një standard më të mirë të jetesës së qytetarëve, ndërsa analistët theksojnë se bashkëpunimi ekonomik është “formula shpëtimtare”, si një përpjekje për të shëruar plagët politike.

Këto plagë ekonomia nuk mund t'i mbyllë vetë, por mund të nxjerrë në pah se çfarë është jeta reale dhe çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për qytetarët.

Ndoshta dhe shembulli më i mirë për këtë është Bashkimi i sotëm Europian, ku lindi në themelet e bashkëpunimit ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore, e ndërsa aleanca e sotme politike në fakt, filloi të lindë si komunitet europian për qymyr e çelik, e më pas edhe si Bashkësi Ekonomike Europiane.

Analisti Dushan Janjiq thotë për Kosovo onlajn se është sekret se përse idetë për bashkëpunimin ekonomik, siç është Ballkani i Hapur, vazhdojnë pikërisht në faktin se ato përfaqësojnë një formulë shpëtimi dhe nuk janë politike.

“Sekrete pasi mbajtja e kësaj ideje çon në ndryshimin e përhershëm të emrit. Mini shengen, Ballkani i Hapur, ndoshta mund të ndryshojë sërish emër, e pikërisht prej kësaj çfarë ajo nuk është politike. Politikanët dhe iniciuesit e tyre i mbështesin. Ajo mbështetet në atë që ishte një formulë shpëtimi edhe për Europën e pas Luftës së Dytë Botërore” ka thënë Janjiq.

Ballkani i Hapur shprehet ai, ka kuptim kur bazohet në bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse në ekonomi, zhvillimin e infrastrukturës, si dhe në fushën e energjisë.

Janjiq thekson se këtë lloj marrëdhënieje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e përkrahin edhe SHBA të cilat, kujton ai, rastin e marrëveshjes në Ohër mes Sërbisë e Kosovës duke shprehur gatishmërinë për të financuar dhe investuar në projekte zhvilluese.

“Mesazhi është se kur zgjidhen mosmarrëveshjet politike, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin investime masive në infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e tregtisë së jashtme” tha Janjiq.

Për të sqaruar se marrëdhëniet dhe shkëmbimet ekonomike janë të ndikuar nga politika, ai kujton se shkëmbimi tregtar arriti në 750 milionë euro, ndërkohë që Ramush Haradinaj vendosi taksat dhe më pas politikën e reciprocitetit të Albin Kurtit.

Janjiq përmbyll se ekonomia është synimi kryesor i Ballkanit të Hapur dhe ku politikanët e liderët e vendeve pjesëmarrëse e mbështetën atë, duke treguar hapje ndaj një këndvështrimi të ndryshëm nga ai politik.

“Politika ka fuqi të jashtëzakonshme, veçanërisht në shoqëritë që ende nuk janë privatizuar plotësisht, siç janë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Aty ku ekonomia e lirë nuk ka funksionuar në kuptimin e plotë, fuqia e shtetit është e madhe, ekonomia është e dobët dhe varet nga buxheti dhe politikanët. Pra, ky është sekreti. “Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk krijohet një konsensus politik dhe nëse nuk krijohet një pararojë politike që është e fuqishme dhe që dëshiron bashkëpunim” vlerëson analisti.

Gjithashtu paralajmëron se nuk është e mjaftueshme që liderët e Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve, në vend që të bien në konsensus për bashkëpunim ekonomik, u duhet të ketë konsensus në nivelin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai shpjegon se sado që Perëndimi e mbështet paqen dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, disa vende nuk lejojnë të krijohet një treg konkurrues, duke mbrojtur kështu interesat e tyre.

“Shembulli i energjisë dhe formimi i një komuniteti energjetik të mbështetur nga SHBA, Gjermania e shikon me skepticizëm. Atyre u intereson të na imponojnë standarde të gjelbra dhe përjashtimin e konkurrencës që mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, për shembull nga linjiti. Ata janë të gatshëm që në Ballkanin Perëndimor të mbështesin një treg dhe një bashkëpunim, por jo krijimin e kapaciteteve të fuqishme prodhuese. Pra, jo miniera, jo energji, jo industri serioze” tha ai.

Janjiq beson se situata të tilla mund të kapërcehen nëse liderët politikë të Ballkanit Perëndimor bashkohen dhe me mbështetjen e Amerikës të shfaqin rezistencë, gjë që, vlerëson ai, nuk është aspak e lehtë.

Sipas Janjiq, në mënyrë që vendet e Ballkanit të afrohen ekonomikisht dhe të lidhen më shumë, atyre u nevojiten investime të mëdha nga kompani shumëkombëshe, selitë e të cilave janë në vende që janë të pavarura nga përllogaritjet europiane-SHBA, Koreja e Jugut, Japonia.

Janjiq kujton se SHBA kishin idenë e lidhjes së vendeve të Jugosllavisë së vjetër dhe Shqipërisë, ashtu siç ishin nën ndikimin e Uashingtonit dhe Çurçillit që kishin idenë e një Europe të bashkuar dhe ky përfundim arrin se të gjitha idetë për lidhjen e kontinentit në një federatë, janë në fakt me origjinë amerikane.

“Ballkani i Hapur ka mundësi të ketë sukses nëse udhëheqja e Sërbisë dhe vendeve të tjera anëtarë, vendosin se cilët sektorë do t'i japin përparësi interesave të zhvillimit dhe fuqive të mëdha ku në të cilën do t'u japë përparësi interesave korruptive. Për shembull kur bëhet fjalë për infrastrukturën, këtu mund t'u jepni përparësi atyre që janë shumë efikase dhe që mbarojnë punë, si rasti me kompaninë turko-amerikane e cila vlerësoi Korridorin Moravian, apo t'u jepni përparësi kompanive vendase dhe franceze që sjellin fitime edhe për liderët politikë ndërkohë që punimet po ndërmerren ngadalësisht” tha Janjiq.

Analisti thotë se liderët politik dhe elita në rajon, nëse dëshirojnë që nismat dhe programet zhvillimore të zënë rrënjë, korrupsioni duhet të vendoset në korniza të tolerueshme dhe t'i japin përparësi interesave të zhvillimit.

“Pa një marrëveshje, ku secili prej këtyre vendeve t’a trajtojë Ballkanin e Hapur si një mënyrë specifike të “marrëveshjes së tyre” të rimbëkëmbjes dhe ndërtimit, mbi të gjitha në prodhim, infrastrukturë dhe energji, kjo nismë nuk do të ketë sukses” përfundoi Janjiq.

Këshilltari i kryetarit të Odës Ekonomike të Sërbisë, Nenad Gjurgjeviq, beson se bashkëpunimi ekonomik nuk mund të shërojë plagët politike, por mund të "krijojë një parakusht për normalitet dhe të tregojë se çfarë është jeta reale dhe çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për njerëzit".

“Nëse shikon ndonjë sondazh të opinionit publik në rrethana normale dhe paqësore, gjëja e parë që shikojnë qytetarët janë çështjet ekzistenciale, pyetjet e pasigurisë, shqetësimet për papunësinë... Këto janë gjëra që shqetësojnë qytetarët. Kështu që bashkëpunimi ekonomik krijon një parakusht për normalitet dhe tregon se gjërat mund të funksionojnë nëse egziston vullnet politik dhe proces” tha Gjurgjeviq.

Ky i fundit paralajmëron se proceset politike mund të shkatërrojnë edhe bashkëpunimin më të mirë ekonomik, siç dëshmohet, thotë ai, invazioni i Rusisë në Ukrainë.

Ishim dëshmitarë, shton ai, sesa e vështirë ishte për BE ndarja prej Rusisë në kuptimin e lidhjeve ekonomike.

“Bashkëpunimi ekonomik po lulëzon, shtrihet dhe zhvillohet nëse egzistojnë themele politike. Politika mundet t’i avancojë ato por fatkeqësisht edhe mund t’i shembë“ përmbyll këshilltari i kryetarit të OES.

Si konfirmim për tezën e vet nënvizohet shembulli i Jugosllavisë ku në vitet ’80 ku siç thotë ai, një zhvillim i mirë ekonomik dhe marrëdhënie që mund të kishin kontribuar në anëtarësimin në BE, megjithatë, pati një ndarje mes shteteve "në vija politike".

Gjurgjeviq mendon se duhet të përshpejtohet dinamika ekonomike në rajon, e cila, sipas tij, është plot me potenciale dhe mundësi të pashfrytëzuara.

"Kjo do të kontribuojë në afrimin e qytetarëve për t'u përballur me rolin e tyre në këto luftëra dhe në krijimin e këtyre plagëve politike. Por përgjegjësia kryesore është e politikës, partive politike, liderëve, të cilët e kanë vendosur këtë ton” tha Gjurgjeviq.

Megjithatë, Gjurgjeviq thekson se situata në rajon në planin politik, ka filluar të ndryshojë vitet e fundit, të cilës i është përshtatur edhe opinioni dhe ku për shembull, vizita e liderëve shqiptarë në Sërbi është bërë një gjë krejtësisht normale.

Gjurgjeviq i’u referua tensioneve në vitin 2014 kur kryeministri shqiptar Edi Rama erdhi në Beograd dhe kujtoi se ishte e diskutueshme nëse vizita duhet të shtyhej.

“Sot, pas gjashtë apo shtatë vitesh, kemi një situatë të zhvillimit të pabesueshëm të marrëdhënieve në të gjitha nivelet mes Sërbisë dhe Shqipërisë. Mbi të gjitha, politika ishte vendimtare këtu. Njohja e domosdoshmërisë së bashkëpunimit, i hapi rrugë ekonomisë dhe biznesit e më pas, natyrisht, biznesi krijon disa kanale dhe lidhje të reja”, tha Gjurgjeviq.

Sipas tij, korniza politike është vendimtare në marrëdhëniet mes shteteve të rajonit, sepse ajo vendos kornizën legjislative dhe është në krye të sferës publike.

Gjurgjeviq konsideron hap pozitiv që liderët politikë të Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve dhe Ballkanin e Hapur, por kjo nismë, do të realizohet në kapacitetin e saj të plotë kur t'i bashkohen edhe ekonomitë e tjera të rajonit.

“Ballkani i hapur do të jetë realisht i hapur kur të marrin pjesë të gjashtë ekonomitë dhe kur të hiqen barrierat, të cilat janë të motivuara kryesisht nga arsye politike. Nuk do të ndodhë brenda natës, por Ballkani i Hapur tregoi se kjo është e mundur nëse uleni në të njëjtën tryezë dhe ndërtoni besim të ndërsjellë, ku transferohet më tej tek administratat. Hapi tjetër është zgjidhja e kapaciteteve absorbuese të këtyre administratave, në mënyrë që të zbatohet gjithçka për të cilën është dakordësuar” tha Gjurgjeviq.

Kur diskutohet për pjesmarrjen e Prishtinës në Ballkanin e Hapur, Gjurgjeviq thotë se është shumë e nevojshme të punohet në ndërtimin e mirëbesimit.

“E rëndësishme është ndryshimi i narrativës, si dhe ndërtimi i mirëbesimit. Mendoj se këto marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit, shkaktojnë parakushtet formale që Kosova të hyjë në këtë iniciativë rajonale“ ka thënë Gjurgjeviq.

Duke komentuar dhe ndërrimin e presidentit në Mal të Zi, ai thekson se qeveria ku më parë ka qenë presidenti i ri i Malit të Zi Jakov Millatoviq, ishte për hyrje në Ballkanin e Hapur.

Këshilltari i kryetarit të OES mendon se çështja kyçe është “sesi dëshirojmë t’a shikojmë ne Ballkanin e Hapur, nëse është iniciativë e të gjashtë vendeve pjesmarrëse të Ballkanit Perëndimor“ dhe “cili është qëllimi final“.

“Sipas meje Ballkani i Hapur duhet të krijojë parakushte për një harmonizim dhe ngritjen e një niveli më të lartë bashkëpunimi, që për ne të gjithëve të n’a anëtarësojë në tregun e përbashkët të BE. Nëse qellimi i Ballkanit të Hapur është anëtarësimi në BE, atëherë nuk shikoj se përse të gjashtë ekonomitë nuk do të anëtarësoheshin në këtë iniciativë“ ka thënë ai.

Sipas fjalëve të Gjurgjeviqit sfida më e madhe e iniciativës së Ballkanit të Hapur është implementimi i marrëveshjeve të dakordësuara mes tre iniciativave nënshkruese.

Gjurgjeviq vlerëson se mes tre vendeve nënshkruese të iniciativës, ka dizbalancë administrative ku nuk arrijnë të dakordësohen plotësisht në zbatimin e marrëveshjeve dhe administratave.

Gjurgjeviq gjithashtu thekson se është sfidë për vendet e Ballkanit të Hapur që të gjitha administratat dhe marrëveshjet që janë dakordësuar në kuadër të iniciativës, duhet të harmonizohen me kriteret dhe parimet e BE, në mënyrë që kompanitë e kësaj hapësire, të bashkëpunojnë pa pengesa me partnerët e huaj.

“Kjo është mjaft e rëndësishme për kompanitë tona, të cilat janë përfituesit më të mëdhenj të këtyre marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur. Këto janë kompani që tashmë punojnë sipas disa normave të BE. Është thjesht e rëndësishme që kjo kornizë në lidhje me sigurinë ushqimore, lejimin e ushqimit dhe produkteve të tjera në qarkullim, të mbështetet dhe të mbrohet” tha Gjurgjeviq.

Ky i fundit përsëriti se një nga sfidat kryesore për Ballkanin e Hapur është segmentimi brenda rajonit dhe se tani për tani vetëm tre anëtarë nga Ballkani Perëndimor i janë bashkuar Ballkanit të Hapur.

“Ky fragmentarizëm që shikojmë aktualisht në Ballkanin Perëndimor për shkak të dinamikës politike, niveleve të ndryshme të negociatave me BE, mosmarrëveshjeve politike në radhë të parë në nivel të Kosovës e Sërbisë, pra tani pasiguria e zbatimit të marrëveshjes së fundit, është korniza në të cilën ndodhet iniciativa e Ballkanit të Hapur. Dhe për çdo iniciativë rajonale, përfshirë Ballkanin e Hapur, një parakusht është besimi i liderëve politikë një partneritet dhe atmosferë e qëndrueshme” tha ai.

Oda Ekonomike e Sërbisë shumë herë ka theksuar nevojën për një qasje sistematike në mesin e vendeve të rajonit dhe ka propozuar disa zgjidhje të mëdha, theksoi Gjurgjeviq dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi në nivel sistemik në rajon, do të ngrihet në një nivel më të lartë.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu mendon se problemi më i madh në Ballkan qëndron në atë se nuk mundesh të flasësh rreth problemeve ekonomike pa konotacion politik.  

“Ne mendonim si Odë deri kur isha kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, të merrnim si model zgjidhjen e këtyre problemeve e kësaj marreveshjeje të Romës prej vitit 1957 ku e thënë më thjesht, bashkëpunimi ekonomik është një faktor kyç në afrimin e kombeve dhe shteteve brenda BE. Në këtë kontekst, mendoj se Ballkani Perëndimor nuk ka perspektivë”, tha Gërxhaliu.

Rajonit i duhet thekson ai, bashkëpunimi, perspektiva më të mira ekonomike dhe në këtë kontekst, përfundon ai, dialogu është i një rëndësie vendimtare.

Gërxhaliu beson se emëruesi i përbashkët për zgjidhjen e barrierave ekonomike dhe progresit është stabiliteti politik.

“Fatkeqësisht, ne duam, kërkojmë këtë stabilitet politik dhe të negociojmë, ndërkohë që është mirë ku negociohet. Sektori ekonomik në Ballkan, veçanërisht në marrëdhëniet mes Kosovës e Sërbisë, ka bërë një hap përpara politikës. Na duhet të mbështesim bashkëpunimin rajonal, sektorin ekonomik, duhet të kuptojmë se politika ka barriera dhe se tregtia është si uji që gjen drejtimin e vet” tha Gërxhaliu.

Duhet të fillojmë të zbatojmë marrëveshjet, në zbatimin e tyre, projektet në kuadër të bashkëpunimit rajonal, për të rikthyer perspektivën për një të nesërme më të mirë, thotë ekonomisti, duke kujtuar se pikërisht për shkak të mospërputhjes, rezultatet e 73 nismave rajonale të nisura që nga viti 1999 nuk rezultonin.

Gërxhaliu paralajmëron se një prej problemeve më të mëdha në vendet e Ballkanit Perëndimor, është largimi i të rinjve dhe ekspertëve jashtë vendit, dhe se si rrjedhojë, zvogëlohen mundësitë zhvillimore të të gjithë rajonit.

“Askush nuk do të kuptojë realitetin dhe pikërisht për pamjaftueshmërinë e stabilitetit politik në Ballkan, ne jemi shndërruar në “shtete të larguara” dhe ajo çfarë është gjëja më e rëndë këtë askush nuk do t’a pranojë ndonëse kemi pasur pandeminë e kovid-19, ekonominë pandemike, sot kemi dhe kjo vlen për mbarë Ballkanin Perëndimor, ’demografinë pandemike’ sepse të rinjtë dhe njerëzit e mençur largohen. E ndërkohë shtrohet pyetja sesi do të jetë perspektiva nëse ngelemi pa popull e pa të rinj“ ka thënë ai.