Momiroviq: Po punojmë për krijimin e një tregu të hapur në Ballkan
Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Tomisllav Momiroviq, tha sot në Banja Luka se rajoni duhet të forcohet edhe më tej për shkak të rrethanave komplekse gjeopolitike dhe vuri në dukje se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Republika Serbe, Millorad Dodik, janë të përkushtuar për këtë qëllim.
“Në këto kushte specifike, të shkaktuara nga lufta në lindje të Evropës, ne duhet të gjejmë hapësirë për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm ekonomik”, tha Momiroviq.
Ai shtoi se duhet të ketë hapësirë për marrëdhënie më të mira tregtare, për investime të mëtejshme, për rritje të pagave dhe pensioneve dhe se për këtë arsye, me forca të përbashkëta, me ndihmën e presidenteve Vuçiqit dhe Dodikut, do të sigurojnë gjithçka, për Serbinë dhe Republikën Serbe, si edhe për gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, raporton Danas.
“Është shumë e rëndësishme që ne të dërgojmë një sinjal të qartë që njerëzit të qëndrojnë këtu, që ekonomia të zhvillohet si në Serbi ashtu edhe në Republikën Serbe, sepse ne jemi praktikisht një. Nuk ka dallim mes Nishit, Beogradit, Banja Lukës dhe Gradishkës“, tha ministri Momiroviq.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që t'i relaksojmë edhe më tej procedurat kufitare dhe se institucionet e përbashkëta të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet ta njohin këtë iniciativë sepse pa procedura të relaksuara kufitare nuk ka zhvillim të tregtisë.
Ministri i Tregtisë dhe Turizmit të Republikës Serbe, Denis Shulliq, theksoi se Republika Serbe është aleat e Serbisë në çdo aspekt.
"Serbia është partneri ynë më i madh i tregtisë së jashtme dhe dëshira jonë është ta zgjerojmë atë bashkëpunim dhe Republika Serbe do të jetë gjithmonë aleat e Serbisë, në çdo çështje, nga tregtia tek politika e jashtme", tha Shulliq.
Pas takimit dypalësh, Ministri Momiroviq mori pjesë në panelin “Ballkani i Hapur, mundësitë dhe sfidat” organizuar nga Shoqata e Ekonomistëve të Rinj të Republikës Serbe në Banja Luka.
"Ne duhet ta njohim këtë moment politik sepse ky është momenti kur Ballkani duhet të lidhet ekonomikisht. Ne duhet të heqim të gjitha procedurat e panevojshme kufitare sepse vetëm kështu mund të gjenerojmë investime të reja, të rrisim qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe të rrisim standardin e të gjithë qytetarëve tanë”, ka përfunduar Ministri Momiroviq.
Ministri Momiroviq shtoi se ne duhet të ndryshojmë perspektivën dhe mënyrën se si i shikojmë marrëdhëniet tona ekonomike në të ardhmen, sepse në të kundërtën do t'i dënojmë fëmijët tanë në prapambetje të përhershme ekonomike dhe prandaj është e nevojshme të ndjekim shembullin e Bashkimit Evropian dhe të lehtësojmë procedurat kufitare në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet shteteve dhe republikave tona.
0 komentet