Baraliu: Para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës tre vendime të mundshme

Mazlum Baraljiju
Burim: Kosovo Online

Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu thotë se me mbarimin e afatit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese më 30 shtator mund të priten tre vendime të ndryshme: që Kuvendi të konstituohet, që proçedura e konstituimit të parlamentit duhet që të ripërtërihet apo të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim si t’a gjykojnë. Ose do të ketë konstituim të Parlamentit, e më pas të mund të zgjidhet përfaqësuesi i pakicës sërbe në një prej seancave të mëpasshme të Kuvendit, ose do të thonë se kjo nuk është përfunduar dhe se për shkak të ndonjë dispozite të rregullores, çka është akt nënligjor i Kuvendit, duhet që të ripërtërihet ajo procedurë. Zgjidhja e tretë do të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme” ka thënë Baraliu për Kosovo onlajn. 

Ai përmendi që vendimi i gjykatës duhet të bëhet i njohur fill pas skadimit të masës së përkohshme, megjithëse thotë se dhe mund të vonohet me ndonjë ditë apo javë.

"Kjo varet prej tyre, por duhet që të kemi vendim ndaj kjo është gjë shumë urgjente, konstituimi i organeve, sepse ata pezulluan funksionimin si të Kuvendit ashtu edhe të Qeverisë", thotë Baraliu.