Gashi: Gjykata Kushtetuese është bërë si parti politike

Tom Gaši
Burim: Kosovo Online

Në pritje të vendimit të ri të Gjykatës Kushtetuese ku deri më 30 shtator me masën e përkohshme u ndaloi deputetëve çdo aktivitet ose nisje të proçedurës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, avokati Tom Gashi i tha Kosovo Onlajn se kjo gjykatë "është bërë si ndonjë parti politike".

Ai thotë se tre vendimet e Gjykatës Kushtetuese "faktikisht pamundësuan institucionet e Kosovës" pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ndërsa tashmë pritet se çfarë do të zgjidhet për çështjen e Listës Sërbe.

"Mendoj se gjykata nuk duhet të pranojë që vetëm Lista Sërbe përfaqëson popullin sërb që jeton në Kosovë. Çdo parti politike sërbe ka të drejtë të përfaqësojë sërbët dhe nënkryetari i parlamentit të Kosovës mund të jetë kushdo nëse merr vota, nëse është zoti Rashiq apo dikush tjetër që merr 61 vota në parlament. Ai duhet të jetë nënkryetar i parlamentit dhe jo përherë dikush nga Lista Sërbe", tha Gashi.

Opinioni i tij është që "Lista Sërbe nuk duhet të egzistojë, pasi është shumë e lidhur me (Millan) Radoiçiqin".

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator, kujtojmë, se miratoi masë të përkohshme që vlen deri më 30 shtator dhe që u ndalon deputetëve çdo aktivitet ose nisje të proçedurës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Masa u mor pas ankesës së Listës Sërbe në lidhje me votimin për nënkryetarin e Kuvendit, i cili duhet të jetë nga radhët e popullit sërb.