Pavkoviq: Prej Gjykatës Kushtetuese duhet të pritet që seanca konstituese e Kuvendit të shpallet jo kushtetuese

Miloš Pavković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Qendrës Strategjike për Politikë Europiane në Beograd Millosh Pavkoviq, thotë se duke nisur nga praktika e hershme e konstituimit të Kuvendit të Kosovës kur nënkryetarët sërbë të parlamentit përherë janë zgjedhur, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet që të pritet vendimi që do të pasojë ankesën e Listës Sërbe, pra, që konstituimin e seancës t’a shpallë jokushtetuese.

Vendim i tillë do të thotë, sikurse shton, se do të urdhërohej përsëritja e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, çka nënkupton dhe zgjedhjen e përfaqësuesve të komunitetit sërb, pra Listës Sërbe.

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese ku deputetëve u ndalohet çdo aktivitet apo nisje të proçedurës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, skadon të martën, ndërsa Pavkoviq kujton se kjo masë pasoi zgjedhjen e kryetarit dhe katër nënkryetarëve të parlamentit, ndërsa asnjë nënkryetar nuk u zgjodh nga radhët e përfaqësuesve të komunitetit sërb.

Duke pasur parasysh vendimin e hershëm të gjykatës që përcaktoi se zgjedhja e kryetarit duhet të votohet fshehtas dhe se mund të egzistojnë jo më shumë se tre tentativa, ai pret që gjithçka të kthehet në fillim dhe se të gjithë nënkryetarët, si dhe kryetari i Kuvendit, do të zgjidhen, me këto limite nga vendimi i mëparshëm i gjykatës.

"Kjo do të thotë se ose do të duhet të merret vendim në ndonjë afat të arsyeshëm ose do të duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare", thotë Pavkoviq.

Ky i fundit thekson se egziston dhe opsioni i dytë, por që sipas vlerësimit të tij pak gjasa ka.

"Kjo është që Gjykata Kushtetuese të thotë se rodhën shkelje të Kushtetutës dhe se Kuvendi konsiderohet i konstituuar edhe pa përfaqësues sërbë. Ky është skenar më pak i mundshëm sepse sipas praktikës së mëparshme politike të konstituimit të Kuvendit, kjo kurrë nuk ka ndodhur, kështu që nuk do të prisja që Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë të legalizonte shkeljen e proçedurave kuvendore dhe Kushtetutën e Kosovës", u shpreh Pavkoviq.