Çfarë qëndron pas deklaratave të Prishtinës se do të anulojë lejet për 48 kompani në Kosovë?

Priština
Burim: Kosovo Online

Deklarata e ministres së tregtisë dhe industrisë Rozeta Hajdari se 48 kompani do të ngelen pa leje pune sepse në dokumentacionet rregjistruese kanë përdorur përcaktorin “Sërbia” ose “Kosova e Metohia”, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, e shikojnë si presion ndaj komunitetit sërb dhe besojnë se këto veprime nuk kanë kurrëfarrëlloj lidhjeje me ekonominë, por kanë prapavijë politike, si dhe dhe se nëse deklaratat e Hajdarit do të vihen në realitet, do të çojnë drejt krizës së re politike dhe sigurisë në Kosovë.

Pra, në listën e kompanive të publikuara nga mediat në gjuhën shqipe janë edhe MTS d.o.o., Banka Komerciale a.d., filiali Mitrovicë, Banka e Beogradit a.d., filiali Pejë, Qendra Edukative Silur d.o.o., PTU Milana...

Kujtojmë se Hajdari deklaroi se gjatë kontrollit, u konfirmua se 48 dosje të kompanive të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit, kompanitë kanë “emërtesa kontestuese” dhe bëri të ditur se do t’u pezullohen edhe lejet e punës, siç u veprua në rastin e Televizionit Klan Kosova.

Ajo deklaroi se këto kompani në rubrikën “shteti dhe vendbanimi” kanë të renditur "Prishtinë-Kosovë e Metohi", "Pejë-Republika e Sërbisë", "Gjilan-Sërbia", "Gjakovë-Sërbia" dhe se Ministria më 6 korrik themeloi Komisionin për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Kompanive “veçanërisht ato me dokumentacion të dyshimtë me terma antikushtetues”.

Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, thotë për Kosova Onlajn se kjo deklaratë e Rozeta Hajdarit duhet parë në kontekstin e turbullimit të opinionit kosovar për të larguar vëmendjen nga anulimi i licencës për shtëpinë mediale Klan Kosova, por edhe se nëse konfirmohen deklaratat e Hajdarit, sigurisht që do të çojë në kriza të reja politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Sipas recetës tashmë të mirëprovuar, sa herë që Qeveria e Kosovës ka probleme politike në skenën e brendshme, rrugëzgjidhjen e kërkon në shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së Brukselit dhe presionet ndaj komunitetit sërb. E kështu, në mesin e 48 kompanive të përmendura nga ministrja Hajdari, është edhe MTS d.o.o. e cila është regjistruar në vitin 2015 si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013. Heqja e licencës së operimit të kësaj kompanie, do të ishte shkelje e marrëveshjes së Brukselit. Përveç MTS d.o.o. egziston edhe Banka Komerciale e cila operon në zonat sërbe në Kosovë, në shumë prej tyre si banka e vetme komerciale e pranishme në këto komuna. Nëse konfirmohen deklaratat e ministres Hajdari dhe revokohen licensat për kompanitë e lartpërmendura, sigurisht që do të shkohet drejt krizave të reja politike dhe të sigurisë në Kosovë, rënie të mëtejshme të besimit mes Qeverisë së Kosovës dhe sërbëve vendas, por edhe tendosje të mëtejshme të raporteve mes Qeverisë së Kosovës dhe Sërbisë, Brukselit dhe Uashingtonit”, thotë Mijaçiq.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve Sërbë, Sasha Sekulliq, thotë për Kosova Onlajn se mendon se deklarata e Hajdarit për anulimin e licensave për punë të kompanive, është në vazhdën e vargut të vendimeve politike të Prishtinës.

“Pas vendimit për ndalimin e importit të mallrave nga Sërbia, tani pas 23 vitesh dikush kujtoi se kjo e besdis. Çfarë do të ndodhë më pas? Nëse pas kësaj nëse kalon, në shënjestër do të jenë shkollat ​​dhe qendrat shëndetësore, sepse edhe ato kanë të njëjtin emërtesë, p.sh., "Qendra shëndetësore Graçanicë-Sërbi". Ajo që më shqetëson është reagimi i butë i përfaqësuesve të autorizuar të sërbëve. Ata duhet të njohin bashkësinë ndërkombëtare, EULEKS, UNMIK në atë që është nënshkruar 23 vjet më parë. Nëse edhe kjo shkon, do t’i vijë radha asaj tjetrës që thashë” shprehet i shqetësuar Sekulliq, i cili është edhe pronar i firmës për prodhimin e repanës.

Siç na thotë, ai dhe biznesmenët e tjerë, kanë kompani të dyfishta të regjistruara si në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) ashtu edhe në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Sërbe(APR).

“Megjithatë pesë-gjashtë vite më parë, në një nga raundet e dialogut të Brukselit, është dakordësuar që të punojmë vetëm në bazë të asaj që jemi regjistruar në sistemin kosovar, kështu që me këto letra dhe këtë regjistrim, nuk do të kemi kurrëfarrë problemi as në eksportin dhe as në importin e mallrave. Firma ime e cila është e regjistruar në APR, nuk ka më kuptim dhe nuk kishte funksion, kështu që u mbyll para dy vitesh dhe ka mbetur vetëm ajo që është e regjistruar në agjencinë kosovare” spegon Sekulliq.

Ky i fundit beson se firmat që janë regjistruar para vitit 1999 nuk duhet të kenë probleme tani.

“Qëllimi i Prishtinës është i njohur më herët, që këtu të ngelen sa më pak mallra sërb. Ndërsa unë e shikoj këtë në një mënyrë pragmatike-ata në këtë mënyrë, ndëshkojnë edhe banorët e tyre. Nuk është problem të zëvendësohet malli i të njëjtës cilësi, por ky mall do të jetë më i shtrenjtë me 20 deri në 25% sipas të dhënave tona, sepse do të mbërrijnë nga Polonia, Turqia. Këtu çmimi i transportit luan rol mjaft të rëndësishëm. Në këtë mënyrë ata ndëshkojnë edhe banorët e vet, të paguajnë mall të shtrenjtë” vlerëson Sekulliq.

Analistja politike Mimoza Gavrani thotë për Kosovo onlajn se veprimet e deklaruara nga ministrja Hajdari, dëmtojnë mbarë shoqërinë e Kosovës, pa dallim se cili nacionaliteti i përket pronari i kompanisë dhe me çfarë firme merret. Fokusi është i qartë, thotë ajo, që në një farë mënyre të shkatërrojë të gjithë njerëzit, kompanitë, agjencitë.., të cilat nuk pajtohen me politikën që udhëheq qeveria aktuale.  

„Qeveria e Kosovës formoi Komisionin që do të punojë me Agjencinë e Rregjistrimit të Kompanive dhe ata po tentojnë të zbulojnë kompani të cilat janë rregjistruar në Kosovë nën emrin e Sërbisë. Mendoj se ky problem regjistrimi dhe tenik, është më shumë sesa politik, por kjo qeveri tenton që në këtë, të ketë në fokus sërish verifikimin e kompanive. Këto aksione kanë në fokus në një farë mënyre të shkatërrojnë biznese, njerëz, agjenci, persona që nuk pajtohen me politikat specifike që vijnë momentalisht prej qeverisë kosovare. Mendoj se kjo është humbje e madhe për ekonominë e Kosovës dhe të mos harrojmë se momentalisht ndodhemi nën sanksione të qeverisë amerikane dhe kemi probleme të tjera shumë më të mëdha politike në të cilën Qeveria e Kosovës duhet të përqëndrohet, ashtu sikurse bisedime me Sërbinë, bisedime biznesi dhe integrimin e pakicave, kryesisht të kombësisë sërbe, por edhe të tjera” thotë bashkëbiseduesja jonë.


Gavrani kujton se në sulm i pari u gjend nga ana e Ministarisë së industrisë dhe tregtisë, Televizioni Klan Kosova, ku akuzohej se “shkeli Kushtetutën e Kosovës" pasi në dokumentacionin rregjistrues, përmendeshiun dy qytete-Peja dhe Gjakova, por dhe si pjesë e Sërbisë. Gavrani beson se ky është sulmi më i rëndë ndaj lirisë së mediave qysh prej kohës së luftës së Kosovës.  

„Kolegu ynë, gazetari i njohur Berat Buzhala foli në një emision dhe sqaroi se është pronar i Klan Kosovës dhe kjo është një e vërtetë që të gjithë e dimë, shqiptar kosovar i cili ka pasaportë sërbe dhe se në regjistrimin e Klan Kosovës si kompani, Sërbia qëndron si shteti zyrtar në dokumentacion. Klan Kosova për herë të parë është rregjistruar në Maqedoni. Ai që rregjistroi Klan Kosovën në Maqedoni ka pasaportë sërbe dhe është shqiptar i Kosovës. Në bazë shkruhet Gjakovë-Sërbi. Mori këtë dokument dhe shkoi në Agjencinë e rregjistrimit të kompanive në Kosovë dhe e rregjistroi kompaninë e vet edhe në Kosovë. Ata e pranuan rregjistrimin” thotë Gavrani dhe shton se Qeveria e Kosovës duhet t’a zgjidhë këtë me Agjencinë për rregjistrimin e kompanive e cila këtë kompani e ka rregjistruar.

Sikurse përmend, mbyllja e mediave shkakton vdekjen e demokracisë dhe komunikimit me qytetarët.

Mesazhin e Rozeta Hajdarit, deputeti nga Kosova në Kuvendin e Sërbisë Ljubomir Mariq, e vlerëson si terror të nivelit ekonomik. Ai beson se me këtë rast, sërbëve përmes të gjitha mënyrave u përcillet mesazhi se nuk janë të mirëseardhur.

“Bëhet fjalë për vazhdimësinë e terrorit të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, e cila dëshiron Kosovë të pastër dhe monoetnike, të pastruar nga sërbët dhe gjithçka sërbe. Ata praktikisht shuan biznesmenë në zonat sërbe. Kjo është në vazhdën e asaj-që gjithçka sërbe nuk duhet dhe nuk mund të egzistojë në Kosovë e Metohi” tha Mariq.

Sipas fjalëve të tij, Prishtina po tenton të dobësojë edhe më shumë komunitetin sërb në kuptimin ekonomik, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ende po paralajmëron, pa presione të mjaftueshme.