Ndalimi i hyrjes së shtypit sërb-goditje ndaj të drejtës për informim të sërbëve dhe në lidhje me gjuhën dhe të shkruarin
Me ndalimin e importit të produkteve sërbe në Kosovë, ku përfshihej edhe shtypi në sërbisht, serbëve, siç vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, i’u mohua jo vetëm e drejta për informim, por edhe e drejta për të qenë në kontakt gjuhën dhe të shkruarin e tyre.
Ndonëse edhe të moshuarit gjithmonë e më shumë po zotërojnë teknologjitë moderne dhe mund të lexojnë lajmet perms telefonave të lëvizshëm, shumica e tyre ende informohen përmes shtypit. E prej mesit të qershorit, për shkak të vendimit të qeverisë kosovare, gazetat që shtypen në Beograd nuk arrijnë tek kioskat në zonat sërbe.
Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) Ivana Vanovac, thotë për Kosovo onlajn se për qytetarët kjo është goditje e madhe jo vetëm në informimin e tyre, por në ndjenjën e sigurisë të lidhur me Sërbinë. Drejtoresha e bibliotekës popullore në Graçanicë Brankica Kostiq, shprehet se në të tillë situatë, nuk duhet harruar se vite më parë në vendkalime, të gjitha veprat e shtypura, përfshirë dhe librat, duhej të kalonin kontrollin dhe shpesh hasnin në bllokim, ndërsa gazetari i RTV Graçanica Zoran Stankoviq thotë se është paradoks që shtypi sërb shitet në vendet e rajonit dhe se sërbëve të Kosovës, u ndalohet leximi i gazetave në gjuhën e tyre amtare.
“Neve këtu na janë mohuar pothuajse të gjitha të drejtat. Jetojmë tamam si në geto dhe e vetmja e drejtë që mund të kishim, si të thuash, e drejta e informimit, e drejta për të lexuar mediat në gjuhën tonë, na është mohuar. Jemi të vetëdijshëm se këto të drejta askund nuk janë mohuar në botë. Në mbarë rajonin, pothuajse kudo, kam pasur rastin të shikoj se shtypi sërb po shitet nëpër kioska, dhe ja ne që jemi pjesë e këtij vendi, nuk kemi të drejtë tani t’a lexojmë shtypin” tha Stankoviq për Kosovo Onlajn.
Ai vë në dukje se shumica e të moshuarve informohen përmes gazetave.
“Brezat e rinj përdorin kompjuterë dhe telefona të lëvizshëm, sigurisht që është shekulli i XXI, megjithatë, kur bëhet fjalë për të moshuarit, mbi 65 apo 70 vjeç, ata janë mësuar me gazetat, me shtypin e përditshëm dhe kjo në masë u mungon shumë” thotë Stankoviq.
Ky i fundit tregon edhe për pengesat e tjera gjuhësore në jetën e përditshme sepse nëpër dyqane tek produktet e tregtuara nuk janë të përkthyera në sërbisht.
“Kur blejmë ndonjë produkt nuk mundemi të lexojmë përbërësit e tyre, sepse kjo është shumë e shpeshtë vetëm në shqip dhe eventualisht në anglisht, kështu që fjalë për fjalë na është mohuar e drejta e gjuhës në çdo kuptim” thekson Stankoviq duke shtuar se është pothuajse problematike për sërbët që të gjejnë në zona me shumicë shqiptare.
Cirilikja ka ikur dhe Kosovën nuk e shqetëson më ky fakt.
“Ajo thuajse ka humbur, nuk mundemi më t’a shikojmë as tek mbishkrimet e vendeve, madje edhe në vendet sërbe ku jetojmë” thotë Stankoviq.
Për çdo vendim të ri, shton ai, Prishtina përpiqet të shkaktojë krizë të re.
"Qëllimi është i dukshëm që të çojë në tensione edhe më të mëdha. Supozoj se madje në vjeshtë do të shikojmë akoma më tepër. Në këtë moment ndoshta është qetë, por kam frikë se është qetësi para shpërthimit. Dhe qëllimi është fjalë për fjalë të na mohojnë gjithçka, ndoshta nuk do të ishte kështu që ne të largohemi më shpejt nga këto zona, ose përndryshe, situata të përkeqësohet në atë masë, sa të shkohet drejt situatës ku sërbët sërish do të ishin 'fajtor'” ka përmbyllur Stankoviq.
Që këtu nuk është fjala vetëm rreth kësaj që sërbët në Kosovë u mohohet media e shkruar në gjuhën e tyre, shprehet drejtoresha e Bibliotekës Popullore në Graçanicë, Brankica Kostiq, e cila kujton se prej shtatë vitesh është ngritur trau në vendkalime për të gjitha veprat e shtypura, përfshirë këtu edhe librat.
“Dekada më parë, të gjithë kemi paralajmëruar për shkallën në të cilën e gjithë kjo po mbërrin dhe se këto janë shkelje flagrante të paprecedenta të të drejtave. Kur t’ju ndryshojnë toponimet, të ndalojnë të flasësh sërbisht ose të thonë se do flasësh veçse shqip, kur të ndalojnë librat dhe shtypin dhe kur kjo të selektohet, si Veçernje Novosti dhe Politika që janë në alfabet cirilik, çfarë tjetër mund të them, por që bota mbyll një sy ndaj kësaj që ndodh në zemër të Europës, një popull thjesht po mbahet si dikur në geton e Varshavës” thotë Kostiq për Kosovo Onlajn.
Siç tregon kjo e fundit, në vendkalime librat duhet të kalojnë kontrollin.
“Po bëjmë gjithçka në të gjitha mënyrat që libri të shkojë tek lexuesi. Pavarësisht gjithçkaje, kemi ende një fond të lakmueshëm letërsie për të gjithë ata që dëshirojnë të lexojnë dhe vërtetë është e nevojshme të lexohet gjithçka që është e mundur. Dhe kur kemi libra për nevoja personale në çantat tona, gjithçka kalon nën kontrollin e tyre dhe skanohet. Keqardhje që nuk kanë kohë më shumë që të lexojnë diçka të vogël” thotë Kostiq.
Drejtoresha e bibliotekës pohon se nuk është e qartë se me çfarë preteksti qeveria kosovare nuk i lejon veprat e shtypura të hyjnë në Kosovë.
“Para shumë vitesh ishin të ashtuquajturat masat e reciprocitetit, pasi libra të caktuar nga Shëipëria nuk u mundësohej të infiltroheshin në sistemin shkollor sërb në jug të Sërbisë-Preshevë, Bujanovc, Medvegjë. Por vazhdon edhe sot. Këta njerëz nuk e dinë se cili është ndryshimi mes librave shkollorë, trillimeve, leksioneve, librave historikë, madje edhe kalendarë që shpesh ndalohen të hyjnë” thotë Kostiq.
Qëllimi i autoriteteve prishtinase, pohon bashkëbiseduesja jonë, përherë ka qenë i njëjtë.
“Të na dëbojnë dhe ne të themi “boll më” dhe të fillojmë drejt rrugës pa kthim, fatkeqësisht” konstaton Kostiq.
Ndërkohë që fondi momental i bibliotekës në Graçanicë është rreth 30.000 libra.
Gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq me rastin e bllokadës për të cilën në Kosovë nuk mbërrin shtypi në sërbisht, ka thënë për Kosovo Onlajn se mendon se kjo është e vetmja hapësirë europiane në të cilën nuk shtypen gazetat dhe ku një grup që dëshiron të lexojë, u ndalohet të marrin atë çfarë dëshirojnë të lexojnë.
Në dhjetë vitet e fundit, siç tha ai, egziston vijueshmëri ndërhyrjesh kur diskutohet shtypi.
“Çka do të thotë se për të gjitha këto raste, thjesht po tentojnë të qërrojnë nga jeta ashtu sikurse të ndalojnë arritjen qytetëruese, një segment të jetës sonë, gjë që është e natyrshme. A mund t’a imagjinoni jetën pa gazeta? Gazetat janë simbol i gjuhës tuaj, i kulturës suaj, i nevojës suaj për t'u informuar, nevoja për të mësuar, nevoja juaj për të pasur rituale të bukura ditore” ka thënë Rakoçeviq, me vlerësimin se sërbët janë diskriminuar në të gjitha nivelet me vite të tëra, por diçka e tillë nuk ka ndodhur as gjatë epokës së kontrollit osman.
Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (DNKiM), Ivana Vanovac, thotë për portalin tonë se është me të vërtetë goditje e madhe që për dy muaj mos të mbërrijë shtypi i cili shtypet në zonën e Sërbisë qëndrore.
“Kjo mbi të gjitha është goditje ndoshta jo aq ndaj informacionit në vetvete, sesa ndaj ndjenjës së sigurisë dhe lidhjes me Sërbinë qëndrore. Populli kryesisht tani informohet përmes internetit madje edhe kur informohen përmes televizionit, në fakt përdorin internetin dhe kam përshtypjen se këto ditë, përveç gjithë problemeve që kemi dhe përveç vështirësisë në dhënien e informacionit, është dhe vështirësia e punës së gazetarëve të terrenit, kemi edhe një problem që është potencial, pikërisht mbishkrimet mbi të gjitha në mediat shqiptare për mundësinë e kontestimit të licencës për të punuar për kompaninë tonë të MTS. Mendoj se ky është kërcënim i madh për informacionin e njerëzve këtu nëse marrim parasysh se është distributori më i madh, ndoshta i vetmi distributor serioz i shërbimeve të internetit dhe celularit në këtë zonë dhe se absolutisht e gjithë popullata në veri varet nga shërbimet e tij. Kjo për momentin është veçse kërcënim, por duhet marrë seriozisht sepse mund të jetë sulm i mundshëm ndaj njerëzve në këtë zonë”, paralajmëron Vanovac.
Përsa i përket vështirësive me dërgimin e librave në sërbisht, Vanovac thotë se edhe para pesë-gjashtë vitesh haseshin probleme para porositjes së librave tek botuesit nga Beogradi apo Novi Sadi, të cilët hezitonin të dërgonin libra sepse u ndodhte që të përfundonin në terminal ose që të mos ktheheshin.
“Tani që kemi problem me hyrjen e mallrave sërbe, pyes se çfarë do të ndodhë rreth ditës së parë të shtatorit, kur do të jetë e nevojshme që të mbërrijnë tekstet shkollore për nxënësit në veri të K&M. Besoj se do të gjendet ndonjë modalitet sepse as që e imagjinoj se çfarë do të ndodhë nëse dikush ndalon dërgimin e librave shkollorë. Fëmijët ndërkaq kanë boshllëqe të mëdha, nëse marrim parasysh koronën dhe fërkimet e fundit. Pasojat që do të mbeten tek këto breza, janë të pariparueshme.
0 komentet