Çfarë thotë qeveria në Prishtinë me emërimin e ish-komandantit të UÇK për ministër të ri të Mbrojtjes?

Kurti, Jašari, Maćedonci i Mehaj
Burim: Facebook/ Aljbin Kurti

Pas dorëheqjes së papritur të Armend Mehajt nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pretendohet për arsye familjare, në vend të tij është emëruar ish-komandanti i UÇK Ejup Maqedonci. Në vargun e pyetjeve që sjell ky ndërrim, një nga më interesantet është se çfarë mesazhi për këtë zgjidhje të kësaj figure autoritetet në Prrishtinë dëshirojnë të përcjellin kur bëhet fjalë për sërbët dhe sigurinë e tyre të mëtejshme, mendojnë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn.

Kujtojmë se Kurti dhe policia kosovare së fundi e quajti atë, si “pasardhëse e UÇK” organizatë që dikur konsiderohej terroriste nga Departamenti i Shtetit, liderët e së cilës aktualisht po gjykohen në Hagë me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

Maqedonci i cili ka përfunduar dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të bëhej pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, 19 vjeçar, i’u bashkua UÇK. Në këtë të fundit shërbeu si komandant i Batalionit të Parë të Brigadës së 153 në Zonën Operative të Llapit. Duhet theksuar se në zonën e Llapit, janë kryer diisa nga krimet më të tmerrshme në kampet e përqëndrimit ku civilët janë marrë në pyetje, keqtrajtuar dhe vrarë në vitet 1998 dhe 1999.

Për ekspertin e sigurisë, Darko Obradoviq, zgjedhja e ish-pjesëtarit të UÇK për ministër të Mbrojtjes së Kosovës përmban një lloj simbolike ku, siç thotë ai, Kurti mbështetet në qëndrimin e tij se të gjitha forcat e sigurisë së Kosovës janë vazhdimësi e UÇK. 

“Ai qëllimshëm harron se përmes Rezolutës 1244, UÇK ka pushuar së funksionuari. Megjithatë, Kurti tenton që me këtë ikonografi dhe zgjidhje institucionale, të kthejë realisht kohën 30 vite më pas, në kohën e konfliktit, persekutimit dhe kështu të thotë se për sërbët nuk ka në Kosovë. Madje nuk ka rëndësi nëse këta sërbë njohin institucionet dhe dokumentet kosovare, por e rëndësishme është që sërbët që jetojnë poshtë përmes kësaj paradigme të raporteve mes shqiptarëve dhe sërbëve, të cilën Kurti tenton t’a paraqesë si model universal i marrëdhënieve të ndërsjella, pikërisht pakëson hapësirën për kompromis. Dhe i vetmi që i largohet këtij kompromisi, është Kurti dhe mund të presim të tjera lëvizje të ndryshme sepse ai e ka largësuar përgjithmonë shoqërinë kosovare nga ideja e kompromisit si zgjidhje afatgjatë, strategjikisht e qëndrueshme dhe fituese” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai paralajmëron gjithashtu se zgjedhja e kësaj figure, duhet vëzhguar dhe në kontekstin e tentativës së autoriteteve prishtinase të ndalojë operimin e Telekomit dhe firmave të tjera sërbe në Kosovë. 

"Për shembull, qeveria e Kurtit mund të urdhërojë konfiskimin e pronës, të teknikës, të vendosë masa të tjera administrative që do të vështirësojnë ndërvarësinë, shkëmbimin dhe rrjedhën e informacionit. Këtu përherë janë provokime të caktuara në zonat ku jetojnë sërbët, Kurti ka një gamë të gjerë mjetesh që mund t'i përdorë për të eskaluar. Sepse, siç e shohim, kur zgjidhet një krizë, menjëherë hapet një tjetër, kur zgjidhet problemi me sërbët e arrestuar, ai e arreston tjetrin. Kjo është spirale eskalimi që duhet prerë dhe rinovimi i dialogut duhet nisur në baza të tjera” ka thënë Obradoviq. 

Për të, derisa të arrihet nuk shkohet drejt marrëveshjes së përhershme obligative dhe derisa nuk gjendet dalja e integritetit multietnik, statusi i pazgjidhur i Kosovës do të jetë gjithmonë një nga burimet kërcënuese për sigurinë e sërbëve në Kosovë.

“Në këtë moment siç duken gjërat, Kurti imponoi standardin se ekstremizmi në raport me Sërbinë dhe sërbët, është model i dëshirueshëm dhe nuk besoj se cilidoqoftë mund t’a ulë atë shkallë dhe të pranohet nga trupa zgjedhore shqiptare” thekson Obradoviq.

Kryetari i Klubit Progresiv Sërb dhe historiani Çedomir Antiq, thotë për Kosova Onlajn se emërimi i Maqedoncit ka rëndësi për publikun shqiptar në Kosovë dhe kur bëhet fjalë për sërbët dhe sigurinë e tyre, beson se pavarësisht se kush është në vendin e ministrit të mbrojtjes, kjo nuk ka shumë dallim.

“Kur flasim rreth sërbëve në Kosovë, është e qartë se nuk ka asnjë lloj lëshimi dhe as çfarëdolloj bisede. Qeveria e Albin Kurtit e ka thënë shumë qartë se nuk respekton marrëveshjet ndërkombëtare, sikurse ka thënë se nuk shikon popull sërb në Kosovë, se është i gatshëm vetëm formalisht të respektojë disa të drejta të pakicave, të cilat shumica shqiptare do t'i interpretonin nga të nevojshme, në nevojshmëri. E gjithë kjo pamje që lidhet me Albin Kurtin, është çështja e manastirit të Deçanit, të cilin ai e klasifikon si një lloj trashëgimie kosovare dhe e përvetëson, por nuk është i gatshëm të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të së ashtuquajturës të Kosovës ndonëse verbërisht i përmbahet atyre kur është fjala për marrëveshjen e Brukselit. Mendoj se emërimi i njeriut të UÇK-së kaluar në vendin e ministrit të mbrojtjes, është veçse lojë. Thelbi nuk është aty që nëse Kurti dëshiron Bashkësinë e Komunave Sërbe, por përmbajtja rreth kësaj është se kush është patrioti më i madh nga zyrtarët shqiptarë. Duket qartë se pa ndonjë presion të çfarëdoshëm serioz nga jashtë, Kurti e fiton lojën dhe ne jemi tani më larg sesa kurrë ndonjëherë nga marrëveshja mes Sërbisë dhe shqiptarëve kosovarë” beson Antiq.

Ky i fundit kujton se UÇK dikur ishte shpallur organizatë terroriste nga Departamenti i Shtetit dhe se sot në Hagë po gjykohen liderët e saj, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të cilat kanë ndodhur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Për Antiqin, pyetja është se cili është qëllimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE, e cila siç thotë ai, është "politikisht e falimentuar" ndërsa nga ana tjetër SHBA ka treguar se i përmbahet parimeve dhe marrëveshjeve të saja. 

“Sipas meje Sërbia duhet të dalë nga këto negociata dhe të kërkojë kthimin tek OKB në dialog, respektimin e rezolutës 1244, për t'u ofruar shqiptarëve autonomi bazuar në autonominë që kanë sërbët në Kroaci për momentin sipas ligjit të Kushtetutës dhe të drejtave të pakicave kombëtare” thotë Antiq.