Një ditë pas deklaratës së Kurtit në të cilën policia karakterizohet si pasardhëse e UÇK, bashkësia ndërkombëtare hesht
Dita e parë pas deklaratës në Prishtinë në të cilën Albin Kurti sërish sulmoi sërbët dhe Sërbinë, duke karakterizuar policinë si pasardhëse e UÇK, duke etiketuar pa nderuar prezumimin e pafajësisë, komuniteti ndërkombëtar heshti.
E premte 14.07.2023 Prishtinë
Në Prishtinë betohen 418 policë të rinj, në ceremoni, në rreshtat e parë, zyrtarët më të lartë të qeverisë kosovare, ambasadorë, komandanti i KFOR, shefi i EULEX...
“Sërbia është kërcënimi më i madh!”, “Policia jonë, në të cilën u bashkuat, është vazhdimësi e ushtrisë çlirimtare”, “...Krimineli famëkeq Llune”...
Të gjitha këto deklarata, Kurti i thotë përmes fjalimit që duhet të ishte solemn. Në fund të fjalimit duartrokitje. Duartrokasin dhe ambasadorët, komandanti i KFOR, shefi i EULEX koktej e buzëqeshin.
E premte 14.07.2023. Mitrovica e Kosovës
Dita e fundit e punës së javës, njerëzit shkojnë në punë, flasin me kolegët. Në pasditen e nxehtë prindërit kalojnë me fëmijët e tyre në shëtitoren e preferuar të Mitrovicës, duke luajtur u freskuar me akullore.
Bie errësira, adoleshentët dalin në qytet, mbrëmja e të premtes. Prindërit shqetësohen.
Me errësirën, në rrugët e Mitrovicës dalin policë me uniforma zbulimi dhe armë tytëgjata në autoblinda/transportues. Patrullojnë nëpër qytet në kërkim të "bandave kriminale dhe kriminelëve famëkeq" ndërsa prindërit qëndrojnë zgjuar duke pritur që fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi.
Pas orës 23:00 ndërsa shumica e qyteteve zgjohen dhe të rinjtë përjetojnë gëzim duke dalë dhe kaluar natën, Mitrovica e Kosovës zhytet në heshtje. Dëgjohen vetëm transportuesit dhe duartrokitjet nga Prishtina.
Mund të tingëllojë si skenar nga zona e muzgut për disa, por ky është realiteti ynë.
Dhe një ditë pas fjalimit në Prishtinë ku Kurti sërish sulmoi sërbët dhe Sërbinë, policinë e karakterizoi si trashëgimtare të UÇK duke i ngjitur etiketat e kriminelëve pa çmuar prezumimin e pafajësisë, bashkësia ndërkombëtare hesht.
Duket se ende nuk e kuptojnë përse sërbët nuk kanë dashur të jenë pjesë e institucioneve të Kurtit. Ndoshta nuk e kuptuan më së miri fjalimin, pasi nuk kishte fare përkthim në sërbisht.
E ndoshta duartrokitën se kanë frikë se edhe ata do të jenë në listë, pra ndoshta edhe ata do të arrestohen nga Kurti.
Në bisedë me qytetarët më të vjetër dhe më të mençur të Mitrovicës, thonë se situata nuk ka qenë më e vështirë qysh prej vitit 1999 por sado e vështirë të kemi qenë, ka pasur edhe më keq në histori. Thonë, imagjinoni si ishte për njerëzit që u nisën në këmbë nëpër Shqipëri në vitin 1915. Kryeministri i atëhershëm i Sërbisë tha fjalinë e famshme që është aktuale edhe sot: “Nuk ka shpëtim për ne, humbje nuk do të ketë”.
Në Mitrovicën e Kosovës edhe sot është ditë e bukur dhe me diell, shëtitorja do të jetë e mbushur me fëmijë të buzëqeshur. Pavarësisht duartrokitjeve në Prishtinë, presioneve, arrestimeve, ky qytet jeton dhe do të jetojë!
Shkruar nga Millan Radojeviq, anëtar i Listës Sërbe dhe ish-kryekomunar i Mitrovicës së Veriut
0 komentet