A është me të vërtetë de-eskalim lëvizja graduale e forcave speciale prej godinave komunale nga veriu i Kosovës?

Smena specijalne policije u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Policia Speciale Kosovare sipas marrëveshjes në Bratisllavë arritur mes zv.kryeministrit kosovar Besnik Bislimi dhe të dërguarit të BE për dialogun Mirosllav Lajçak, duhet të largohej nga godinat komunale në katër komunat sërbe në veri të Kosovës me qëllim de-eskalimin e situatës, por siç besojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, de-eskalim të plotë nevojitet që forcat speciale të tërhiqen plotësisht nga veriu i Kosovës dhe jo vetëm të largohen prej godinave komunale.

Sipas tyre, marrëveshja për lëvizje graduale është dukuri de-eskaluese dhe tentativë e kryeministrit kosovar Albin Kurti, të blejë kohë dhe për të shtyrë vazhdimin e dialogut të Brukselit.

Policia Kosovare ka bërë të ditur dje se kontingjenti i dytë prej 25% i pjesëtarëve të njësive speciale, është larguar nga godinat komunale në veri të Kosovës. Nga kjo hapësirë në tremujorin e parë u larguan më 12 korrik pas marrëveshjes mes Llajçakut dhe Bislimit. Sipas ritmit aktual, kontingjenti i fundit i forcave speciale nga godinat komunale, do të largohet në mes të shtatorit. Por policia speciale, siç ka konfirmuar Kurti, do të qëndrojë në veri të Kosovës.

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, besojnë se kjo nuk do të sjellë de-eskalim të plotë të situatës. Ata kujtojnë se më 1 shtator fillon viti i ri shkollor dhe se nxënësit në veri të Kosovës nuk mundën t’a përfundonin normalisht vitin shkollor, pas behjes së njësive speciale të Policisë Kosovare në katër komuna sërbe, ndërkohë që situatë e njëjtë i pret dhe në këtë fillim-viti të ri shkollor. Gjithashtu në shtator përfundon edhe sezoni i pushimeve vjetore dhe jeta duhet të vijojë normalisht që njerëzit të munden normalisht të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Sërgjan Simonoviq nga OJQ "Qendra Humanitare” nga Mitrovica e Veriut beson se lëvizja graduale e policisë speciale kosovare nga këto komuna dhe godinat komunale në veri të Kosovës, nuk do të thotë asgjë dhe se tërheqja e tyre duhet të jetë e plotë.

"Vetëm tërheqja e të gjithë pjesëtarëve të policisë speciale nga veriu, do t’a sillte situatën në njëfarë normaliteti. Kjo tani është lojë nervash, kush do të lëshojë i pari e ndaj numri i efektivëve policor gradualisht po zvogëlohet”, tha Simonoviq për Kosovo Onlajn.

Siç thekson ai, nëse vazhdojmë vetëm me tërheqje graduale dhe të pjesshme, nuk është bërë asgjë, sepse problemet mbeten.

“Në këtë mënyrë nuk po i afrohemi më de-eskalimit. Patjetër që situata mund të jetë qetësuar paksa, por problemet ngelen, kjo nuk çon askund. Pjesëtarët e njësive speciale duhet të tërhiqen prej veriut dhe ky do të ishte hapi i parë drejt qetësimit të situatës ndonëse edhe pas kësaj, tensionet do të jenë të pranishme, sepse nuk ka asnjë garanci që nëse tërhiqen tani, nuk do të bëjnë të njëjtën gjë nesër për t’u kthyer. Na nevojiten garanci që ata të respektojnë vendimin e tërheqjes, kjo do të n’a jepte siguri” shton Simonoviq.

Kryetari i Qendrës për Stabilitet Social, Ognjen Karanoviq, vlerëson për Kosova Onlajn se kjo mënyrë e lëvizjes së policisë, do të mund të interpretohej si fillim i mundësisë për qetësimin e tensioneve dhe kurrë si proces i de-eskalimit.

"Mirë është që të ashtuquajturat forcat speciale të fillojnë tërheqjen, por për de-eskalim, nevojitet shkallë e dukshme e gatishmërisë tek strukturat separatiste në Prishtinë për model politik për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Pra nevojitet që të gjitha forcat e armatosura e institucioneve të përkohshme të braktisin Veriun e Kosovës, sepse aty me të vërtetë nuk kanë se çfarë të kërkojnë as përmes Rezolutës 1244, as përmes marrëveshjes së Brukselit. Duhet të ndalin “gjuetinë ndaj sërbëve" që po e zbaton OL e Kurtit, me lënien në liri të atyre që ndodhen nën arrest" thotë Karanoviq.

Sipas fjalëve të këtij të fundit, për de-eskalim të plotë patjetër nevojitet që Prishtina të ndalë marrjen peng të formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.

"Kjo paraqitet si prioritet i procesit potencial politik pasi është dhe korniza institucionale e mbrojtjes për popullin sërb në krahinën jugore sërbe çka pamundëson ndonjë tërbim të ri të terroristëve të Kurtit në dhjetë komuna të Kosovës ku sërbët janë shumicë. Për të gjitha këto hapa, nevojitet qëndrim i qartë i perëndimit politik, ku do t’i jepte direktiv unison Albin Kurtit për të implementuar detyrimet e veta dhe të ndalte terrorin ndaj sërbëve. Vetëm atëherë mund të flasim për ‘de-eskalim të situatës’ në K&M” tha Karanoviq.

Sipas fjalëve të analistit të Qendrës për Stabilitet Social, Sërgjan Graovac, kryeministri kosovar Albin Kurti përmes marrëveshjes së Bratisllavës, dëshiron vetëm të blejë kohë dhe të zgjasë procesin e tërheqjes, pasi nuk dëshiron të vazhdojë dialogu i Brukselit.

“Nuk ka de-eskalim të plotë apo në kuptimin e plotë të fjalës deri në momentin kur me të vërtetë nga veriu i krahinës jugore sërbe, nuk largohen të gjitha forcat e armatosura shqiptare, qofshin këto speciale apo jo. Nuk mendoj vetëm ndaj njësive të ROSU, por çfarëdolloj njësie tjetër që drejtohet në veri. Pra fakti që ata po tërhiqen është pjesërisht një lëshim i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit dhe diçka që Kurti e ka arritur dhe që është e nevojshme që ai të vonojë sa më shumë procesin e tërheqjes së tyre. Në fund të fundit, ky është dhe qëllimi i tij, sepse edhe ai është i vetëdijshëm se në momentin që do të ndalojë së foluri për problemet në veri të Kosovës, do t'i duhet të përballet me vazhdimin e negociatave të Brukselit përfshirë dhe kërkesën kryesore që po shkohet dhe kjo është formimi i BKS. Ndaj ai po e vonon këtë de-eskalim” thotë Graovac.

Ky i fundit për Kosovo onlajn vlerëson se situata aktuale mund të karakterizohet si hapa të vegjël drejt de-eskalimit dhe se me të vërtetë gjërat shpalosen, do të shikohet në periudhën e ardhshme.

"Por qëndrimi im është se nuk është në interes të Albin Kurtit de-eskalimi i plotë kjo nuk do të më surprizonte që në periudhën pasuese të shkohet në një tjetër eskalim, disa tentativa që në ndonjë çështje tjetër të imponohet në veri të Kosovës për të marrë vëmendjen nga fakti se de-eskalimi është i nevojshëm për të vazhduar negociatat e Brukselit, gjë që Kurti nuk e dëshiron. Kanë ngelur tek BKS, ndërsa Kurti këtë bashkësi nuk dëshiron t’a formojë” thekson Graovac.

Ky i fundit vlerëson se, për de-eskalim të plotë, nevojitet përveç tërheqjes së të gjitha “forcave shqiptare”, të krijohen kushte edhe për kthimin e sërbëve në institucione.

“Këto janë procese disi të ndërlidhura. Nuk duhet harruar dhe anashkaluar fakti që sërbët braktisën institucionet pikërisht për atë që BKS ende nuk ishte formuar ndonëse ka kaluar shumë kohë, më shumë se 10 vite nga vendimi që kjo bashkësi do të formohej. Kryesorja është se Kurti në thelb nuk dëshiron de-eskalim dhe nuk dëshiron tërheqjen e forcave shqiptare nga veriu dhe do të tentojë në çdo mënyrë të zvarrisë këtë proces dhe detyrimin e tërheqjes së forcave, si dhe të kërkojë lëshime të reja prej bashkësisë ndërkombëtare kur është fjala për të”, shton Graovac.

Ky i fundit thotë se bashkësia ndërkombëtare Kurtin e nxit të shkojë drejt rrugës së de-eskalimit, por ai përherë kërkon mënyrë për t’iu shmangur kësaj dhe që tërheqja e forcave të bëhet ngadalsisht.

"Kurti është i ndërgjegjshëm se kur të tërheqë forcat e veta nga veriu i Kosovës, kur të organizojë zgjedhjet në veri dhe kur kryekomunarët sërbë të marrin kontrollin nëpër komuna, ai do t’a humbë këtë moment që për të është kyç dhe ky është se ka problem në veri dhe ka eskalim në veri që për të, do të ishte me të vërtetë i mirëseardhur për të larguar vëmendjen nga BKS. Në këtë moment kur shkohet drejt de-eskalimit, BKS sërish kthehet në rendin e ditës, ndërsa Kurti nuk e dëshiron fare këtë. Jam i bindur se ai do të tentojë t’a zgjasë edhe pas 1 shtatorit dhe në periudhën vijuese, e më pas do t'i shtyjë zgjedhjet në veri dhe të zgjasë sa më gjatë të gjithë procesin për të shmangur vazhdimin e mëtejshëm të negociatave”, theksoi Graovac.

Ky i fundit shton se në disa pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, Kurti ka mbështetje dhe se do të veprojnë në mënyrë të favorshme me lëvizjet e tij, ndërsa pjesa e komunitetit ndërkombëtar që dëshiron që këto negociata të vazhdojnë, në çdo rast do t'i ushtrojnë presion.

“E tani nuk duhet të anashkalojmë faktin që Kurti nuk është njeri që jepet lehtë nën presion dhe që lehtë do të braktisë strategjinë e vet e cila në një kuptim më të gjerë, synon dëbimin e sërbëve, presion ndaj popullit sërb, eliminimin e Listës Sërbe dhe refuzimi i BKS. Kur të marrim në konsideratë këtë, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të ndryshëm madje të konfrontohet me komunitetin ndërkombëtar, nëse është e nevojshme, për të arritur qëllimin e vet. Nëse marrim parasysh jo-gatishmërinë e komunitetit ndërkombëtar për t'i bërë presion deri në fund dhe nëse është e nevojshme për t’a zëvendësuar, atëherë mund të presim që ai të arrijë të përmbushë dhe të shmangë zbatimin e asaj çka premtuar, nuk flas vetëm kur vjen rreth BKS, por edhe rreth tërheqjes së forcave shqiptare nga veriu” tha Graovac.

Ky i fundit shprehet se nuk do të surprizohej që Kurti vazhdon rrugën e vet dhe nuk ka asnjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare, pasi deri më tani nuk kanë treguar vendosmëri që detyrimet që ka t'i zbatojë me çdo çmim.

“Nëse Kurti nuk do të kishte mbrojtje në qarqe të caktuara të pushtetit në Perëndim, atëherë asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur-ai thjesht do t'i përgjigjej kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare ose do të largohej nga pushteti, siç ndodhi kur i’u bë presion para disa vitesh nga Riçard Grenell. Meqënëse tani nuk egziston vendosmëri në komunitetin ndërkombëtar, ai këtë po e përdor që kërkesat të mos t’i zbatojë” përmbyll Graovac.