Shef i Euleks: Sipas përllogaritjeve tona, prezenca e policisë speciale kosovare në veri është pakësuar ekstremisht
Shefi i Euleks Xhovani Pjetro Barbano thotë se ky mision punon me policinë dhe autoritetet kosovare në përpjekje për të reduktuar praninë e policisë në zonat e godinave komunale dhe administratës në të katër komunat në masën 25%, transmeton Juronjuz Sërbia.
"Prisnim të ndihmonim në reduktimin e mëtejshëm të kësaj pranie në masën 25%" ka thënë Barbano në intervistë për Juronjuz Sërbia duke shtuar se dje ka qenë prezent në takimin e zhvilluar me komandantin e Kfor me drejtorin e policisë kosovare.
Siç bëri të qartë Barbano, tërheqja graduale e policisë, do të ishte një hap nga e ashtuquajtura Marrëveshja e Bratisllavës, e cila përfshin hapa të ndryshëm për de-eskalimin në veri.
"Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë Kosovare dhe KFOR për të definuar aspektet teknike të modalitetit me të cilin do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por procesin mund t’a konsiderojmë të çelur" thekson ai duke shtuar se "ka shenja të mira”.
I pyetur nëse plani europian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:
“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale Kosovare në very, është pakësuar ekstremisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë prej autoriteteve në Prishtinë. EULEKS gjithashtu ka shtuar praninë në veri-tani keni patrullat e dukshme që kanë për qëllim të plotësojnë boshllëkun e krijuar pas largimit të policëve sërbë në fund të majit 2023”.
Megjithatë, thotë se Euleks nuk është në gjendje të marrë kontrollin e situatës së sigurisë nëse është e nevojshme.
"Ne jemi këtu për të ruajtur sundimin e ligjit në Kosovë dhe institucionet e saj për të arritur punë më efikase dhe aktivitete më të mira, me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut. Puna jonë nuk është zëvendësimi i këtyre institucioneve. EULEKS mund të veprojë vetëm në përputhje me mandatin e vet, si aktor i sigurisë së rendit të dytë sipas kërkesës specifike të agjentit të sigurimit të nivelit të parë, që është Policia Kosovare kur është fjala për fushën e ruajtjes së rendit publik”, thotë ai.
Ai shton se EULEKS ende nuk ka pranuar kërkesë të tillë dhe se në çdo rast kryerja e detyrave normale policore nuk është pjesë e mandatit të tij.
Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEKS është se situata qëndron “mjaft stabile dhe e qetë” si pasojë e kësaj vijon mbikqyrja e situatës.
Duke folur për sërbët e ndaluar, Barbano thotë se trajtimi i tyre ndiqet në institucione të ndryshme të riedukimit kosovar dhe për tani "nuk kanë pasur asnjë lloj kundërshtimi për trajtimin e tyre nga ana e palës kosovare".
“Monitorimi ynë ndërmerret përmes vizitave të rregullta në këto burgje, por edhe përmes kontakteve direkte me të paraburgosurit” tha ai.
Barbano i’u referua edhe raportit të oficerit ndërlidhës Dejan Paviqeviq në të cilin thuhet se sërbët që protestuan dhe më pas u arrestuan, gjithashtu janë rrahur edhe nga pala e policisë kosovare.
Ai e konfirmoi këtë raport, por theksoi se lëndimet kanë të bëjnë me “fazën e arrestimit”.
"Policia Kosovare tha se kjo ishte për shkak se ata rezistuan. Sigurisht që autoritetet gjyqësore janë duke i hetuar këto çështje. EULEKS ka dorëzuar raport tek zyrtarët e BE rreth kësaj situate dhe hetimi aktualisht është duke u zhvilluar" tha ai.
Barbano thekson se EULEKS reagoi ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut kur diskutohet publikimi i fotografive të personave të privuar nga liria, si dhe vendosjen e kapuçëve mbi kokë gjatë arrestimeve.
“Pikërisht, sipas konstatimeve dhe raporteve tona, ne kemi besuar se mund të ketë pasur keqtrajtim të personave të paraburgosur dhe mosrespektim të praktikave ndërkombëtare. Në këtë rast kemi çuar zërin për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të qenë në gjendje t'i përgjigjemi kësaj problematike. Natyrisht, këto pyetje nuk zgjidhen direkt tek EULEKS-i sepse nuk e ka atë autoritet qysh prej vitit 2018, por veçse mandat të kufizuar egzekutiv. Por të gjitha ndodhen nën vëzhgimet tona ku u janë dërguar autoriteteve kompetente” tha Barbano.
Pyetjes nëse shikon problem tek fakti se disa prej tyre janë në paraburgim prej më shumë se një viti dhe nuk e dinë se çfarë vepre penale u ngarkohet, Barbano përgjigjet:
"Do të thosha se ky është aspekt mjaft specifik gjyqësor. Autoritetet gjyqësore kosovare kanë mundësi që sipas legjislacionit kosovar të miratojnë vazhdimin e paraburgimit ku bazohet në vlerësimin rast pas rasti dhe bazohet në disa faktorë".
Barbano shton se aktualisht po ndjekin 110 çështje të ndryshme dhe gjykime që janë në zhvillim e sipër, por nga pikëpamja procedurale gjithçka është në përputhje me ligjin.
Duke folur për marrëdhëniet mes EULEKS dhe Beogradit zyrtar, veçanërisht pasi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha së fundi se “EULEKS nuk e di se ku është e majta e ku është e djathta dhe që për të detyra e vetme është mbrojë pavarësinë kosovare dhe as që nuk i intereson fare torturat dhe rrahjet e Sërbisë” Barbano thotë se një gjë e tillë “absolutisht nuk është e vërtetë”.
"EULEKS është i përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve nga cilido grup që vjen dhe i monitoron me kujdes rastet më të ndjeshme, veçanërisht në veri-por jo vetëm aty. Gjëja është se tek kjo, publiku thjesht nuk mund t'i shikojë rezultatet momentale të aktiviteteve tona sepse siç thashë më parë, EULEKS nuk ka mandat egzekutiv. Kjo do të thotë se raportet tona i përcillen organeve kompetente dhe në fund, do të sjellin pasoja për sjellje të caktuara. E përsëris, problemi është se nuk ka rezultate momentale që mund të jenë dukshëm të vlerësueshme” përmbyll shefi i misionit të EULEKS Xhovani Pietro Barbano në bisedën për Juronujz Sërbia.
0 komentet