Kush mes sërbëve në veri e shqetëson më tepër Albin Kurtin dhe pëse?
Numri i sërbëve nga veriu nëpër burgjet kosovare po rritet dhe sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, gjembi më i madh në sytë e kryeministrit Albin Kurti, janë sërbët me ndikim në çdo fushë, përfaqësues politikë të komunitetit sërb, pra Listës Sërbe, por edhe sërbëve në përgjithësi. Kryeministri kosovar siç theksojnë ata, nuk i respekton të drejtat e komunitetit sërb.
Vetëm në njëzet ditët e fundit në veri janë arrestuar Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq në Zveçan, të cilët edhe përkundër dëshmive të dukshme të pafajësisë së tyre, ende qëndrojnë në burg. Është ndaluar edhe Millun Millenkoviq Llune, kikbokser i shquar dhe trajner i klubit të kikboksit “Mitrovica e Kosovës”, ndërsa dje edhe Nemanja Vllashkoviq nga Lleposaviqi.
Analisti Ljubomir Stanojkoviq thotë për Kosova Onlajn se për Pesëshen, Sërbia dhe liderët e saj, do të jenë gjithmonë armiq dhe sërbët e Kosovës dëshiron t'i bindë se janë "shtetas të Kosovës" dhe se keqtrajtimi i tyre do të ndalet kur këtë t’a "kuptojnë".
“Kosova ende nuk është shtet i kompletuar, në planin ndërkombëtar nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova nuk është e njohur nga Rusia dhe Kina, as nuk është njohur nga pesë anëtarët e Bashkimit Europian. Në planin e brendshëm një pjesë e popullsisë nuk e shikon qeverinë qëndrore të Kosovës si të ardhmen e tyre”, thotë Stanojkoviq.
Siç shton ai, Kurti rreth kësaj është i vetëdijshëm ndaj në dëshirën e tij për të dëshmuar se Kosova është "histori e mbyllur" përmes përdorimit të forcës, dëshiron t'u dëshmojë qytetarëve se brutaliteti që përdor në veprimet e tij është "në interesin e tyre".
“Për gjithçka zoti Kurti e di mirë dhe e dinë mirë të gjithë paraardhësit e tij në postin e kryeministrit të Kosovës. Momentalisht Kurti po përpiqet përmes një mënyre përfundimtare, t'i luftojë këto probleme të cilat ndonjëherë këto lëvizje të marrin karakter brutal. Ai ka ligje. Kushtetutën, policinë, gjithçka në shërbim të tij për të dëshmuar se Kosova është histori shtetërore e mbyllur se për të dhe për qeverinë e tij, të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe se ashpërsia dhe brutaliteti i ushtruar është në interesin e tyre”, shtoi Stanojkoviq.
Ky i fundit thekson se kjo ka të bëjë me sërbët, në radhë të parë me ata në komunat sërbe në veri të Kosovës.
“Fatkeqësisht kjo nuk është sarkazëm, kjo është e vërteta e madhe, se përdorimi i ashpër i represionit po tregohet “për të mirën e tyre”. Natyrisht, kjo ka të bëjë me sërbët dhe mbi të gjitha me sërbët e veriut të Kosovës” thotë. Stanojkoviq.
Ky i fundit thotë se mbështetja ndaj Listës Sërbe është shumë e madhe.
"Sërbët e Kosovës morën pjesë në zgjedhjet e fundit për parlamentin kosovar dhe përqindja e pjesëmarrjes ishte mjaft e lartë. Të dhjetë vendet e garantuara i fitoi Lista Sërbe. Është përfaqësuesi i vetëm real politik i sërbëve në Kosovë. Ajo për propozimet e veta, vendime të karakterit egzistencial për komunitetin sërb, konsultohet me Beogradin. Nga ana tjetër Beogradi ofron jo vetëm këshillime por edhe materiale mbështetëse” thekson Stanojkoviq.
Ky i fundit shton se kjo e merakos në veçanti Kurtin, i cili, thotë ai, dëshiron t'i bindë sërbët se janë "shtetas të Kosovës" dhe se keqtrajtimi ndaj tyre do të ndalet kur t’a kuptojnë këtë gjë.
“Kurti këtë e ka merak, ai u bën thirrje publikisht sërbëve, përfaqësuesve të tyre që të largohen nga Beogradi, se Prishtina është ajo që kujdeset për ta, që mendon mirë për ta, dhe sa më shpejt t’a kuptojnë këtë, aq më shpejt do të ndalet përdorimi i aparatit represiv kundër tyre. Ai Listën Sërbe e shikon si përfaqësuese politike të sërbëve, e shikon negativisht, nuk i respekton, merr vendime, kryen emërime pa u konsultuar me ta. Gjithçka që bën i bën sipas disa kritereve të veta, pavarësisht se këta persona të emëruar nuk kanë asnjë mbështetje politike në komunitetin sërb. E sërish Kurti deklaron publikisht se kjo është metoda e sistemit më demokratik në Europë” ka theksuar Stanojkoviq.
Sipas tij Kurti nuk respekton të drejtat e sërbëve dhe për të Sërbia dhe liderët e saj përherë do të jenë armiq duke thënë se ky qëndrim kurrë nuk do të ndryshojë.
“Në fund, nuk mund të them me siguri se Kurti i urren sërbët, por ai nuk i respekton, nuk i nderon madje as nuk dëshiron të dëgjojë pikëpamjet autoktone të sërbëve, kjo është e sigurt. Dhe kjo nuk do t’a ndihmojë nëse gjithë energjinë e tij në marrëdhëniet me sërbët i shpenzon në kërkim të sërbëve luajalë. Gjithashtu është e sigurtë që Kurti e urren Sërbinë dhe liderët e saj. Sërbia për të është armik i përjetshëm dhe okupator. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë kurrë në jetën e zakonshme, e lëre më në atë politike” ka përmbyllur Stanojkoviq.
Hulumtuesi i lartë i OJQ-së Aktiv, Igor Markoviq, beson se Kurti praktikisht ka problem me të gjithë sërbët në veri, pa përjashtime individuale.
Siç ai thotë, Kurti për shkak të mospërmbushjes së premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore, ka arritur në një metodë që sigurisht “kalon” tek shqiptarët, pra të gjithë energjinë e ka përqendruar në integrimin e sërbëve të veriut në korniza ligjore kosovare.
“Qysh në mandatin e parë të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, është e qartë se ai dhe Vetëvendosja, nuk kanë qenë realisht të gatshëm për t'u marrë me problemet kyçe që shqetësojnë qytetarët e Kosovës. Fushatën e vet paraelektorale e bazoi në premtimet për të luftuar korrupsionin, gjendjen e keqe në shëndetësi dhe se do të fokusohej në integrimin euroatlantik. Në mungesë të suksesit në këto fusha, u orjentua drejt strategjisë së ngritjes së elektoratit të djathtë, duke i përqendruar të gjitha energjitë në të ashtuquajturin përfundim të procesit integrues të sërbëve, veçanërisht atyre në veri të Kosovës, në kornizën ligjore kosovare” tha Markoviq.
Siç thotë, Kurti qysh prej ardhjes në qeveri, ka treguar se nuk dëshiron komunikim me sërbët.
"Mënyra sesi ai e bëri këtë prej nisjes ishte shenjë e qartë se nuk dëshironte në mënyrë paqësore të vendoste komunikim me komunitetin e sërbëve kosovarë. Refuzimi i formimit të BKS është veçse një prej efekteve anësore të një qasjeje të tillë e cila kulmoi me dërgimin dhe sjelljen e dhunshme të njësive speciale të policisë kosovare në veri” tha Markoviq.
Ky i fundit thekson se nga e gjithë kjo, mund të dilet në përfundimin se problemi i Kurtit janë të gjithë sërbët në Kosovë.
“Prej këtej rjedh se Kurti ka probleme praktike me të gjithë sërbët në veri, pa përjashtime individuale” përmbyll Markoviq.


0 komentet