"Luftëtarë e lumtur" dhe "apostuj të lirisë": Përse Kamala është zgjedhje logjike e Kurtit?

Kurti i Kamala Haris
Burim: Facebook

Gazetari amerikan Harold Mejerson shkruan se duke vëzhguar konventën e Partisë Demokratike se demokratët e rinj tingëllojnë si disa "demokratë shumë të vjetër dhe demokratë të mirë të hershëm”. Ai egzaltoi me etiketimin si "apostuj të lirisë së vërtetë", me të cilën patjetër pajtohet dhe Prishtina, mirënjohës për lirinë e dhënë jo kaq kohë më parë për të shpallur njëanshmërisht pavarësinë. Nëse nuk është kështu, Albin Kurti nuk do të postonte selfi nga Çikago duke mos i kushtuar vëmendje komenteve cinike se ai ishte në rreshtin e fundit.

Shkruar nga: Dragana Saviq

Kryeministri kosovar publikoi foto me Kamala Harisin, në të cilën reagoi Riçard Grenell duke thënë se kandidatja demokrate "nuk e di se kush është Kurti, as që qeveria e saj e pati kritikuar Kurtin për destabilitet të rajonit".

Kryeministrit të Kosovës nuk i interesojnë postimet në Tëitter të ish-të dërguarit të Tramp për Ballkanin Perëndimor dhe as atë çka zgjedhjet në SHBA ende nuk janë zgjidhur. Duket se ai nuk po ndikohet as nga fakti se vitin e ardhshëm e presin zgjedhjet në Kosovë, ndaj vendimin e parakohshëm, se “kush do t’i pëlqejë perandorisë”, mund t’a paguajë shtrenjtë.

A qëndron i ulur Kurti në “qiellin nën re” për të parë më mirë dhe parashikuar fitoren e padiskutueshme të Kamala Harris?

Do të jetë vështrim tek e kaluara dhe jo tek e ardhmja, ajo çka nxit kryeministrin kosovar të luajë rrezikshmërisht dhe t'i vendosë të gjitha çka, tek “e kaltra”. Për shkak të mosmarrëveshjeve me administratën aktuale amerikane, mori paralajmërime. Për shkak të mosmarrëveshjeve me Tramp, qeveria e tij ra.

Ndaj, "luftëtarët e lumtur"-sikurse e etiketon veten Kamala Harris dhe Tim Volc-janë zgjedhja e tij logjike. Nën kushtet që të jetë dhe ai i tyre. Sepse, siç kujton njëri nga bashkëbiseduesit tanë, pa mbështetjen e SHBA, mund të fitosh pushtet në Kosovë, por në të nuk mund të qëndrosh.

Koordinatori programues i Fondacionit BFPE për shoqëri të përgjegjshme Stefan Vladisavlev vlerëson për Kosovo onlajn se mbështetja e zyrtarëve prishtinas që janë momentalisht në pushtet, do të jetë e drejtuar drejt Partisë Demokratike në SHBA pasi sikurse kujton, pozita e njerëzve nga administrata e Donald Trampit që merren me këtë rajon, ka qenë shumë kritike.

“Ndaj, pritet që kjo mbështetje nga ana e zyrtarëve prishtinas që momentalisht janë në pushtet, të drejtohet drejt Partisë Demokratike, shumë më tepër se Partisë Republikane duke pasur parasysh se Donald Tramp është sërish kandidat për presidencë pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020”, vlerëson Vladisavlev.

Sipas mendimit të tij, problemi që ka Kosova, është mospërputhja brenda opozitës dhe mungesa e forcës së opozitës për të qenë konkurrente me Albin Kurtin në periudhën e kaluar, çka shton ai, i dha atij mundësinë e centralizimit të pushtetit dhe rritjes së popullaritetit.

“Dhe në periudhën vijuese mbi të gjitha kur të hyjmë në periudhën e fushatës të zgjedhjeve mbetet për t'u parë nëse mbështetja e heshtur apo e qartë e SHBA do të mbetet në anën e Albin Kurtit ndonëse nuk ka patur rol konstruktiv në procesin e dialogut, apo nëse do të mungojë dhe do të kalojë në anën e atyre partive që në këtë moment ndodhen në pozitën e aktivistëve opozitarë” konkludon Vladisavlev.

Politikanët kosovarë do të duhet të jenë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes së Kamala Harisit para zgjedhjeve ndonëse kjo deri tani nuk ishte rast, thotë për Kosovo onlajn hulumtuesi i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Mishkelin

Dimë që Albin Kurti mandatin e tij të parë e nisi me konflikt me administratën e Donald Trampit dhe kjo përfundoi palavdishmërisht për të, pasi qeveria e tij ra. Në përgjithësi nuk mund të ndikojnë në vetë rezultatin dhe nga ana tjetër, mund të dëmtojnë shumë veten. Me shumë gjasa aty mund të presim ndjekjen e qëndrimit europian dhe politikës europiane. Shikojmë se vetë politikanët brenda BE kanë pakësuar mjaft retorikën ndaj Tramp nëse ajo pjesë e politikanëve nuk e ka bërë, ai përdor më shumë termin se është kërcënim për demokracinë dhe kërcënim për rendin perëndimor, gjë që është ende me rivalët e tij”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Kur flitet rreth politikës së jashtme të SHBA, aty kujton ai, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim të papritur apo që Tramp të zbatojë të njëjtën qasje sikurse në mandatin e parë. 

“Është tërësisht e sigurt që në atë rast do të kemi situatë kur bëhet fjalë për dialogun, që SHBA do të ketë akoma më shumë veshë dhe pragmatizëm për të dëgjuar të dy palët, çka nuk ka qenë gjithmonë rast kur bëhet fjalë për ndonjë administratë demokrate”. thotë Mishkelin.

Përsa i përket zgjedhjeve në Kosovë, Mishkelin beson se Albin Kurti vërtet ka dëshmuar se pa mbështetjen e fortë të SHBA është e mundur t’i fitojë vetë zgjedhjet.

"Megjithatë nëse flasim rreth kësaj se a është e mundur të udhëheqësh administratën e atjeshme pa mbështetjen madje dhe kundra sikurse e kemi parë sot-Albin Kurti ku kundërshton komplet politikën e jashtme të SHBA-vështirë se mund të jetë e njëjtë që të mund të drejtohet dhe arrihet” konkludon Mishkelin.

Aanalisti politik Shkëlzen Maliqi thotë për Kosovo onlajn se SHBA nuk do t’a harrojë arrogancën e Kurtit gjatë dy viteve të fundit dhe shton se kryeministri kosovar duhet të ketë parasysh se "pa fuqitë e mëdha nuk mund të zgjidhësh problemet e Kosovës".

“Nuk e di se çfarë kjo garniturë me në krye Kurtin, mund të presë pasi prej kohësh, kanë qenë relativisht të bojkotuar prej zyrtarëve amerikanë. Kjo mund të jetë mundësia e fundit që u është dhënë për të marrë pjesë në konventën e Partisë Demokratike-e cila në nëntor ka shancin për të fituar zgjedhjet-dhe ka shance për të biseduar, ndoshta takon vetë Kamalën dhe përfaqësuesit e administratës së ardhshme amerikane. Unë jam suprizuar përse u ftua pasi dukshëm vitin e fundit ishte bojkotuar nga të gjithë, ashtu sikurse dhe ai njësoj bojkotonte dhe ishte arrogant ndaj ambasadorit, ndaj diplomatëve që ishin pjesmarrës në dialog”, thotë Maliqi.

Ky i fundit beson se SHBA nuk do t’a harrojë dy vitet e fundit "kur Kurti luajti një lloj roli të paturpshëm arrogant që vendos kushte si administratës amerikane dhe BE”

“Tashmë duhet të shikojmë çfarë mund të pritet prej Kamalës-jo që Amerika të ndryshojë pozicionin por që ai të ketë parasysh se pa fuqitë e mëdha nuk mund të zgjidhësh problemet e Kosovës. Nuk mundemi as të llogarisim Këshillin e Europës, Kosova është nën sanksione prej një viti sepse nuk i kryen detyrimet e veta”, kujton Maliqi.

Nikolla Lluniq nga Këshilli për strategji politike beson se kryeministri kosovar Albin Kurti hyn në zgjedhjen e kandidatit demokrat në SHBA duke ditur se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tashmë ka krijuar raporte mjaft të mira me kandidatin republikan.

"Ne e dimë që në SHBA faktori kyç është sovraniteti i Kosovës. Dhe Albin Kurti dhe qeveria para tij kanë investuar në të tilla raporte me SHBA. E njëjta dhe tani Kurti hyn në zgjedhjet e kandidatit demokrat duke ditur se Vuçiq tashmë ka krijuar raporte shumë të mira me kandidatin republikan”, thotë Lluniq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shton se për Amerikën dhe interesat e saja do të ishte më mirë me ndonjë administratë tjetër në Prishtinë, sesa me Kurtin.