Vladisavlev: Mbështetja e Prishtinës do të jetë e drejtuar ndaj Partisë Demokratike në SHBA
Koordinatori programues i Fondacionit BFPE për shoqëri të përgjegjshme Stefan Vladisavlev vlerëson për Kosovo onlajn se mbështetja e zyrtarëve prishtinas që janë momentalisht në pushtet, do të jetë e drejtuar drejt Partisë Demokratike në SHBA pasi sikurse kujton, pozita e njerëzve nga administrata e Donald Trampit që merren me këtë rajon, ka qenë shumë kritike.
Ai kujton se në vitin 2024 mbahen zgjedhje të ndryshme nga ato për Parlamentin Europian deri tek ato amerikane në nëntor dhe shton se të gjithë ato ofrojnë mundësi që të kenë pamje të qartë të politikanëve rajonalë dhe ajo se në cilën anë janë vendosur.
“A do të jenë administratat e reja që do të vendosen në Bruksel, por dhe në Uashington, në përputhje me pritshmëritë e tyre dhe cilat do të jenë pasojat e mundshme për dinamikën rajonale, mbi të gjitha në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe dhe disa çështjeve të hapura sikurse çështja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës? Duke pasur parasysh se administrata demokratike është ajo që aktualisht është kompetente për zbatimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të SHBA, nëse Kamala Harris arrin që në nëntor të fitojë mandat të ri për Partinë Demokratike, mund të thuhet se kontinuiteti është i pari në listën e pritshmërive dhe se nuk do të kemi pozitë dukshëm të ndryshme duke pasur parasysh se establishmenti që është në nivelin e administratës së Departamentit të Shtetit dhe ato pjesë të administratës që janë në krye të Ballkanit Perëndimor, me gjasa do të mbeten të pandryshuara, të paktën jo në masë domethënëse” thekson bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson se pjesëmarrja e Albin Kurtit në Konventën Kombëtare Demokrate në Çikago nuk është surprizuese duke qenë se pozita e njerëzve të Donald Trampit që merren me këtë rajon mbi të gjitha Riçard Grenell, ka qenë mjaft e kritikuar nga ana e zyrtarëve prishtinas.
“Ndaj, pritet që kjo mbështetje nga ana e zyrtarëve prishtinas që momentalisht janë në pushtet, të drejtohet drejt Partisë Demokratike, shumë më tepër se Partisë Republikane duke pasur parasysh se Donald Tramp është sërish kandidat për presidencë pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020”, vlerëson Vladisavlev.
Ky i fundit kujton se administrata në Uashington ka dëshmuar përkushtim të fortë ndaj procesit të dialogut.
“Ajo çka mbetet si mangësi, është fakti se dialogu nuk rezultoi me zhvillime konkrete dhe me presion të fortë që erdhën jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga ana e të dërguarit të SHBA. Dinin të ishin mjaft kritikë ndaj autoriteteve në Prishtinë, megjithatë, mbetet ndjesia se nuk ka pasur reprezalje konkrete që do t'i jepnin legjitimitet të shtuar presionet që vinin nga Uashingtoni, para së gjithash për llogari të zyrtarëve në Prishtinë. Ne nuk mund të harrojmë se kushdo që të fitojë mandatin e presidentit të ri të SHBA, nuk do t’a ushtrojë këtë pozicion deri më janar të vitit 2025 kështu që ajo hapësirë e shtuar do të krijojë mundësinë e korrigjimit të qëndrimeve të politikanëve rajonalë ai atyre në Prishtinë, ashtu sikurse dhe atyre në Beograd”, beson bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson se egzistojnë "mospërputhje të qarta në ato çka kanë qenë angazhime nominale të disa zyrtarëve si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë në procesin e dialogut deri tek ajo çfarë rezultate kishte prej atij dialogu".
“Kjo në fakt bëhet e ditur si pika kryesore e mosmarrëveshjes mes administratës aktuale amerikane dhe pozitës që Albin Kurti si politikan kryesor në territorin e Kosovës zë në këtë moment”, thekson Vladisavlev.
Sipas mendimit të tij, problemi që ka Kosova, është mospërputhja brenda opozitës dhe mungesa e forcës së opozitës për të qenë konkurrente me Albin Kurtin në periudhën e kaluar, çka shton ai, i dha atij mundësinë e centralizimit të pushtetit dhe rritjes së popullaritetit.
“Dhe në periudhën vijuese mbi të gjitha kur të hyjmë në periudhën e fushatës të zgjedhjeve mbetet për t'u parë nëse mbështetja e heshtur apo e qartë e SHBA do të mbetet në anën e Albin Kurtit ndonëse nuk ka patur rol konstruktiv në procesin e dialogut, apo nëse do të mungojë dhe do të kalojë në anën e atyre partive që në këtë moment ndodhen në pozitën e aktivistëve opozitarë” konkludon Vladisavlev.
komentet