Mishkelin: Politikanët kosovarë do të ndjekin qëndrimin europian kur të bëhet fjalë për zgjedhjet amerikane
Politikanët kosovarë do të duhet të jenë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes së Kamala Harisit para zgjedhjeve ndonëse deri më sot nuk ishte rast, thotë për Kosovo onlajn hulumtuesi i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Mishkelin dhe shton se për këtë çështje mund të pritet qëndrimi europian apo i politikës europiane.
“Vetë lëvizja për të shkuar në konventën e demokratëve, në cilësinë e personit privat-çka është mjaft e rëndësishme të theksohet-nuk duhet të n’a surprizojë nëse kemi parasysh se zgjedhjet janë shpallur dhe në këtë dritë duhet të interpretohen absolutisht çdo lëvizje e Albin Kurtit në periudhën e ardhshme, si dhe e bashkëpunëtorëve të tij. Vështirë se prej asaj selfie ku është rezultat i gjithçkaje, të mund të dalë diçka tepër e dobishme dhe mendoj se fjalët e Riçard Grenell mund të përshkruajnë më së miri gjithë situatën ku vështirë që Kamala Harris e di se kush është Albin Kurti”, thekson Mishkelin.
Ky i fundit shton se gjëra të tilla nuk japin efekt të tepruar, por në të tilla konventa janë shumë të rëndësishme kontaktet direkte me njerëz që potencialisht do të jenë në administratë apo janë aktualisht në administratë çka sikurse bën të ditur, “disa përfaqësues të Sërbisë momentalisht po bëjnë në konventë, pa ndonjë ekspozim dhe politizim të lirë ku sigurisht nuk e ka as vendin, as kohën dhe as mikpritësit nuk e shikojnë mirë këtë”.
Përsa i përket mënyrës se si do të taktikojnë politikanët kosovarë në dhënien e mbështetjes për demokratët nëse merret parasysh mundësia që Tramp të kthehet në pushtet, Mishkelin thotë se, “nëse kanë arsye dhe sens për marrjen me politikë”, politikanët kosovarë do të jenë të kujdesshëm në dhënien e mbështjes për Kamalën para zgjedhjeve.
“Sigurisht që duhet të jenë shumë më të kujdesshëm edhe pse deri më tani nuk ka qenë rasti. Dimë që Albin Kurti mandatin e tij të parë e nisi me konflikt me administratën e Donald Trampit dhe kjo përfundoi palavdishmërisht për të, pasi qeveria e tij ra. Në përgjithësi nuk mund të ndikojnë në vetë rezultatin dhe nga ana tjetër, mund të dëmtojnë shumë veten. Me shumë gjasa aty mund të presim ndjekjen e qëndrimit europian dhe politikës europiane. Shikojmë se vetë politikanët brenda BE kanë pakësuar mjaft retorikën ndaj Tramp nëse ajo pjesë e politikanëve nuk e ka bërë, ai përdor më shumë termin se është kërcënim për demokracinë dhe kërcënim për rendin perëndimor, gjë që është ende me rivalët e tij”, beson bashkëbiseduesi ynë.
Kur flitet për politikën e jashtme të SHBA-së, nuk duhet pritur kurrë ndonjë ndryshim i papritur.
“Dhe nëse Donald Tramp fiton një mandat të dytë, nuk mund të presim ndonjë kthesë dhe ndryshim të papritur tek vetë politika, por mund të presim atë që mund të shikojmë me Donald Tramp e sidomos pas atentatit madje ajo pjesë e politikanëve nuk e përdorin më termin se ai është kërcënim për demokracinë dhe kërcënim për rendin perëndimor çka vazhdon të jetë rast tek rivalët e tij” beson bashkëbiseduesi ynë.
Kur flitet rreth politikës së jashtme të SHBA, aty kujton ai, nuk mund të presësh kurrë ndonjë ndryshim të papritur.
"Edhe nëse Donald Tramp të fitojë mandatin e dytë, nuk mund të priten ndryshime të papritura tek vetë politika, por mund të presim atë çka mund të shikojmë tek Donald Trampi në mandatin e parë dhe ky është pragmatizmi dhe angazhim në radhë të parë ndaj zgjidhjeve ekonomike, çështjeve që janë të rëndësishme për jetën dhe mbijetesën e vetë njerëzve, çka ishte fryma e Marrëveshjes së Uashingtonit. Është tërësisht e sigurt që në atë rast do të kemi situatë kur bëhet fjalë për dialogun, që SHBA do të ketë akoma më shumë veshë dhe pragmatizëm për të dëgjuar të dy palët, çka nuk ka qenë gjithmonë rast kur bëhet fjalë për ndonjë administratë demokrate”. thotë Mishkelin.
Ky i fundit kujton dhe rastin e senatorit Bob Menendez, i cili prej dekadash ishte lobisti kryesor shqiptar ku shpesh kishte konflikte të hapura me Donald Tramp dhe tani është nën akuza serioze për korrupsion.
“Kjo është diçka që do të mbetet tërësisht e sigurtë, në kujtesën e administratës së tij dhe sigurisht që aty flitet për rikthimin e Riçard Grenellit në një farë cilësie që sigurisht nuk i përshtatet administratës së Kurtit”, vlerësoi ai.
Përsa i përket zgjedhjeve në Kosovë, Mishkelin beson se Albin Kurti vërtet ka dëshmuar se pa mbështetjen e fortë të SHBA është e mundur t’i fitojë vetë zgjedhjet.
"Megjithatë nëse flasim rreth kësaj a është e mundur të udhëheqësh administratën e atjeshme pa mbështetjen madje dhe kundra sikurse e kemi parë sot-Albin Kurti ku kundërshton komplet politikën e jashtme të SHBA-vështirë se mund të jetë e njëjtë që të mund të drejtohet dhe arrihet. Megjithatë pikërisht ky është rreziku i asaj narrative dhe atij populizmi që Albin Kurti i’a sforcon K&M pasi ai duke nxehur vazhdimisht situaten dhe duke ngritur tensione, në fakt ruan rejtingun e vet në nivelin e asaj shumice dhe për të, e vetmja mënyrë që në përgjithësi të qëndrojë në pushtet është pikërisht ajo ngritja konstante e tensioneve që nuk shkon tek duart e aleatëve të tij, por që nuk kanë mënyrë sesi t’a ndalin përsa i përket politikës së brendshme. Derisa Albin Kurti nuk i ndjen personalisht sanksionet, derisa ai nuk është objektiv-jo administrata prishtinase që mund të ketë disa vështirësi me hartimin e buxhetit, pasi BE do të pezullojë disa financime-opinioni publik këtë nuk do t’a kuptojë kështu dhe nuk do të ketë pasoja për rejtingun e vet” konkludon Mishkelin.
0 komentet