Përse Shqipëria është “avokate“ e ish liderëve të UÇK?

Skupština Albanije
Burim: Kosovo Online

Deklarata e Kuvendit të Shqipërisë në të cilën mbështeten ish liderët e UÇK ku gjykohen në Hagë dhe ku në Dhomat e Specializuara u është përcjellë kërkesë që të shpallet pafajësia e tyre, është tentativë e ushtrimit të presionit ndaj gjykatës, mendojnë kryesisht bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn. Nuk janë të sigurtë sesi do të reagojnë arbitrat në Hagë ndaj sugjestionimeve të Tiranës, ndërsa shikojnë ndryeshueshëm motivet e kësaj lëvizjeje në fund të proçesit. Ka kuptim se fjala është për “çështje kombëtare" dhe fatin e Kosovës, por edhe pikëpamja që Shqipëria po lufton për llogari të vet sepse nuk do të ishte në interesin e saj nëse krimet e kryera në territorin e vet do të gjendeshin në një vendim potencialisht dënues.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Deklaratën në Parlamentin e Shqipërisë e prezantoi deputeti i Partisë Socialiste në pushtet, Igli Hasani dhe deputeti i opozitës, Tritan Shehu nga Partia Demokratike, dy ish-ministra të punëve të jashtme.

U miratua njëzëri tre ditë pasi Prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vjet burg për secilin për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ish liderët e UÇK për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Disa prej tyre, sipas aktakuzës, janë kryer dhe në Shqipëri, në kazermat e UÇK në Cahan dhe ish-fabrikën e metaleve në Kukës.

Në dokumentin për të cilin deputetët shqiptarë ngritën duart, u shpreh solidaritet i plotë "me popullin e Kosovës dhe familjet e udhëheqësve të UÇK” dhe shqetësim se kërkesa e prokurorit rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë.

Analisti politik dhe pronari i zyrës së avokatisë LEAL nga Tirana Leonard Karaj ka thënë për Kosovo onlajn se rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e ish liderëve të UÇK ka qenë e pritshme, por që Shqipëria e veçanërisht Kosova duhet të bëjnë shumë herë më shumë prej pesë e gjashtë vitesh që të ndërhynin në këtë sikurse thotë, çështje kombëtare.

“Kjo nuk është çështja e katër personave që shkuan para Gjykatës së Hagës. Si avokat, nuk dëshiroj të hyj në çështjen nëse ata kanë të drejtë apo jo. Gjykata do të vendosë se sa fajtorë apo të pafajshëm janë. Sigurisht çdo shqiptar mund të thotë se ata janë të pafajshëm apo çdo sërb mund të thotë se janë fajtor. Pyetja është se përse qeveritë tona në Prishtinë e Tiranë nuk kanë punuar për këtë çështje, që sot e shpallin kombëtar?", bën të ditur ky analist.

Duhej që beson ai, të ndërmerrej ajo çka më herët bëri Kroacia kur u gjykua Ante Gotovina.

"Mbarë bota pankroate dhe jo vetëm shteti kroat, mblodhi fonde. Negociuan me zyrat më të mëdha avokatore botërore, lobuan fort për të mbrojtur atë që e konsideronin jetike për veten e tyre. Nuk bëhet fjalë thjesht për fitimin e një çështjeje gjyqësore. Flasim për çështje kombëtare. Në këtë rast, po luhet me fatin e Kosovës. Pra, po shkojmë drejt idesë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë terroriste dhe jo luftë për liri. Këtu nuk flasim rreth fatit të katër anëtarëve politikë të UÇK, ndërsa ata nuk ishin as komandantë ushtarakë të UÇK", mendon Karaj.

Mbajtja e leksioneve gjykatës

Avokati Zoran Zhivanoviq nga Beogradi vlerëson se interesi i Shqipërisë është që në vendimet eventuale të dënimeve në Hagë të Hashim Thaçit dhe tre ish liderëve të UÇK të mos gjenden krimet e kryera në territorin e saj gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 ku përmenden në aktakuza pasi në këtë rast do të shkohej deri në përfshirjen e Shqipërisë në këto krime.

Ai interes, sikurse beson, mund të jetë një prej arsyeve në të cilat Parlamenti i Shqipërisë miratoi deklaratën mbështetëse për UÇK.

"Çdo shtet normal që kontrollon territorin e vet, nuk lejon që në territorin e saj disa grupe të armatosura, të quajtura ushtri apo diçka tjetër, të kryejnë dhunë, vrasje apo gjëra të ndryshme. Tek ta qëndron mbi kokë 'Shtëpia e Verdhë', e cila nuk është përfshirë në këtë aktakuzë, por nuk përjashtohet që një ditë të përfshihet. Raporti i Dik Martit tregoi përfshirjen shumë serioze të Shqipërisë si shtet në krimet në 'Shtëpinë e Verdhë'", bën të ditur Zhivanoviq për Kosovo Onlajn.

Tek miratimi i deklaratës në Tiranë dhe atë të ngjashme që miratoi parlamenti në Prishtinë, ai e shikon si shembull klasik të presionit mbi gjykatën.

“Ky është shembull klasik që një organ politik, pra dy organe politike, parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë, që në një farë mënyre i japin leksione gjykatës sesi duhet të gjykojë. Se duhet të gjykojë me drejtësi dhe paanësi dhe të japë vendime për lirim. Pra, ju po u sugjeroni atyre saktësisht se çfarë duhet të bëjnë”, thotë ai.

Megjithatë, është i mendimit se as parlamenti tjetër, pra as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë forcë të tillë që të mund të ndikojnë tek Gjykata Speciale duke pasur parasysh se ajo është formuar nga Unioni Europian.

Çfarë ndodhi në Cahan dhe Kukës?

Sipas aktakuzës, mes prillit dhe qershorit të vitit 1999, pjestarë të caktuar të UÇK burgosën të paktën 17 persona në kazermat e UÇK në Cahan. Të burgosurit ishin të lidhur fizikisht në qeli të mbyllur dhe nën roje të armatosura. Nuk u ofroheshin vakte adekuate, kujdes mjekësor, kushte sanitare e higjienike të përshtatshme. I’u nënshtruan rrahjeve të rënda dhe abuzimit psikologjik. U goditën me shkopinj gome, shufra hekuri, kondakë..., u prenë me brisqe apo u kërcënuan me vdekje dhe dhunë në mënyra të tjera. U morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin mbështetës dhe spiunë të LDK se shoqëroheshin dhe bashkëpunim me sërbët dhe autoritetet sërbe dhe nuk mbështesnin UÇK.

Në Kukës, sipas të dhënave të aktakuzës, mes majit dhe qershorit të vitit 1999, pjestarë të caktuar të UÇK burgosën të paktën 20 persona në vendin e ish fabrikës së metaleve. Të burgosurit u prangosën. Dhe aty ata i’u nënshtruan rrahjeve të rënda dhe abuzimit psikologjik, u prenë me thika, u goditën me grushte, u shkelmuan...

Redaktori i portalit në internet të RTS Rade Maroeviq thotë se nëse vendimet janë dënuese dhe vërtetohet se krime të caktuara janë kryer në territorin e Shqipërisë, kjo nuk do të ndikojë në imazhin e saj aktual.

"Nëse kthehemi në vitet 1998 dhe 1999, veriu i Shqipërisë ishte zonë pa pushtet. Në atë kohë mbretëronte anarki e plotë në atë zonë. Kur nisi lufta, ushtria shqiptare qëllonte përtej kufirit Ushtrinë e Jugosllavisë. Shqipëria doli nga trazirat vetëm në vitin 1997 dhe ishte shtet mjaft i brishtë, destabil me shumë probleme se kushdo në zonën përreth. Nuk besoj se imazhi i tanishëm i Shqipërisë do të kishte ndikim nëse do të vërtetohej se egzistonin kampe torturash, se vriteshin njerëz dhe që është vërtetuar në disa raste të tjera. Disa nga kundërshtarët e UÇK, shqiptarë, u vranë, madje dhe në Tiranë. Mendoj se motivi kryesor i rezolutës së miratuar nga parlamenti i Shqipërisë dhe demonstratave që u zhvilluan më herët në Tiranë nuk është ajo që të 'lajë' Shqipërinë, por shpëtimi i liderëve të UÇK", thotë Maroeviq për Kosovo Onlajn.

Si thelbi i miratimit të deklaratës në Kuvendin e Shqipërisë, ai shikon presion mbërashqiptar ndaj Gjykatës në Hagë që të marrë vendim për lirimin e Hashim Thaçit dhe ish liderëve të tjerë të UÇK.

Tentativave të Shqipërisë, i’u bashkuan dhe njerëz nga administrata e atëhershme në Uashington dhe kujton se dëshmitarët e mbrojtjes ishin ish-komandanti i NATO Uesli Klark, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Xhejms Rubin, ndihmës shefi i UNMIK Xhok Kovi dhe Kristofer Hill, i cili në atë kohë ishte ambasador në Maqedoni.

"Politikisht, tentojnë që proçesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve me procedurat e provave, t’a hedhin në ujëra politike dhe kjo ka qenë e qartë prej shumë kohësh. Nga ai fjalimi i Uesli Klark në fund të dëshmisë, është e qartë se në cilin drejtim do të shkojë. Të krijojë një imazh politik të rëndësisë së liderëve të UÇK që nuk do të rrezikonte pamjen që është krijuar ndërkohë për UÇK dhe e dyta, që të garantohet lirim nga akuzat sesi të mos shembet gjithçka që është bërë ndërkohë", ka thënë Maroeviq.

Fuqia e ndikimit dhe forcës së provave

Deputetët e Parlamentit Shqiptar njoftuan se do t'ia paraqesin deklaratën e miratuar Këshillit të Sigurimit të KB, Parlamentit Europian, Asambleve Parlamentare të NATO, OSBE dhe Këshillit të Europës, qeverive mike e partnere dhe në radhë të parë-Dhomave të Specializuara në Hagë.

Maroeviq thekson se nuk mund të dihet nëse lëvizja e Tiranës do të ketë ndikim në gjykatë.

Sikurse bën të ditur, rrethanat në të cilat vendos Gjykata Speciale janë të panjohura. Në dallim nga Tribunali i Hagës ku sikurse thotë egzistonte pamje e qartë e asaj çka ndodhte pas kulisave, në këtë gjykatë kjo nuk dihet, as nuk dihej se si po shkonin hetimet.

“Kjo gjykatë sipas opinionit tim, bëri punë shumë serioze sesa bëri më parë Tribunali i Hagës për rastet në lidhje me UÇK. Dhe rasti i Limajt dhe Haradinajt, që ishin në tribunal, u ndoqën nga shumë polemika, nisur nga zhdukja e dëshmitarëve. Këtu këtë nuk e kemi në atë masë. Dhe kur ndodhi diçka, menjëherë njerëzit arrestoheshin dhe mbaheshin në paraburgim. A do të jetë vendimi i gjykatës politik dhe jo realisht ligjor, këtë nuk e dimë, por që sapo gjykoni politikanët, kjo deri diku quhet proçes politik. Nuk mund të përjashtohet nga e gjithë kjo pamja rreth asaj çka ndodhi, çka po ndodh sot dhe çfarë pritet që të ndodhë në Kosovë në të ardhmen", thotë ai.

Në anën tjetër Karaj beson se lëvizja e Tiranës nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në Hagë. 

“Në raste të tilla, në procedurat gjyqësore e veçanërisht në Hagë, duhet të kuptojmë më në fund se është pothuajse e pamundur që të ushtrosh presion apo ndikosh tek gjykata. Ajo çka duhej të ishte bërë në kohë, ishte lobimi në botën e praktikës gjyqësore. Pra, lobimi në 'korridoret' e Gjykatës së Hagës, sepse ky lobim është diçka normale. Ndërhyrjet e tjera janë të pamundura. Ne këtë nuk e bërëm. Ndoshta këtë nuk e bërën pasi nuk dinin si t’a bënin apo nuk donin t’a bënin", tha ai.

Dhe sipas vlerësimit të avokat Zhivanoviq as Kosovo as Shqipëria as parlamentet e tyre që miratuan deklaratën, nuk kanë forcë të tillë që të mund të ndikojnë tek Gjykata Speciale duke patur parasysh se këtë e formoi Unioni Europian.

“Nuk jam i sigurt se këto deklarata mund të ndryshojnë në ndonjë mënyrë rrjedhën e gjyqit, i cili vijon prej tre vitesh dhe të ndryshojnë pamjen që ka dhënë prokurori që faktikisht është e tillë. Duke marrë në pyetje dëshmitarët, gjyqtarët treguan shumë qartë provat që flasin jashtëzakonisht jashtëzakonisht për fajësinë e të katër të akuzuarve”, thotë Zhivanoviq.