Propozimi i Makronit, Sholcit dhe Borellit për zgjidhjen e krizës në veri: Presion i ri ndaj Prishtinës ose "kurth" për Beogradin?
Pas një jave tensioni në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë së BE Zhozef Borelli propozoi planin europian prej tre pikash për Kosovën-mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me pjesmarrjen e sërbëve dhe veçse pjesmarrjes së tyre në zgjedhje të fillohet puna për implementimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn përshëndesin iniciativën për qetësimin e tensioneve pas të cilës qëndron presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc, por shprehen dhe se propozimi nuk zgjidh problemet thelbësore për të cilat u shkaktua kriza çka është kryeministri kosovar Albin Kurti ku këmbëngul në refuzimin për formimin e BKS.
Ata shtojnë se gjithçka pas shtatë muajve, është kthyer në pikën fillestare, ku për këtë gjë, përfaqësuesit e sërbëve në nëntorin e kaluar braktisën institucionet, për të kërkuar pas 10 vitesh prej nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjen e detyrimeve prej Prishtinës në formimin e BKS dhe ndaljen e dhunës ndaj popullit sërb.
Borelli pas takimeve të veçuara që ndërmori me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidenten kosovare Vjosa Osmani së bashku me Makronin e Sholcin dje në Moldavi në kuadër të Samitit Europian, u shpreh se nëse këto kërkesa nuk përmbushen, do të pasohen me “pasoja serioze”.
Historiani dhe analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Graovac thotë për Kosovo onlajn se përmes propozimit të ri europian, kërkohet strategji për të shpëtuar Kurtin i cili nuk tërhiqet prej imponimit të kryekomunarëve ilegalë shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet vendore në katër komuna në veri ku pjsmarrja ishte 3,4% ku sërbët i bojkotuan.
"Propozimi në një farë mënyre është top i hedhur në terrenin e Beogradit i cili tashmë duhet të pranojë atë që sërbët nëntorin e kaluar braktisën institucionet, duke kërkuar ndalimin e aksioneve të njëanshme të Prishtinës dhe përfundimisht të formohet BKS e ndalimin e dhunës ndaj tyre. Prej nëntorit u kthyem në pikën fillestare. Gjithçka nisi me formimin e BKS dhe mos përmbushjen e saj e tashmë, sërish po kthehemi tek ajo. Gjithçka që ka ndodhur, ndodhi sepse BKS nuk u zbatua" shprehet Graovac.
Ky i fundit thotë se kërkesat të cilat i bëri prezente Borelli, nuk duhet domosdoshmërisht të shkojnë sipas radhës në të cilën ai i bëri të ditura-zgjedhjet, pjesëmarrja e sërbëve në to dhe formimi i BKS.
"Pikërisht prej dhunës së ushtruar ndaj tyre dhe joformimin e BKS, sërbët braktisën institucionet dhe refuzuan pjesmarrjen e tyre në zgjedhje. Pra, është veçse çështje prioritetesh. Nga njëra anë, propozimi europian për zgjidhjen e krizës është zhvendosje e caktuar sepse Makron, Sholc dhe Borelli e kanë bërë të ditur se është plotësisht e qartë se kjo situatë është e paqëndrueshme dhe se duhet gjetur ndonjë zgjidhje. Por kjo radhë prioritetesh duhet të ndryshohet” shprehet Graovac.
Ky i fundit shton se në këtë mënyrë, po tentojnë të lehtësojnë presionin nën të cilin u gjend Kurti dhe t'i japin hapësirë për të dalë nga kjo krizë që të mos eskalohet dhe mos të dëmtojë një herë e mirë marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e vet.
“Pas gjithë asaj që ndodhi, ishte e qartë se ata e shohin atë si fajtorin kryesor për eskalimin e situatës dhe ky është një lloj krijimi i një korridori për t'u rikthyer në procesin e negociatave, që në këtë mënyrë të organizohen zgjedhje të reja në veri me pjesmarrjen e sërbëve, e më pas do të punohet diku për BKS. Nuk do të habitesha nëse do të insistonin që sërbët të merrnin pjesë në zgjedhje, pikërisht sepse Kurtit do t'i jepej mbështetje të pranonte BKS. Megjithëse kjo për mendimin tim flet sërish në favor të faktit se ata nuk po e shohin realisht situatën në mënyrë thelbësore. Pasi Albin Kurti në thelb nuk dëshiron formimin e BKS. Ky është çelësi i problemit. Në fund të fundit, sërbët mund të shkojnë në zgjedhje, pavarësisht gjithçkaje dhe të bëjnë këtë lëshim e menjëherë pas tyre sërish të dorëhiqen kolektivisht. Gjithçka vjen në faktin se BKS është çelësi dhe se Albin Kurti nuk dëshiron t’a përmbushë” shprehet Graovac.
Hulumtuesi i lartë i OJQ Aktiv Igor Markoviq, mendon se propozimi i Makronit, Sholcit dhe Borellit për zgjidhjen e krizës në veri, është presion ndaj Beogradit dhe sërbëve të Kosovës për të marrë disa vendime, por presion ka dhe ndaj Prishtinës.
“Çdo përmendje e BKS është presion ndaj Prishtinës dhe autoriteteve të Kosovës ku shkakton nervozizëm serioz që e perceptojnë si presion. Organizimi i zgjedhjeve është gjithashtu presion si ndaj Kurtit ashtu dhe ndaj Vetvendosjes, sepse opozita do të ketë mjaft argumente për t’a kritikuar se ka braktisur sërish politikën e vet për të shkaktuar krizë të panevojshme. E në fund të fundit nëse implementohet propozimi europian, bie poshtë i gjithë aksioni në veri ku ishte absolutisht i panevojshëm dhe se nuk solli asgjë përveçse lëndimin e qytetarëve dhe ushtarëve të KFOR" thotë Markoviq.
Kur bie fjala për presion ndaj Beogradit dhe sërbëve të Kosovës, Markoviq thotë se po shkohet me shumë gjasa drejt insistimit të pjesmarrjes së Listës Sërbe në zgjedhje.
"Do të jetë fort e komplikuar kthimi i sërbëve në institucione sepse për shembull përfshirja në polici është bërë e ditur se rekrutët e rinj do t’u duhet të kalojnë në procedura të caktuara dhe pres që kjo të jetë mjaft problematike. Fatkeqësisht jo vetëm që po kthehemi në pozicionet e nëntorit të kaluar, por po kthehemi në prillin e vitit 2013 sepse sërish po flitet për integrimin e sërbëve nëpër institucione në veri, formimin e BKS dhe organizimin e zgjedhjeve. Të gjitha këto tema kanë qenë të 10 viteve të shkuara dhe po i’a nisim sërish nga zero" thotë Markoviq.
Ky i fundit mendon se pas gjithë këtyre presioneve ku janë dhe sanksionet e SHBA, Kurti nuk do të mund të mos pranojë fillimin e formimit të BKS vetëm se, pyetja e vetme, shton ai, është se sa hapësirë për manovrim do të ketë për Prishtinën për të reduktuar kompetencat e BKS të parashikuara në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
“Ata i referohen vazhdimisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për BKS por ky vendim nuk e shpalli antikushtetues mbarë konceptin e Bashkësisë, veçse disa pika. Dhe besoj se do të ketë vend për manovrim që përfundimisht të fillojë formimi i BKS” thotë Markoviq.
Ky i fundit thekson se aktualisht vështirë është të parashikohen lëvizjet e ardhshme të Kurtit dhe si do t'i përgjigjet propozimit europian për dalje nga kriza.
“Ai përsërit me këmbëngulje se kryekomunarët e rinj vendin e punës e kanë në godinat komunale dhe kritikave të Hovenierit si dhe prej SHBA dhe BE, ai përgjigjet se është zgjedhur nga populli dhe jo nga ambasadorët. Këtu sërish i dha shuplakë komuniteti ndërkombëtar dhe të pakta janë shancet që të ngelet pa reagimin e tyre. Kam frikë se kësaj radhe do t’i shkojë deri në fund, se do të bëjnë deklarata sesi i përkrah bashkësia ndërkombëtare, si është politika e qeverisë së Kosovës. është në linjë me SHBA dhe BE dhe në terren do të bëjnë të kundërtën”, thekson Markoviq.
Nga ana tjetër, sërbët theksojnë se nuk ka kthim në institucionet e Kosovës derisa të përmbushen kërkesat e tyre, para së gjithash formimi i BKS dhe ndalimi i dhunës, e kësaj i shtohen kushtet për kryekomunarët ilegalë shqiptarë dhe largimin nga komunat në veri të forcave speciale kosovare.

0 komentet