Vuçiq: Bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë veprime ndaj përgjegjësve për eskalimin e situatës në Kosovë

Aleksandar Vučić CNN
Burim: Screenshot CNN

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime vendimtare ndaj atyre kokëfortëve ku siç tha ai, janë përgjegjës për eskalimin e situatës në Kosovë të cilët kërcënojnë paqen dhe sigurinë në mbarë rajonin.

I ftuar në CNN amerikan, Vuçiq apeloi tek sërbët që të protestojnë paqësisht dhe me maturi.

"E di që këta njerëz janë të vendosur të luftojnë në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre elementare. Ata dëshirojnë të mbijetojnë, të ruajnë emrin dhe mbiemrin e vet, fenë e tyre dhe të kenë të drejtën të jetojnë aty ku kanë jetuar përherë. Këshilla dhe kërkesa ime është që t’a bëjnë gjithmonë me qetësi dhe të qëndrojnë të matur. Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i bëj thirrje të ndërmarrë veprime vendimtare ndaj atyre që janë kokëfortë të cilët po eskalojnë situatën në terren, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë në mbarë rajonin” ka thënë Vuçiq pasi është pyetur se cili do të ishte mesazhi i tij karshi njerëzve që po protestojnë në veri të Kosovës.

Vuçiq theksoi se egzistojnë dy gjëra thelbësore-që Sërbia të implementojë të gjitha detyrimet nga marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013, ndërsa Prishtina të zbatojë vetëm njërën-formimin e BKS, por jo.

"Ata këtë nuk e bërën, madje as nuk dëshiruan t’a bënin" tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se në veri të Kosovës u mbajtën zgjedhjet vendore me pjesmarrje prej 3.4% të cilat nuk janë legjitime pra siç tha, zgjedhje sa për t’u dukur.

"Nëse ndokund zgjedhje të tilla me pjesmarrje kaq të ulët, a do të quheshin legjitime?” pyeti ai.

Vuçiq tha se 97% e qytetarëve në veri, Albin Kurti i quan fashistë, ultranacionalistë, kriminelë...

"Nuk mundesh pa 97% të njerëzve dhe me vetëm 3%. Sërbët dëshirojnë siguri për veten dhe familjet” tha ai.

Presidenti sërb kujtoi se qysh kur Kurti ka ardhur në pushtet, janë shënuar 353 sulme etnikisht të motivuara, çka përbën numrin më të madh të sulmeve ndaj sërbëve qysh prej vitit 2008 nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Prej fillimit të vitit janë shënuar pesë lëndime të sërbëve civilë nga armët e zjarrit mes të cilëve dy fëmijë.

Pyetjes nëse Vuçiq u kërkoi sërbëve të bojkotonin zgjedhjet, ai u përgjigj se këtë nuk e ka bërë sepse ka qenë vendim i tyre.

"Ndaj kam kërkuar që të sqaroj faktet. Sërbët para vitit 2013, asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. E më pas pranuan që të merrnin pjesë në katër zgjedhje kosovare dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme. Qysh kur në pushtet erdhi Kurti, ky i fundit u ndaloi sërbëve pjesmarrjen në referendum dhe në zgjedhjet parlamentare sërbe dhe më e rëndësishme, është se nuk është formuar BKS, çka për sërbët është parakusht për të marrë pjesë në zgjedhjet kosovare" sqaron Vuçiq.

Pyetjes sesi de-eskalohet situata, ai u shpreh se Sërbia ka qenë dhe mbetet e përkushtuar t’u bëjë thirrje sërbëve të qëndrojnë të paqtë dhe të bëjnë gjithçka për stabilizimin e situatës të cilën po e destabilizon Prishtina pas të cilës para dy ditësh një sërb u qëllua me dy plumba pas shpine.

"Keqardhje që efektivët e Kfor u plagosën dhe këtë e kemi thënë menjëherë. U përballëm me protesta paqësore në të cilat dolën mësues, infermiere, mjekë... A mos ndoshta janë shantazhuar të dilnin-jo. Ata dëshirojnë që njësitë speciale të policisë kosovare të braktisin godinat të cilat asnjëherë nuk u përkasin atyre" ka thënë Vuçiq.

Pyetjes nëse ai ka kontroll ndaj demonsutruesve, ai tha se jo, por beson se shumica e njerëzve kanë treguar respekt karshi Sërbisë.

"Ajo çfarë mund të punojmë me partnerët ndërkombëtarë, BE, SHBA dhe të gjithëve në mbarë botën, është që të punojmë për një rajon stabil. Sërbia përbën 50% të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, 63% e investimeve të huaja direkte në rajon janë në Sërbi dhe neve nuk n’a duhet asnjëlloj eskalimi, por paqja. Për këtë sugjerova ‘Ballkanin e Hapur’. Na nevojitet liria e lëvizjes" ka shtuar presidenti i Sërbisë.

Pyetjes se çfarë nevojitet që Sërbia të njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj-se kjo pyetje nuk qëndron.

"Plani franko-gjerman parashikon proces të normalizimit të marrëdhënieve. Ky është parakusht për përparimin e Sërbisë, por dhe të Kosovs në rrugën europiane. Ne njohim Kartën e KB, rezolutën e KB dhe gjithmonë jemi të gatshëm të bisedojmë rreth zgjidhjeve të kompomisit. Përherë kemi qenë të gatshëm për këtë. Pyetja e drejtë është se përse dikush kërkon të eskalojë situatën" shtoi ai.

Vuçiq theksoi se në media mjaft është dëgjuar se Sërbia synon të sulmojë vendet e rajonit përmes udhëzimeve të Vladimir Putinit, por kjo nuk ndodhi.

Duke kujtuar kritikat ndaj autoriteteve të Kosovës prej ambasadorit amerikan në Prishtinë, dhe i pyetur se cila është “vija e kuqe” e Sërbisë, ai tha se është i kënaqur me deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken, si dhe deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Makron, i cili bëri prezente sesi qëndrojnë gjërat në terren.

“Duke folur për detyrimet sërbe, ne veprojmë 100% në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës të lidhur me NATO. Nuk kemi hyrë me asnjë ushtar në territorin e Kosovës, nuk kemi shkelur asnjë rregull ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim profesional në terren me KFOR dhe NATO. Mendoj se do të jemi në gjendje t’a mbajmë këtë bashkëpunim profesional me NATO. Pikërisht sot kemi pasur një deklaratë prej Manastirit të Deçanit, në të cilin janë shprehur fjalët më të bukura për ushtarët italianë të KFOR, të cilët qysh në fillim e mbrojtën atë prej sulmeve” përmbylli ai.

Para lidhjes direkte në programin televiziv të CNN të presidentit Vuçiq, analisti amerikan duke sqaruar shkaqet e tensioneve të reja në Kosovë, kujtoi se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013, e cila, shtoi ai, nuk është zbatuar, si dhe Marrëveshja e Ohrit e cila u nënshkrua së fundmi.

Gjithashtu ka raportuar se në zgjedhjet lokale në veri pjesëmarrja ka qenë 3.4%, ndërsa kryetarët e komunave janë zgjedhur me 141 vota.

Në emision ka raportuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier ku tha se kjo krizë ishte e panevojshme dhe se aksioni i policisë nuk ishte i koordinuar me SHBA dhe se Uashingtoni dëshiron që kryetarët e rinj të punojnë nga lokacione alternative dhe që policia të tërhiqet prej godinave komunale.