Sa vlejnë garancitë ndërkombëtare për Sërbinë dhe sërbët e Kosovës?
Avokat Nebojsha Vllajiq ka thënë dy ditë më parë se klienti i tij Nenad Orlloviq të cilin forcat speciale të policisë kosovare e arrestuan të premten në Mitrovicën e Veriut, mbi të rëndon edhe përfshirja në vendosjen e barrikadave nga sërbët vitin e kaluar në veri të Kosovës. Më herët prokuroria kosovare pas arrestimit të sportistit Millun Millenkoviq, bëri të ditur se ndaj tij rëndojnë edhe “ngjarjet para godinës së komisionit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut" në dhjetor të vitit të kaluar.
Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO në fund të vitit të kaluar, i ofruan garanci Beogradit se sërbët të cilët ishin pjesmarrës në protesta si pasojë e vendimeve dhe veprimeve të njëanshme të qeverisë së Albin Kurtit, nuk do të arrestohen, ndërsa presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq kujtoi më herët se garancitë e dhëna janë shkelur.
Veç kësaj edhe shumë marrëveshje të nënshkruara në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës, garantues i së cilës është BE, gjithashtu nuk janë zbatuar.
Si krijimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, por edhe marrëveshja që u arrit për targat, të cilat disa herë ishin shkaktarë të ngritjes së tensioneve dhe krizave në veri të Kosovës.
Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se garancitë e dhëna nga fuqitë e mëdha nuk e kanë peshën që kishin në politikën e dikurshme. Nga ana tjetër, ata deklarojnë se marrëveshjet janë të nevojshme, sepse ato janë bazë për arritjen e zgjidhjeve paqësore politike dhe diplomatike, por përvoja tregon se nuk duhet të mbështetet plotësisht në to.
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Aleksadar Mitiq, thotë se garancitë ndaj Sërbisë që erdhën prej Perëndimit, kurrë nuk janë respektuar ndaj sipas tij, mospërmbushja e tyre mund të befasojë vetëm shumë naivët apo ata që harrojnë shumë.
“Kështu ka qenë në të gjitha konfliktet e viteve ‘90, veçanërisht në rastin e Kosovës e Metohisë”, tha Mitiq për Kosova Onlajn.
Mitiq kujtoi rastin e Misionit Verifikues të OSBE në Kosovë i cili drejtohej nga Uilliam Uoker.
“E cila shërbeu për përgatitjen e agresionit të NATO-s në vitin 1999, garanci të ndryshme të NATO-s brenda komandës së KFOR-it që shërbenin për përgatitjen e shqiptarëve për të rrethuar integritetin territorial të “Kosovës së pavarur” dhe për të shembur rezistencën sërbe e garancitë e BE në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit që shërbeu për të shkatërruar praninë e shtetit sërb në K&M e në këmbim nuk përmbushet as minimumi-BKS” thotë Mitiq.
Sipas këtij të fundit as në momentin aktual nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha nga dhënia e garancive.
“Ky rast është dhe sot. Thjesht, Perëndimi u jep gjoja garanci sërbëve vetëm për të fituar taktikisht kohë dhe për të avancuar në misionin e tij të legalizimit të 'shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës', e cila rrëzoi në mënyrë të pakthyeshme rendin juridik ndërkombëtar në vitin 2008” përmbyll Mitiq.
Komentatori i politikës së jashtme dhe korrespondenti shumëvjeçar i Politikës nga Berlini, Mirosllav Stojanoviq, gjithashtu beson se në rastin e garancive të dhëna nga vendet perëndimore, u shkua deri tek relativizimi i plotë i diçkaje që dikur nënkuptonte diçka.
“Kjo dikur shihej si një lloj letre e shenjtë. Kur bëhen disa marrëveshje dhe kur jepen garanci, ato duhet të mbahen, madje edhe kur janë verbale kur nuk duhet të shkruhen. Megjithatë, gjithçka është kthyer, sepse janë në diskutim interesat e vendeve që mund të shkelin marrëveshjet. Fjala është për vende që kanë fuqi ushtarake, ekonomike e politike, ata këto marrëveshje i ndërpresin në interes të tyre kur nuk u vijnë për shtat” shprehet Stojanoviq.
Ky i fundit thotë se kjo është bërë më e shpeshtë kohët e fundit dhe si shembull drastik përmend situatën në Ukrainë, por edhe çështjen e Kosovës.
“Nuk respektojnë as të themi të ashtuquajturat marrëveshje që janë bërë në Bruksel dhe shumë prej këtyre marrëveshjeve nuk realizohen ndonëse pas tyre qëndrojnë vende të mëdha të BE para së gjithash Gjermania dhe garantuan atë që nuk e zbatuan, ndaj ndodhemi në një situatë ku për këto marrëveshje, nuk mund të flasim më seriozisht e kjo sigurisht vlen edhe për të gjitha garancitë e dhëna nga vendet e mëdha” thekson Stojanoviq.
Sipas fjalëve të tij, marrëveshjet megjithatë janë të nevojshme, sepse çdo krizë duhet të zgjidhet përmes rrugës diplomatike, marrëveshjeve dhe respektimit të garancive.
"Tani është shumë më e vështirë t'i bësh pa pasur ndjenjën se ajo që merr nga garancitë në një moment, do të relativizohet ose do të shtyhet ose nuk do të bëhet fare. Problemi është tek besueshmëria e këtyre garancive. Disa marrëveshje duhet të bëhen, sado që të dyshojmë tek to, sepse tek to krijohet një lloj sigurie se disa fusha të minuara nuk do të aktivizohen në një orë, për shkak të targave, në tjetrën për shkak të taksave mbi mallrat, ose tani në një situatë të pasigurisë ekstreme ku sërbët e Kosovës, kur vijnë në Sërbinë qendrore, nuk e dinë se kush do t'i presë dhe se kur të kthehen do të arrestohen apo jo, është ndjenjë e pasigurisë ekstreme, ndaj duhen bërë disa marrëveshje sado që të dyshojmë tek to, ata mund të arrijnë diçka në një moment”, thotë Stojanoviq.
Ky i fundit kujton marrëveshjen mes Sërbisë e Kosovës në Uashington në kohën e presidentit amerikan Donald Tramp, e cila thotë se tashmë është hedhur plotësisht.
"Ai kishte ide të mirë për t'i lehtësuar gjërat ekonomikisht dhe për të krijuar atmosferë më të qetë në të cilën lëvizjet politike, të papëlqyeshme nga njëra anë apo tjetra, mund të bëhen më lehtë dhe këtë e hodhën poshtë demokratët" thotë Stojanoviq.
Sipas fjalëve të tij i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, Marrëveshjen e Ohrit e ka interpretuar se praktikisht i jep Kosovës legjitimitet të plotë, ndonëse në marrëveshje nuk ka një gjë të tillë.
“Qëllimi i SHBA është që me këtë lëvizje të mbushin disa fusha që do të veprojnë në mënyrë që Kosova t'i afrohet qëllimit që kanë përkrahësit e pavarësisë së saj dhe shtetet e fuqishme të mos heqin dorë nga kjo ide. Nuik duhet të çuditet që ata nuk i respektojnë garancitë që japin, por situata më e keqe është se pengjet e gjithë kësaj historie dhe situatë e pasigurt, premtime që nuk u realizohen, më shumë ndaj sërbëve në Kosovë” përmbyll Stojanoviq.



komentet