Vuçiq: Shteti nuk do të lejojë pogrom ndaj sërbëve të Kosovës, besoni tek udhëheqja e tij
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq luti qytetarët që të kenë besim tek udhëheqja e tyre duke theksuar se shteti nuk do të lejojë pogrom të sërbëve të Kosovës dhe i luti ata që udhëheqjes t’u japin shancin se deri në momentin e fundit do të shmangin aksionet e Sërbisë.
"Na jepni shancin të ndërtojmë marrëdhënie dhe me SHBA dhe me Europën, na jepni shancin për të egzistuar. Na duhet të jemi të kujdesshëm, të llogarisim përgjegjësitë, të kujdesemi për ato që thotë perëndimi, lindja, jemi të vegjël, nuk mundemi të vetëm" ka thënë Vuçiq.
Siç tha ai, askush në vend nuk vë re se dhe amerikanët kanë momente të caktuara qëndrim të ndryshëm ndaj Sërbisë dhe thekson se këtë as vetë ai nuk e beson, por ajo që është e vërtetë është se nuk kanë të njëjtin qëndrim si në vitet ’90.
"Kanë qëndrim të mirë, por nuk do t’a ndryshojnë raportin ndaj Kosovës dhe ata mendojnë se kjo është gjë e ndarë ndërsa ne nuk mendojmë kështu" ka thënë presidenti.
Vuçiq ka thënë se më vonë do të ketë takim me sërbët e Kosovës dhe theksoi se kanë dëgjuar se shteti ata do t’i mbrojë, ka qenë përgjigja e tij pas pyetjes së gazetares nëse duhet që t’u thotë se duhet të luftojnë.
"Kur i pyes se çfarë duhet të bëj, të gjithë heshtin, thonë se amerikanët na duan të keqen, unë nuk mendoj kështu, po çfarë të bëjmë" thotë Vuçiq.
Duke thënë se po e quajnë tradhtar, Vuçiq tha se është i vetmi që nuk ka ekstraduar askënd drejt Hagës.
"Ushtria jonë nuk egzistonte, sot është 100 herë më e fortë sesa në kohën e Ponoshit dhe të tjerëve, policia jonë 100 herë më e përgatitur dhe më serioze, siguria në rrugët tona është më e lartë sesa në qytetet e tjera europiane, neve na nevojiten investimet. Këto na mbajnë në kushtet e inflacionit, kushte të tilla janë shpëtim për investimet e huaja direkte" ka theksuar Vuçiq.
Siç tha ky i fundit, nën kushte lufte nuk do të mund të fitonim Ekspo 2027, çka do të sjellë vrull dhe qëndrueshmëri për mbarë Sërbinë.
Duke komentuar deklaratat e Borko Stefanoviqit i cili mendon se policët kosovarë duhen liruar, Vuçiq thotë se të gjithë nga opozita këtë e thanë qysh prej ditës së parë.
"Për mua ka domethënie më shumë se çfarë tha Orban, sepse ai di se kjo është e vetmja që kanë kundër nesh në Bruksel. Tani vijnë me prova të pretenduara sesi po hanë sanduiçë dhe ne kemi rrëfimin se humbi duke kërkuar kërpudha. Kjo është për organet kompetente, nuk besoj se mund të kalojë pa aktakuzë, di që janë arrestuar në territorin e Sërbisë qendrore, posedoj edhe videon dhe të gjitha materialet tjera, i kemi ofruar komunitetit ndërkombëtar që të gjithë policët tanë të pyeten në makinën e së vërtetës se në cilin vend i ndaluan policët kosovarë, por kjo po përdoret për fushatë të ashpër ndaj Sërbisë, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit thekson se të gjithë po flasin kundër këtij arrestimi dhe gjermanët, amerikanët, anglezët, Kurti.
Siç thotë ai, pozicioni i Stefanoviqit është politikisht legjitim, por duhet të ndalohen ata që gjenden në territorin që kontrollohet.
"Për këtë që hanë dhe pinë, fola metaforikisht, di që pinë çfarë dëshirojnë dhe këtë e thashë për të bërë dallimin mes të këqinjve tanë në paraburgim dhe atyre që kanë të gjitha të drejtat. E di përse e thanë këtë, por pyes a mos është Kurti destruktiv, ai dëshiron luftë, sepse ka qenë ai që ju e keni lavdëruar, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut, dhe përdor qese të zeza në kokë. Sillet ndaj të arrestuarve tanë duke sharë nënën e tyre sërbe, e më pas i godet me qytën e armës në fytyrë, i lidhin e i qëllojnë. Llune Millenkoviq është i mbuluar me rrathë të errët poshtë syve. Edhe ndaj të tjerëve kështu silleshin. Ndaj thashë që këta këtu askush nuk i preku, se mund të hanë çfarë të dëshirojnë nga ëmbëlsirat e deri tek Koka-Kolat” ka thënë Vuçiq.
0 komentet