Samiti i OSBE në Shkup: Pritshmëri zhgënjyese apo pilulë hidhëruese kthjelluese
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut sot u mbyll seanca e 30 e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtëm të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian.
Samiti në Shkup mblodhi 57 shtete anëtare dhe 11 vende partnere të OSBE, ndërsa përfundimi i përgjithshëm është se në vend të "fillimit të ri" dhe kthimit tek parimet themeluese dhe "frymës së unitetit", kjo organizatë tregoi pafuqishmëri dhe ndasi rreth sfidave kryesore të sigurisë në botë.
Nënkryetarja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish ambasadorja pranë OSBE Branka Llatinoviq vlerëson për Kosovo onlajn se mesazhi kryesor në samitin ministerial të OSBE në Shkup ishte shtrirja e tentakulave të luftës në pjesën lindore të Europës dhe theksoi rëndësinë e aprovimit të Deklaratës së luftës kundër korrupsionit.
Mesazhet kryesore, thekson Llatinoviq, i janë përcjellë ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, e në këtë mënyrë Rusisë, rreth nevojshmërisë së respektimit të Aktit Final të Helsinkit, ndër të tjera, si parimi i parë dhe më i rëndësishëm i respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetin e shteteve dhe se ky konflikt duhet të përfundojë.
“Në kontekstin e kësaj, ka pasur mungesa përkatëse të një numri shtetesh pjesëmarrëse, duke marrë parasysh praninë e ministrit të punëve të jashtme. Temat e tjera kishin lidhje me atë çfarë është aktuale në vetë punën e OSBE, pra organet e veta, para së gjithash të lidhura me ndryshimet klimatike, por edhe me gjithçka që po ndodh në Europë dhe rreth nesh, përfshirë rajonin tonë, dhe këtu duhet theksuar se dokumenti më i rëndësishëm, për mendimin tim, për momentin, i cili u miratua në ditën e parë të samitit, është Deklarata e cila u nënshkrua prej ministrave të punëve të jashtme rajonal, në luftën kundër korrupsionit. Në këtë mënyrë i’u dha rëndësia OSBE në rajon në luftën kundër korrupsionit, pra mbështetje dhe ndihmë për shtetet, mbi të gjitha në kontekstin e forcimit të atyre instrumenteve ligjore, bashkëpunimit policor jo vetëm rajonal por tashmë është dhe problem global, ndalja dhe reduktimi në minimumin e mundshëm” tha Llatinoviq.
Korrenspodenti shumëvjeçar i Politikës nga Shkupi Zhelko Shajn thekson për Kosovo onlajn se sado pesimistë apo që është parë negativisht takimi dyditor në Shkup, pozitive është se gjithë shtetarët e rëndësishëm morën pjesë në Këshillin e Ministrave të OSBE.
Sipas fjalëve të tij ajo që të gjithë shtetarët e rëndësishëm nuk u takuan-nuk do të thotë se nuk ka perspektivë për paqe pasi me ardhjen e tyre dëshmuan se mund dhe duhet të negociohet dhe të bien në marrëveshje rreth të ardhmes.
“As nuk mund të prisnim se kjo do të ndodhte papritmas, menjëherë. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk u ftua për dy vjet në seancën e OSBE dhe nuk mund të prisnim se kjo do të ndodhte tani që ai të ulej me të dhe sekretari i shtetit Blinken, pasi e dimë që këta dy persona janë përfaqësues të shteteve janë mjaft të përgjegjëse për paqen në botë dhe në bazë të lëvizjeve të të cilëve aktualisht kemi ndasi joformale mes lindjes dhe perëndimit. Një prej mesazheve bazike ku mund të përcillen prej këtej, nga të gjithë ministrat e jashtëm-është se mund të shpresojmë për dialogun dhe paqen në botë”, ka thënë Shajn.
Ky i fundit thekson se Këshilli i Ministrave të OSBE është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.
“Për Maqedoninë kjo ngjarje është shumë e rëndësishme, sepse edhe një herë është dëshmuar se nuk ka të mëdhenj e të vegjël, por ka shumë të rëndësishëm, të çmueshëm dhe ata që pajtohen për situatë të caktuar”, shton Shajn.
Siç thotë ai, vendi me dy milionë banorë, i dalë nga shpërbërja e RSFJ, arriti të dëshmojë si në kuadër të "Ballkanit të Hapur", se është një nga situatat më domethënëse është-paqja.
“Është dëshmuar se në cilën mënyrë kjo formulë e ‘Ballkanit të Hapur’ mund të transferohet edhe tek organizatat ndërkombëtare të formatit të madh, ku me kapacitet të plotë diskutohet ashtu sikurse ishte sot. Dhe se, në fakt, vendet e vogla mund të jenë shembull se si duhet punuar dhe siguruar që çdo person të ketë të drejta themelore, dhe se e drejta ligjore duhet të kthehet në vendin e vet dhe se politikanët duhet të marrin përsipër vendime të ndërgjegjshme dhe të rëndësishme për paqen në botë. Dhe kjo do të ketë jehonë nga Shkupi kësaj radhe”, tha Shajn.
Vlerësimi unanim është se në OSBE ndasitë janë më të mëdha se kurrë ndonjëherë, ndërsa bllokimi i disa vendimeve thuajse e vuri në pikëpyetje të ardhmen e kësaj organizate. Pyetjes nëse pjesëmarrësit në Shkup morën pjesë tek fillimi i fundit apo rimëkëmbjes së OSBE, Shain thotë se, megjithatë, ata ishin dëshmitarë të ringjalljes së organizatës.
“Nuk besoj se kemi qenë pjesmarrës të shkatërrimit të një organizate ndërkombëtare, mendoj se kemi qenë pjesmarrës të ringjalljes së organizatës e cila pajtohet për paqe në botë dhe e cila jep inpute në atë mënyrë që duhet dhe që punon”, theksoi ai.
Siç thotë ai, në çdo familje, shtet, në çdo ndryshim sistemi, egziston dhimbje të cilat duhen kapërcyer, kështu që dhe OSBE ndeshi në të tilla situata.
“Mendoj se kjo në Shkup ndodhi, në atë kur Blinken zbarkoi këtu, duke biseduar si partner strategjik me maqedonasit dhe në të njëjtën kohë erdhi dhe Lavrov, i cili nuk kishte të drejtë të bisedonte si partner strategjik me Maqedoninë, pasi është pjesë e NATO, por kur bëni prerje tërthore të ardhjes së tij, kjo do të thotë se mund të pritet dialog drejt paqes, por dhe tek kjo nuk mundesh përgjatë natës” përmbylli Shajn.
0 komentet