Në Shkup pa vendime të mëdha, vetëm kompromis i kalbur
Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Shkup prej të cilës pritej shumë si pasojë e ardhjes së shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov, përfundoi pa vendime të mëdha, në fakt veçse nën "kompromis të kalbur".
Vendet anëtare mundën të dakordësohen rreth kryesueses së re-Maltës e cila vitin e ardhshëm të përfaqësojë OSBE. Megjithatë dhe ky është vendim “jalist” duke patur parasysh se kandidonte Estonia dhe se javën që shkoi tentuan që dhe atë t’a “shtynin". Kur shikon se nuk ka konsensus, zgjedhja bie tek Malta si zgjidhje kompromisi.
Gjithashtu vendimi për zgjatjen e mandatit të funksioneve drejtuese në OSBE-sekretarit të përgjithshëm të organizatës, drejtorit të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (ODIHR), Komisionerit të Lartë për Minoritetet dhe të dërguarit për lirinë e medias-vetëm pak ditë para përfundimit të mandatit është kompromis i “kalbur”. As në periudhën e ardhshme nëse nuk zgjidhet konflikti me Rusinë, nuk do të jetë e mundur të zgjidhet kjo çështje në mënyrë të përhershme.
Takimi në Shkup ishte një tjetër në serinë e takimeve të OSBE në të cilën u shfaqën konfrontime mes Rusisë dhe Perëndimit. Ashtu sikurse në disa media raportuan, Këshilli i Ministrave ishte tubim "Të gjithë kundër njërit, një kundër të gjithëve". Ministrat e vendeve perëndimore hodhën akuza kundër Moskës dhe Lavrov shprehu pikëpamjen e tij për sjelljen e paqëndrueshme të Perëndimit kur bëhet fjalë për të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e OSBE, mosrespektimin e marrëveshjeve.
Ndonëse Kosova dhe Sërbia nuk ishin temë e seancës së Këshillit të Ministrave, ato u diskutuan në këtë tubim, në konferencat e shtypit të Lavrovit dhe në konferencën përmbyllëse për gazetarët. Një gazetar në të dy konferencat për shtyp, kërkoi dënimin e “agresionit të Sërbisë ndaj Kosovës dhe shkaktimin e tensioneve në Ballkan.” Skandal në llojin e vet është çka kryesuesi i OSBE dhe shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, në konferencën zyrtare të kësaj organizate duke thënë se shpreson që Kosova të bëhet së shpejti anëtare e OSBE.
Ai megjithatë, pranoi se në OSBE vendimet merren me konsensus, kështu që nuk është e mundur të arrihet ky qëllim i cili në të kaluarën në shumë raste e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në forume të ndryshme të OSBE.
Këshilli i ministrave të OSBE në Shkup për shkak të gjithë kësaj, nuk do të hyjë në analet historike si tubim që kontribuoi në zgjidhjen e konfliktit të madh, veçse si konferencë në të cilën pas refuzimit të kryesuesit të mëparshëm, sërish në tryezë u gjend përfaqësuesi rus.
0 komentet