Daçiq: Nuk mundet që integriteti territorial i Ukrainës apo kujtdo vendi, të jetë më i rëndësishëm se integriteti territorial i Sërbisë

Skopje_231130_Savet ministara OEBS_Ivica Dačić 05
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë mbrëmjen e sotme në Shkup pas pjesmarrjes në seancën plenare të këshillit të ministrave të OSBE, se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e kësaj organizate pasi Sërbia me këtë kurrë nuk do të pajtohet duke theksuar më tej se nuk mundet që integriteti territorial i Ukrainës apo kujtdo vendi tjetër, të jetë më i rëndësishëm se integriteti territorial i Sërbisë.

Duke qenë se ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë në seancë përmendi se Kosova duhet të bëhet anëtare e OSBE, Daçiq në deklaratë dhënë gazetarëve, kujtoi se në këtë organizatë vendimet merren me konsensus e për pasojë Kosova nuk do të mund të bëhet kurrë anëtare e saj, pasi Sërbia nuk do të pajtohet.

“Duke marrë parasysh se shumë herë sot është përmendur çështja e integritetit territorial, nuk mundemi të pretendojmë se integriteti territorial i Ukrainës apo i ndonjë vendi tjetër është më i rëndësishëm se integriteti territorial i Sërbisë. Është hipokrite që kushdo të flasë rreth nevojshmërisë që të mbrojë principet e integritetit territorial, e më pas haptazi sugjeron shembjen e integritetit territorial të Sërbisë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se ambasadori i Sërbisë në OSBE Zharko Obradoviq është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vendeve mike, duke i informuar për situatën në Kosovë.

Në këtë kuptim, Daçiq kujtoi se misioni OSBE organizoi zgjedhjet në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe tani, thotë ai, Albin Kurti nuk do t'i ftojë as në zgjedhjet në Kosovë, ndërsa nuk lejon sërbët të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

"Ja, që kemi arritur në mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit" vuri në dukje Daçiq.

Ai theksoi dhe se problemet që ekzistojnë pothuajse e kanë ndalur punën e OSBE, si pasojë e gjithçkaje që po ndodh në marrëdhëniet ndërkombëtare, pra lufta në Ukrainë, bllokadat e ndërsjellta...

“E vetmja herë kur në OSBE është marrë vendim pa konsensus, ka qenë rasti i Jugosllavisë, atëherë u vendos parimi “konsensus minus një”. Atëherë dhe kurrë më. Tani pothuajse të gjitha vendimet kanë qenë të paralizuara dhe për këtë ideja e diplomatëve perëndimorë dhe vendeve ishte që Lavrovit t’i mundësohej ardhja në takim pasi duket qartë se pa Rusinë nuk munden të merren vendime të caktuara” ka thënë Daçiq.

I vetmi vendim që është marrë është që vitin e ardhshëm OSBE kryesohet nga Malta, por prej tre apo katër vitesh nuk ka asnjë vendim politik, deklaratë, rezolutë pasi nuk ka dakordësi.

“Tani madje nuk mund të merren vendime as për buxhetin dhe as për mandatet e të katërtve-sekretari i përgjithshëm, drejtori Odhir, komisioneri për lirinë e medias dhe komisioneri për minoritetet. Paralizë e përgjithshme e organizatës, ndërsa ne mbrojtëm gjetjen për të gjetur gjuhën e përbashkët pasi OSBE u themelua për të qenë platformë për tejkalimin, parandalimin, ndaljen e konflikteve dhe paralajmërimin e hershëm në mënyrë që drejt këtyre mos të shkohet" ka shtuar Daçiq.

Fatkeqësisht, konstaton se koha ka sjellë skenë tjetër politike në planin ndërkombëtar ku dhe sot dëgjohen vlerësime të ndryshme apo dhe dënime, por pa marrëveshje.

"Ndërsa e rëndësishme është që në këtë kontinent të mbizotërojë ndonjë marrëveshje. Nuk duhet dashuri, por duhet të egzistojë marrëveshja, veçanërisht kur është në diskutim siguria. Nëse dëshironi paqe, nevojitet që të gjithë të marrin pjesë dhe të ulen në të njëjtën tryezë, të gjendet zgjidhja dhe deri tek dialogu të sillet ndonjë marrëveshje ku do të mundësonte përfundimin e luftës. Ne do të përpiqemi të ndihmojmë tek kjo maksimalisht, por jam i sigurt se kjo varet nga fuqitë e mëdha” ka thënë Daçiq.

Pyetjes nëse konfuzioni në OSBE flet se ky është "fillimi i fundit" i luftës në Ukrainë, Daçiq u përgjigj se kjo është e mundur, por ende nuk beson se diçka e tillë është reale, pasi vështirë që palët kundërshtare do të mund të pajtoheshin rreth asaj se cili do të ishte fundi i luftës.

“Në situatën e tashme e vetmja gjë që është realiste, është të shkohet deri tek armëpushimi i përkohshëm, e për këtë kërkohet pëlqimi i të gjitha palëve. Por, shpresoj se ndoshta kjo mund të nënkuptojë se ky është fillimi i pamjes tjetër të krizës” tha Daçiq duke kujtuar se vitin e kaluar në Poloni mikpritësit, nuk ftuan Rusinë, ndërsa këtë vit disa ministra nga Europa Perëndimore kërkuan nga mikpritësit vendas një gjë të tillë.

Për konstatimin se Entoni Blinken dhe Sergej Lavrov nuk janë takuar, por nëse do të ndodhte, mund të ishte mesazh i nisjes së dialogut, Daçiq tha se ata duhet të takohen më shpesh, sepse kjo është mënyra për kapërcimin e problemit.

"Nëse do të takoheshin më shpesh, sigurisht që nuk do të shkonte tek luftërat” vuri në dukje Daçiq.

U takova me Lavrovin, por nuk patëm takim dypalësh

Daçiq tha gjithashtu se gjatë qëndrimit në Shkup, është takuar me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, por nuk ka pasur takim bilateral.

"Nuk patëm takim dypalësh. Unë jam këtu shkurtimisht, nuk mund të qëndroj më gjatë. U pamë, por nuk patëm takim dypalësh", tha Daçiq duke i’u përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ai ishte takuar me Lavrov.

Rreth shtyrjes së riregjistrimit: Prishtina do të bëjë çmos për të përmbushur marrëveshjen

I pyetur për situatën në Kosovë dhe vendimin e Prishtinës për vazhdimin e riregjistrimit të automjeteve, Daçiq tha se nuk ka detaje për këtë, por që është i sigurt se qeveria në Prishtinë do të bëjë çmos për të zbatuar çdo marrëveshje të mundshme dhe imponojë historinë e saj që do të mbante eskalime.

"Ky është paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar," tha Daçiq.

Ministrat e punëve të jashtme të Europës Juglindore nënshkruan deklaratën për luftën kundër korrupsionit

Ministrat e punëve të jashtme të Sërbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë sot në Shkup nënshkruan deklaratën e përbashkët me temën e luftës kundër korrupsionit.

Firmën në dokument e vendosën shefat e diplomacisë Ivica Daçiq, Filip Ivanoviq, Bujar Osmani, Elmedin Konakoviq dhe Igli Hasani, ku në deklaratën e përbashkët si pikat kyçe theksuan promovimin e mjeteve dixhitale për zbulimin e hershëm kriminal, parandalimi i korrupsionit dhe rritjen e transparencës, përdorimin efektiv të mjeteve të rikuperimit dhe rritja e kapacitetit për të reduktuar rreziqet që lidhen me asetet dixhitale, si kriptovalutat, në kontekstin e pastrimit të parave.

Në prononcimin për gazetarët, Daçiq tha se kjo më shumë si “kontroll” detyrimi në bashkësinë ndërkombëtare, por çështja më e madhe është se çfarë do t’a ndryshojë këtë, ndonëse Sërbia do të japë kontributin e vet maksimal.

“Kjo duhet të firmoset fillimisht nga ata që janë pjellja e korrupsionit, shtetet e mëdha që e kanë transferuar dhe legalizuar korrupsionin, pra është e ligjshme kur dikush lobon me ta, ndërsa këtu është vjedhja dhe korrupsioni... Doja që ne të jemi sheembull i luftës kundër korrupsionit dhe mundemi të bëjmë shumë, vetëm që të mos rezultojë se ka më shumë korrupsion në Ballkan, sesa aty ku ka lindur”, tha Daçiq dhe shtoi se janë tre apo katër vende nga rajoni që duhet që më parë t’a kishin firmosur atë dokument.