Sërbia sërish në Këshillin egzekutiv të Unesko-bastion i fortë për trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë
Rizgjedhja e Sërbisë në Këshillin Egzekutiv të UNESKO përveç konfirmimit të reputacionit të saj në këtë organizatë, do të jetë mbështetje shtesë për Beogradin në vazhdimin e luftës ndaj tentativës së Kosovës për t'u bërë anëtare në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara. për arsimin, shkencën dhe kulturën. Po ashtu, prania në këtë organ të UNESKO është domethënëse për shkak të synimeve të pambuluara të Prishtinës që trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë, t’a përkthejë në "kosovare".
Në Këshillin Egzekutiv në votimin e mbajtur më 15 nëntor u zgjodh dhe Shqipëria dhe pas shpalljes së rezultateve, ambasadorja shqiptare në UNESKO, Besiana Kadare, deklaroi se “Kosova është projekt që do të punohet”, se ajo “ ka vendin e vet” në UNESKO dhe se anëtarësimi në atë organizatë do të ndodhë herët a vonë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, megjithatë ka një këndvështrim tjetër. Ai tha për Kosova Onlajn se edhe pse shumë vende të botës do të vazhdojnë të bëjnë presion për pranimin e Kosovës në UNESKO, votat që mori Sërbia janë tregues i qartë se “kjo nuk do të ndodhë kurrë”.
Po ashtu dhe ambasadorja e Sërbisë pranë UNESKO, Tamara Rastovac Siamashvili, ka deklaruar se Kosova nuk ka mbështetje për anëtarësim në UNESKO.
Gjatë zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Egzekutiv, Sërbia ishte në grupin e vendeve të Europës Lindore dhe mori më shumë vota-137. U zgjodhën edhe Shqipëria me (134 vota), Sllovakia (117) dhe Çekia me 99 vota.
“Për ne është vlerësim i madh që morëm më shumë vota brenda grupit tonë. Në kushtet kur kishte shumë kandidatë, morëm 137 vota. Ky është vlerësim i madh për Sërbinë” beson Daçiq.
Shefi i diplomacisë sërbe ka thënë për portalin tonë se zgjedhja e Sërbisë në Këshillin Egzekutiv për të tretin vit radhazi, është sukses i madh diplomatik dhe vlerësim për politikën e jashtme që udhëheq sepse përpiqet që të ketë qasje të balancuar kur është fjala për të gjitha problemet në botë.
“Ky është vlerësim i madh për punën e deritashme të Sërbisë, sepse Sërbia ka qenë kryesuese e Këshillit Egzekutiv mandatin e kaluar. Shefja e misionit tonë, Tamara Rastovac Siamashvili, ishte kryesuese dhe puna e saj u vlerësua nga drejtori i përgjithshëm dhe të gjitha shtetet anëtare si jashtëzakonisht të suksesshme” ka thënë Daçiq.
Siç thotë, anëtarësia në Këshillin Egzekutiv, do të thotë dhe siguri e madhe që Sërbia mundi të mbrojë prioritetet e veta kur është fjala për çështjet e interesave shtetërore e nacionale.
“Për ne është shumë e rëndësishme trashëgimia jonë kulturore në Kosovë e Metohi rreth të cilës është bërë beteja gjatë gjithë këtyre viteve pasi pala shqiptare po mundohet t’a zhvendosë që kjo të mos jetë më trashëgimi sërbe dhe që kjo trashëgimi të jetë trashëgimi e ashtuquajtur kosovare. Nga ana tjetër do të mund të luftojmë me sukses ndaj tentativës eventuale që Kosova të anëtarësohet në UNESKO. Mendoj se kjo në momentin aktual, absolutisht nuk është reale. Fituam në votimin e vitit 2015, kishte një tjetër tentativë prej tyre në vitin 2017 e pas kësaj, u tërhoqën dhe madje as nuk aplikuan sepse e dinë paraprakisht se cili do të ishte rezultati. Kjo është garanci se kur është fjala për K&M, qasja e UNESKO do të jetë në përputhje me interesat tona shtetërore e kombëtare. E theksoj këtë veçanërisht sepse trashëgimia jonë kulturore në K&M, monumentet tona nën mbrojtjen e UNESKO mbi të gjitha manastiret dhe kishat sërbe të shekujve 12, 13 dhe 14, definohen si thesare kulturore në rrezik. Në rrezik nga kush? Prej separatistëve dhe terroristëve shqiptarë që shkatërrojnë kishat dhe monumentet sërbe në K&M. Bëhet fjalë për katër monumente kulturore-Graçanicën, Patriarkanën e Pejës, Deçanin dhe Virgjëresha Mari e Levishkës” ka thënë Daçiq.
Me rastin e rizgjedhjes së Sërbisë në Këshillin Egzekutiv të Unesko, ambasadorja e Sërbisë pranë Unesko Tamara Rastovac Siamashvili ka thënë për Kosovo Onlajn se ky është sinjal i qartë i reputacionit, peshës dhe ndikimit që Sërbia ka të cilin do t’a përdorë në angazhimin për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore dhe historike në Kosovë.
“Anëtarësimi ynë në Këshillin Egzekutiv, të cilin do t’a përdorim për promovimin e mëtejshëm të dukshmërisë së Sërbisë, do të ndihmojë pashmangshmërisht dhe në aktivitetet e mëtejshme për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare. Dua t’ju kujtoj se Komiteti i fundit për Trashëgimi Botërore absolutisht pa diskutim, mori vendim që trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare në K&M t’a mbajë në listën e rrezikshmërisë, ku morëm mbështetje të madhe nga anëtarët e Komitetit dhe ky është një tjetër konfirmim i reputacionit që gëzon Republika e Sërbisë në UNESKO”, tha ambasadorja.
Duke folur për deklaratën e ambasadores shqiptare pranë UNESKO, Besiana Kadare rreth Kosovës, Rastovac Siamashvili thotë se Unesko nuk merret me statusin territorial dhe insiston fuqishëm tek depolitizimi.
“Unesko nuk merret me statusin e territorit dhe fuqishëm insiston tek depolitizimi. Pa dëshirën për të komentuar deklaratën e ambasadores shqiptare, por nëse theksohet dhe potencohet integriteti territorial dhe sovraniteti i disa shteteve, e pamundur të anashkalohet dhe të mos theksohet nevoja për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Sërbisë. Sa i përket ndonjë kërkese të ardhshme të Prishtinës, mund të them me bindje absolute se në këtë moment nuk e kanë mbështetjen e anëtarëve të UNESKO dhe tek kjo janë të vetëdijshëm”, tha Rastovac.
“Nëse theksohet dhe potencohet integriteti territorial dhe sovraniteti i disa shteteve, e pamundur të anashkalohet dhe të mos theksohet nevoja për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Sërbisë. Sa i përket ndonjë kërkese të ardhshme të Prishtinës, mund të them me bindje absolute se në këtë moment nuk e kanë mbështetjen e anëtarëve të UNESKO dhe tek kjo janë të vetëdijshëm”, tha Rastovac.
Dhe kryetari i Komitetit Kombëtar të Sërbisë për bashkëpunim me Uneskon profesor Goran Milashinoviq thotë se rizgjedhja e Sërbisë në Komitetin Egzekutiv të Uneskos është domethënës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
"Rezultati është shumë i thellë dhe kur merr parasysh se nga më shumë se 190 shtete 137 prej tyre të votojnë Sërbinë, atëherë me të vërtetë do të thotë ngritje e reputacionit. Interesat tona do të jenë të mirësiguruara" ka thënë Millashinoviq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit shtoi se shpreson që nuk do të shkohet në situatën që të votohet për anëtarësi të Kosovës në Unesko.
"Shpresojmë që tek ky skenar të mos vijë, por të gjithë e kujtojmë vitin 2015 kur u shkua në votim dhe kur ishim shumë 'ngushtë' me rezultatin mundëm t’a mbanim në në pozicionin tonë" ka thënë Millashinoviq, duke theksuar se kjo organizatë duhet të jetë jopolitike.
“Ajo tek kjo praktikë sigurisht nuk është dhe përditë e shikojmë, e pamë në Konferencën e Përgjithshme të fundit. Ne po e luftojmë ndaj kësaj, por një numër i madh shtetesh duke qenë se çdo vend ka një votë, dëshirojnë të mbajnë rëndësinë e vet kështu që me votën e tyre do të ndikojnë në politikën botërore pra drejtësinë botërore, si dhe aktivitetet e UNESKO në lidhje me këto segmente të kulturës, shkencës dhe arsimit. Një qëndrim i ekuilibruar dhe neutral brenda UNESKO përherë vlerësohet. Mendoj se me të tillë qëndrim të drejtë mundëm jo vetëm tani, por edhe në 10 apo 15 vitet e fundit për të fituar reputacion çka siguron që të gjitha shtetet me qëllime të mira të jenë të informuara, nëse asgjë tjetër, për problemet që kemi kur bëhet fjalë për K&M rreth mbrojtjes së manastireve tona që janë në listën e pronave të rrezikuara dhe të gjithë e dimë përse." thotë Millashinoviq.
Siç shton ai, nuk është gjë rreth kësaj për të ngritur reputacionin “që ta dinë të gjithë këtë”.
“Sesa tek kjo kemi bërë ndonjë garanci që të paktën ky brez nuk do të lejojë që trashëgimia jonë kulturore, me shumë mundësi më e rëndësishmja, të kalojë në duart e dikujt tjetër dhe të riemërohet, të klasifikohet si kultura e dikujt tjetër. I tillë skenar vështirë se mund t’a imagjinosh“ ka thënë Millashinoviq.
komentet