Shfaqja e re e lojës së qeverisë në Prishtinë me draft-statutin e BKS-gisht në sy Europës
Njoftimi i qeverisë në Prishtinë se do t’a përcjellë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe bazuar në propozimin e Fondacionit Fridrih Ebert është manovra e fundit e qeverisë së Albin Kurti, i cili jo vetëm që shkel marrëveshjet e dialogut të vitit 2013 dhe 2015, ku është përgjegjës për hartimin e statutit që është ngarkuar Ekipi Drejtues me përfaqësimin e katër komunave në veri të Kosovës sesa me “shtyrjen” e gishtit në sy të Bashkimit Europian i cili në fund të vitit të kaluar ofroi draft-propozimin e vet në dokumentin pas të cilit qëndronte "Pesëshja e madhe".
Ekipi drejtues i përbërë nga përfaqësues të sërbëve të Kosovës, kujtojmë, prezantoi draft-statutin e BKS në Bruksel më 2 maj të vitit të kaluar, por që këtë dokument Kurti menjëherë e hodhi poshtë nën spegimin se është "i papajtueshëm me kushtetutën kosovare" dhe se ishte i asociuar me Republikën Sërbe. Një ditë pas prezantimit të draftit, ministri i qeverisjes lokale Elbert Krasniqi shkarkoi ekipin sërb.
Në tetor 2023, "Pesëshja e madhe" prezantoi draft-statutin e Bashkësisë në takimet në Prishtinë dhe Beograd, i cili u karakterizua në Bruksel si "propozim modern europian", përmbajtja e të cilit nuk është publikuar zyrtarisht deri më sot, në të cilën Kurti nuk e refuzoi. Për këtë dokument tha se u paraqet “kornizë” për vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme dhe Qeveria e Kosovës madje dërgoi komentuesit e vet tek kjo “ofertë” ndërmjetësit europian në dialog, Mirosllav Llajçak.
Megjithatë, pa asnjë njoftim paraprak, sot nga naftalina “në lojë” u hodh draft-statuti ku është punuar nga Fondacioni gjerman Fridrih Ebert prej një viti e gjysmë. Përkatësisht, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se i ka shkruar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Teodoros Rozopoulos, dhe e ka njoftuar se Kosova deri në fund të muajit planifikon të dërgojë draft-statutin e BKS bazuar në propozimin e Fondacionit Fridrih Ebert.
Ajo çka në gjithë këtë shkakton konfuzion është pretendimi i Gërvallës se rreth këtij drafti “nisën konsultimet me përfaqësues të komunitetit sërb” për të cilin opinioni deri më tani nuk ishte i informuar. Ajo gjithashtu beson se draft-statuti i BKS autor i të cilit do të jetë qeveria kosovare, “do të plotësojë nevojat e sërbëve në Kosovë dhe do të respektojë Kushtetutën dhe të gjitha ligjet”.
Letrën e autoriteteve kosovare përcjellë Këshillit të Europës në të cilën premtohej se draft-statuti i BKS do t’i çohet deri në fund të muajit Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq sot e vlerësoi si hile të Prishtinës në të cilën e “ndërmerr bashkarisht Albin Kurti dhe ndihmësit e tij përfshirë Gerald Knaus dhe lobistë të tjerë
Kush jeni ju do të dorrëzoni tekstin tuaj. Në marrëveshjen e Brukselit thuhet qartë se këtë duhet t’a bëjë menaxhmenti sërb apo që kjo të jetë ajo çka të paktën jemi dakordësuar konceptualisht të jetë BE. Bëhet fjalë rreth hilesë pasi anglezët presionojnë gjithë të tjerët që të pranohet anëtare Kosova në KE“, shtoi ai.
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq, vlerëson se njoftimi i që sot erdhi nga qeveria kosovare ishte joserioze ashtu sikurse vendet e Pesëshes kanë qenë mjaft të qarta dhe se prej Kosovës kërkohet që në gjykatë të nisë draft-statutin që ka përpunuar BE. Sikurse beson, BE nuk do t’a shikojë me sy të mirë këtë propozim të Qeverisë së Kosovës.
“Ka mundësi që Qeveria e Kosovës dhe si pasojë e përdorimit të brendshëm të tentojë tani me këtë qasje por me të vërtetë duket jashtëzakonisht joserioze, aq më tepër që nuk ka arritur as në atë hap vendimtar, që është dërgimi i atij dokumenti zyrtar. Pra, nuk po flitet për dokument të përfunduar, por po e bëjnë të ditur se do t’a bëjnë deri në fund të muajit, pra pas votimit potencial në Këshillin e Europës. Ndaj kjo më duket mjaft joserioze dhe besoj se është për përdorim të brendshëm sesa çka zyrtarët kosovarë mendojnë se mund të bëjnë në atë mënyrë, me kusht, për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre në këtë çështje”, bën të ditur Andriq Rakiq për Kosovo Onlajn.
Me rastin e pretendimeve të ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla se me rastin e draftit nisën konsultimet me përfaqësues të komunitetit sërb, Andriq Rakiq thotë se nuk është njohur me këtë.
"Presupozoj se bëhet fjalë për ministrin Rashiq, ai është i vetmi përfaqësues sërb në nivelin qëndror. Kurti në të kaluarën ka folur rreth kësaj se me të do të konsultohet rreth hartimit të draftit, por kjo nuk u përkthye kurrë në hapa konkretë. Për pjesën tjetër të komunitetit, ne me të vërtetë nuk jemi njohur edhe pse përsëri duhet të nënvizoj se as vetë Rashiqi nuk e ka konfirmuar deri më tani se ka marrë pjesë në një gjë të tillë, ka mundësi që sot t’a konfirmojë”, bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.
Kjo e fundit shprehet se BE nuk do t’a shikojë me sy të mirë këtë propozim të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë që Andriq Rakiq ka qenë në grupet e punës që janë marrë me projekt-statutin e BKS nga Fondacioni Fridrih Ebert dhe kujton se egzistonin kundërshti serioze në këtë document.
"Konkretisht, për mua ishte e diskutueshme që në draft janë propozuar disa gjëra që kanë lidhje me arsimin, të cilat ishin nën atë që tashmë u lejohet sërbëve. Ligji për arsimin në komuna tashmë në masë të madhe lejon shkollat në sistemin sërb të arsimohen në përputhje me planin dhe program nga Sërbia, dhe në atë dokument shkruhej se kërkohej një lloj miratimi, që tashmë është më pak se sa kishim. Nuk e di në fund nëse kjo do të ndryshohet në versionin final sepse kjo ishte në kohën e grupit të punës nuk u prezantua ai dokument", thotë Andriq Rakiq.
Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë për Kosovo onlajn se është shumë e çuditshme çka ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla tha se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe që do t’i dërgohet bazuar në propozimin e Fondacionit Fridrih Ebert ndonëse pas saj lindi draft-propozimi pas të cilës qëndron Bashkimi Europian dhe mendon se kjo lëvizje do të krijojë boshllëk mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve të Kosovës.
“Draft-Statuti i Bashkësisë është mjaft domethënës për dialog dhe për suksesin e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën, Sërbinë BE dhe SHBA. Ai duhet të jetë negociuar me të katër palët dhe nuk mendoj se kjo është rruga e duhur për përshpejtimin e kësaj teme. Nuk mendoj se çfarëdolloj drafti do të jetë i pranueshëm nga pala sërbe apo nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ndërsa rreth atij të mëparshmit nuk është diskutuar dhe nuk është hyrë në detaje pasi ky është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm. Gjithashtu asnjëra nga palët nuk ka fuqi të imponojë draftin nëse atë pala tjetër nuk e pranon. Nuk besoj se kjo do të jetë e pranueshme për partnerët tanë“, thotë Muhaxhiri nën vlerësimin se kjo lëvizje e qeverisë së Kosovës ka ardhur pak vonë.
Ai shton dhe se beson që dhe kryeministri Albin Kurti di që ky draft nuk do të pranohet.
“Mendoj se kjo do të shkaktojë boshllëk mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve të Kosovës, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë të cilat janë mbështetëse të flakta të Kosovës për pranimin e saj në Këshillin e Europës. Kryeministri Kurti duhet të bëhet shumë pragmatik dhe të pranojë realitetin politik pasi në këtë mënyrë nuk do të gjejë asnjë zgjidhje të përshtatshme as për Bashkësinë e as për dialogun ndërsa pa këtë do të kemi veçse statuskuo negative që do jetë e keqe për të ardhmen politike të Kosovës e veçanërisht për integrimin e saj europian” bën të ditur Muhaxhiri.
Për menaxheri programues i Qendrës për përfaqësi demokratike e kulturore (ACDC) Sllobodan Stoshiq njoftimet se qeveria kosovare deri në fund të këtij muaji do të çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe bazuar në propozimin e fondacionit gjerman Fridrih Ebert, është tentativë për blerje kohe ndërsa Kosova nuk pranohet në Këshillit e Europës.
“Projekt-statuti i BKS nga FES është më i dobët në raport me atë çka paraqiti Mirosllav Llajçaku dhe BE kështu që ajo lëvizje mendoj se është për të blerë kohë. Gjithashtu vlerësimi i gjykatës mund të zgjasë dhe vetëm dërgimi draftit në gjykatë nuk është hap i mjaftueshëm në përmbushjen e detyrimeve që kjo do të ishte në kontekstin pozitiv për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Veç kësaj do të kishte më shumë versione të statutit deri më sot dhe mbarë ky proces nuk mund të bëhet me kaq shpejtësi, që drafti të dërgohet për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe se çështja e BKS të konsiderohet e zgjidhur. Do të doja t'ju rikujtoja se kemi katër komuna në veri, kryekomunarët e të cilave janë shqiptarë kosovarë dhe vetëm për këtë formimi i Bashkësisë nuk është e mundur. Kemi realitet politik që nuk reflekton nevojat e qytetarëve sepse kemi kryekomunarë dhe këshilltarë që nuk përfaqësojnë shumicën e popullatës këtu”, thotë Stoshiq për Kosovo Onlajn.
0 komentet