Andriq Rakiq: Nga Kosova kërkohet që të nisë në gjykatë draft-statutin e BKS të hartuar nga BE
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq, vlerëson se njoftimi i fundit i qeverisë kosovare se do t’a përcjellë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe bazuar në propozimin e bërë më shumë se një vit më parë nga Fondacioni gjerman Fridrih Ebert, është jo serioz si dhe se vendet e Pesëshes ishin shumë të qarta dhe se prej Kosovës kërkohet të dërgojë draft-statutin të përgatitur nga BE. Sikurse beson, BE nuk do t’a shikojë me sy të mirë këtë propozim të Qeverisë së Kosovës.
Sipas vlerësimit të Andriq Rakiq, Prishtina me këtë veprim do të dëshironte t'i kënaqte disa nga shtetet kyçe që po bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës të vendoset në rend të ditës, çka do të sinjalizonte se janë të gatshëm të zgjidhin kërkesën e fundit, pra formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
“Prej Kosovës kërkohet që të nisë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BKS që e ka hartuar BE dhe të kërkohet hap i pakthyeshëm dhe ky është vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Pra të mos lejohet madje as skenari në të cilën Kosova të përcjellë ndonjë draft që nuk i lejohet Këshillit të Europës, e pastaj potencialisht ai draft mund të refuzohet.
Ka mundësi që Qeveria e Kosovës dhe si pasojë e përdorimit të brendshëm të tentojë tani me këtë qasje por me të vërtetë duket jashtëzakonisht joserioze, aq më tepër që nuk ka arritur as në atë hap vendimtar, që është dërgimi i atij dokumenti zyrtar. Pra, nuk po flitet për dokument të përfunduar, por po e bëjnë të ditur se do t’a bëjnë deri në fund të muajit, pra pas votimit potencial në Këshillin e Europës.
Ndaj kjo më duket mjaft joserioze dhe besoj se është për përdorim të brendshëm sesa çka zyrtarët kosovarë mendojnë se mund të bëjnë në atë mënyrë, me kusht, për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre në këtë çështje”, bën të ditur Andriq Rakiq.
Me rastin e pretendimeve të ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla se me rastin e draftit nisën konsultimet me përfaqësues të komunitetit sërb, Andriq Rakiq thotë se nuk është njohur me këtë.
"Presupozoj se bëhet fjalë për ministrin Rashiq, ai është i vetmi përfaqësues sërb në nivelin qëndror. Kurti në të kaluarën ka folur rreth kësaj se me të do të konsultohet rreth hartimit të draftit, por kjo nuk u përkthye kurrë në hapa konkretë. Për pjesën tjetër të komunitetit, ne me të vërtetë nuk jemi njohur edhe pse përsëri duhet të nënvizoj se as vetë Rashiqi nuk e ka konfirmuar deri më tani se ka marrë pjesë në një gjë të tillë, ka mundësi që sot t’a konfirmojë”, bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.
Kjo e fundit shprehet se BE nuk do t’a shikojë me sy të mirë këtë propozim të Qeverisë së Kosovës.
"Mendoj se kjo është lëvizje mjaft joserioze ku do të kompromentojë Qeverinë e Kosovës dhe dëshmojë se kjo qeveri nuk ka ndërmend të përcjellë cilindo statut. Nuk pres që ata këtë statut që e kanë njoftuar, t’a përcjellin me të vërtetë tek Gjykata Kushtetuese deri në fund të majit e jo më draftin e BE. Mesazhet e Pesëshes ishin mjaft të qarta. Për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese duhet të përcillet dokumenti që doli si rezultat i dialogut dhe jo ndonjë dokument që nuk është. Nuk besoj se anëtarët e BE do të tërhiqen nga dokumentet dhe marrëveshjet që janë trashëgimi e procesit negociues që udhëheqin, kjo do të ishte joserioze nga ana e tyre”, thotë Andriq Rakiq.
Përndryshe, bashkëbiseduesja jonë ishte në grupet e punës që u morën me propozimin për statutin e BKS të Fondacionit Fridrih Ebert dhe kujton se egzistonin kundërshti serioze për atë dokument.
"Konkretisht, për mua ishte e diskutueshme që në draft janë propozuar disa gjëra që kanë lidhje me arsimin, të cilat ishin nën atë që tashmë u lejohet sërbëve. Ligji për arsimin në komuna tashmë në masë të madhe lejon shkollat në sistemin sërb të arsimohen në përputhje me planin dhe program nga Sërbia, dhe në atë dokument shkruhej se kërkohej një lloj miratimi, që tashmë është më pak se sa kishim. Nuk e di në fund nëse kjo do të ndryshohet në versionin final sepse kjo ishte në kohën e grupit të punës nuk u prezantua ai dokument", thotë Andriq Rakiq.
0 komentet