Stoshiq: Qeveria në Prishtinë po blen kohë njoftimet se do të çojë në gjykatë draft-statutin e BKS
Menaxheri programues i Qendrës për përfaqësi demokratike e kulturore (ACDC) Sllobodan Stoshiq vlerëson se njoftimet se qeveria kosovare deri në fund të këtij muaji do të çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe bazuar në propozimin e fondacionit gjerman Fridrih Ebert, është tentativë për blerje kohe ndërsa Kosova nuk pranohet në Këshillit e Europës.
“Projekt-statuti i BKS nga FES është më i dobët në raport me atë çka paraqiti Mirosllav Llajçaku dhe BE kështu që ajo lëvizje mendoj se është për të blerë kohë. Gjithashtu vlerësimi i gjykatës mund të zgjasë dhe vetëm dërgimi draftit në gjykatë nuk është hap i mjaftueshëm në përmbushjen e detyrimeve që kjo do të ishte në kontekstin pozitiv për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Veç kësaj do të kishte më shumë versione të statutit deri më sot dhe mbarë ky proces nuk mund të bëhet me kaq shpejtësi, që drafti të dërgohet për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe se çështja e BKS të konsiderohet e zgjidhur”, tha Stoshiq për Kosovo Onlajn.
Ai tregon se madje dhe nëse vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte pozitiv, ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me formimin e BKS dhe se nuk është reale të pritet formimi i saj në të ardhmen e afërt.
“Do të doja t'ju rikujtoja se kemi katër komuna në veri, kryekomunarët e të cilave janë shqiptarë kosovarë dhe vetëm për këtë formimi i Bashkësisë nuk është e mundur. Kemi realitet politik që nuk reflekton nevojat e qytetarëve sepse kemi kryekomunarë dhe këshilltarë që nuk përfaqësojnë shumicën e popullatës këtu”, thotë Stoshiq.
0 komentet