Shkaqet kryesore për rritjen gjithnjë e më shumë të numrit të divorceve, është komunikimi i keq dhe financat, problemet më të mëdha pas ndarjes për fëmijët

Razvod braka
Burim: Reporteri

Numri i divorceve në Ballkanin Perëndimor vitet e fundit është në rritje, ndërsa në statistikat jo të lavdishme figurojnë Kosova dhe Shqipëria. Në Sërbi në dallim nga vitet e fundit, në vitin 2025, u shënua ulje e numrit të divorceve me 4,4%, por është pakësuar numri i martesave për të cilën nuk ka shumë arsye për optimizëm. Ekspertët besojnë se shkaqet janë të panumërta, por mes tyre janë ato ekonomike dhe të natyrës emocionale, sikurse privimet, komunikimi i keq dhe zhgënjmet.

Shkruar nga: Katarina Saiçiq

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Republikan për Statistika në Republikën e Sërbisë në vitin 2025, janë divorcuar 10.148 çifte, ose 4,4% më pak sesa vitin e kaluar. Numri i çifteve të divorcuara në 1.000 banorë përbën 1,5. Mesatarja e moshës së meshkujve të divorcuar është 45,6 vjeç, ndërsa gratë 42,1 vjeç.

Numri më i madh i çifteve të divorcuara e përbëjnë ato me fëmijë-5.318 (52,4%). Në numrin e përgjithshëm të çifteve të divorcuara me fëmijë, më shumë janë ata me një fëmijë-2.647 (49,8%). Pas divorcit, kujdestarinë e fëmijëve më shpesh u besohet nënave dhe kjo në 3.487 çifteve të divorcuara (65,6%). Zgjatja mesatare e çiftit të divorcuar në vitin 2025, është 13,9 vite.

Në Sërbi më shumë se 80% e përbëjnë çifte etnike homogjene

Nga ana tjetër në vitin 2025 në Sërbi kanë përfunduar martesën 29.402 çifte çka paraqet rënie me 3,2% në raport me vitin e kaluar. Numri i martesave të përfunduara në 1.000 banorë është 4,5. Mosha mesatare e çifteve të divorcuara është 34,4 vjeç për burrat dhe a 31,4 vjeç për nuset.

Më të zakonshmet janë martesat etnikisht homogjene, pra martesat e lidhura nga bashkëshortë të së njëjtës kombësi-24.258 (82,5%).

“Meshkujt dhe femrat lidhen martohen vonë por që më vonë divorcohen. Diferenca në moshë mes bashkëshortëve është mesatarisht tre vjet-burrat shpesh janë më të vjetër se gratë kur bëhet fjalë për martesat e përfunduara", thuhet në raportin e Institutit Republikan të Statistikave.

Martesat në Kosovë zakonisht zgjasin pesë deri në nëntë vjet

Në Kosovë gjatë vitit 2025, u shënua rritje e numrit të divorceve në raport me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Gjatë vitit të kaluar, u raportuan dhe u regjistruan gjithsej 2,192 divorce, çka janë 46 raste më shumë sesa viti 2024, kur u regjistruan 2,146 divorce.

Kjo përfaqëson rritje prej 2.1%.

Kur është fjala për kohëzgjatjen e martesës para divorcit, shumica e martesave zgjasin mes pesë dhe nëntë viteve-627 raste, ose 28.6% e numrit të përgjithshëm të divorceve. Bashkëshortët që ishin të martuar mes 10 dhe 14 vjet u divorcuan në 297 raste, pra në 13.5% të rasteve.

Tek gratë, numri më i lartë i divorceve u regjistrua në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç-463 raste, që përbën 21.1% të numrit të përgjithshëm të divorceve.

Në Shqipëri shënohen ndryshime domethënëse demografike e sociale, që karakterizohen nga rënie historike e martesave dhe njëkohësisht rritje e shkallës së divorceve. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Shqiptar të Statistikave (INSTAT), vendi po përballet me një situatë ku afërsisht 1 në 4 martesa përfundon në divorc.

Gjatë vitit 2024, u lidhën rreth 16,120 martesa, çka është rënie prej 7.7% në raport me vitin e kaluar, ndërsa numri i divorceve ishte mës 4,100 dhe 4,800. Kjo do të thotë se për çdo 100 martesa, ka gati 25 divorce, që është niveli më i lartë në pesë vitet e fundit.

Me normë që në periudha të caktuara arriti në 2.1 divorce për 1,000 banorë, Shqipëria është mbi mesataren europiane, që përbën gati 1.6, dhe renditet mes vendeve me shkallën më të lartë të divorceve në rajon dhe Europë.

Shkaqet kryesore të këtij trendi në Shqipëri janë emigrimi masiv i të rinjve, që pakëson numrin e martesave të mundshme dhe ndan çiftet, kostot e larta të jetesës dhe pagat e ulëta, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave në zonat urbane, ku shpesh ato vendosin të braktisin martesat jofunksionale.

Sërbi: Komunikimi i keq në krye të shkaqeve për divorcet e çifteve

Psikologia Angjelia Neshiq nga Beogradi sqaron se në krye të shkaqeve për rritjen e numrit të divorceve pikësëpari është komunikimi i keq mes çifteve, por dhe arsye të shumta ekonomike e sociale.

Sipas fjalave të saja, vështirë që të konfirmohet vetëm një shkak për divorc.

"Shpesh bëhet fjalë për bashkëpunimin e disa faktorëve. Këto mund të jenë arsye ekonomike, në kontekstin e financave jostabile, kur çifti, në vend të marrëdhënies së tyre, merret me sigurimin e egzistencës. Kjo ndikon në mungesën e durimit dhe rregullimit emocional mes partnerëve. Arsyet mund të jenë dhe sociale, në kuptimin e ndërthurjes së pritshmërive tradicionale dhe sistemeve të vlerave individuale. Gjithashtu mund të jenë dhe emocionale, sepse sot martesa konsiderohet vend i rritjes dhe zhvillimit personal, ku dashuria e ndërsjellë dhe stabiliteti emocional janë të rëndësishme, kështu që nuk është vetëm bashkësi ekonomike" tha Neshiq për Kosovo onlajn. 

Ajo bën të ditur se çiftet shpesh vijnë në psikoterapi për shkak të komunikimit të keq i cili kryesisht karakterizohet nga akuzat, tendenca për të gjetur fajtorin, ndëshkimi me heshtje, agresioni pasiv, por edhe pamundësia e partnerëve për të kuptuar dhe dëgjuar njëri-tjetrin.

"Gjithashtu, një nga shkaqet kryesore është dhe kur çifti nuk arrin t’a vendosë familjen e tyre të re para familjes nga rjedh. Sidomos nën qiellin tonë, burrat shpesh kanë vështirësi të ndahen përfundimisht nga familja e tyre primare dhe vetëm kjo është e vështirë të krijojnë afërsi të përshtatshme mes partnerëve. Janë të shpeshta dhe diskutimet rreth stileve edukuese, si dhe ftohtësia emocionale dhe largësia e partnerëve", tha Neshiq.

Sikurse thotë ajo, pas divorceve mund të lindin probleme të shumta, por është e rëndësishme të theksohet se terapia nuk është e suksesshme vetëm nëse partnerët qëndrojnë bashkarisht.

"Në këtë rast, nga para terapia kalojmë në terapinë e divorcit, qëllimi i së cilës është ndarje paqësore gjatë së cilës të gjithë anëtarët e familjes, veçanërisht fëmijët, nuk do të vuajnë pasojat negative të divorcit të prindërve në masë të madhe. Terapisti nuk ka synim të ndikojë në atë nëse çifti do të qëndrojë bashkë apo do të ndahen, por të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit. Zgjidhja e konflikteve mund të nënkuptojë dhe krijimin e komunikimit të mirë tw ndarjes pa konflikte", thotë psikologia.

Megjithatë, kur çifti ka fëmijë, sfidat më të mëdha janë prindërimi i përbashkët dhe definimi i qartë i roleve në sistemin prindërues. 

"Ndodh që, nëse egziston konflikt i pazgjidhur mes partnerëve, shkohet deri në shembjen e besnikërisë tek fëmijët, pra që fëmija ndjen nevojën të mbajë anën e njërit apo tjetrit prind, çka tek ai krijon konfuzion. Më shpesh ndodh që një prind të jetë përditë i mbingarkuar me detyrime rreth fëmijës, ndërsa tjetri bëhet i ashtuquajturi 'prind i fundjavës'. Është veçanërisht moment sfidues kur fëmijët njihen me partnerin e tyre të ri nga prindërit, pra përshtatja me rindërtimin e familjes. Duhet të mbahet mend se më e rëndësishme është sesi fëmijët do t’a përballojnë të gjithën, pra mirëqenia e tyre duhet të jetë përpara lëndimit emocional të ish-partnerëve", konkludon Neshiq. 

Kosovë: Problemet egzistenciale mes shkaqeve kryesore të divorceve

Sociologu Jeton Brajshori vlerësoi se divorcet në Kosovë po bëhen shfaqje gjithnjë e më të shpeshta dhe nuk mund të spegohen vetëm me një shkak, por fjala është për kombinim faktorësh ekonomikë, socialë e emocionalë që bashkarisht ndikojnë në stabilitetin e familjes.

Brajshori për Kosovo onlajn bën të ditur se nga aspekti ekonomik, papunësia, të ardhurat e ulëta, pasiguria në vendin e punës dhe presionet financiare shpesh shkaktojnë konflikte mes partnerëve.

"Shumë çifte të reja të martuara përballen me problemet e sigurimit të kushteve themelore të jetesës, çka rëndon edhe më shumë marrëdhëniet martesore. Faktorët socialë gjithashtu kanë rol domethënës. Kosova po kalon nëpër procese modernizuese dhe ndryshimesh në vlerat tradicionale familjare. Sot, gratë kanë nivel më të lartë arsimimi, pavarësi të madhe ekonomike dhe janë më të gatshme të braktisin martesën në të cilën egziston dhunë, abuzim psikologjik ose pakënaqësi afatgjatë. Njëkohësisht, pritshmëritë e partnerëve nga martesa kanë ndryshuar-nuk kërkohet më respekti i ndërsjellë, barazia dhe mbështetja emocionale”, tha Brajshori.

Ai shton se arsyet emocionale shpesh paraqiten befas për divorc.

"Mungesa e komunikimit, humbja e besimit, pabesia, xhelozia, dhuna në familje dhe konfliktet afatgjata kontribuojnë në prishjen e marrëdhënieve martesore. Pra, divorci është më shpesh rezultat i bashkëveprimit të faktorëve ekonomikë, socialë e emocionalë dhe jo rezultat vetëm i një problemi", spegon bashkëbiseduesi ynë.

Kur është fjala për problemet pas divorcit, ato janë të panumërta dhe prekin njësoj ish-bashkëshortët, por dhe fëmijët.

"Një nga problemet më të shpeshta në Kosovë është mospagesa e pensionit ushqimor. Kur njëri prind nuk e përmbush detyrimin ligjor, prindi tjetër-më shpesh nëna-mbetet të mbajë e vetme barrën financiare të rritjes së fëmijës. Kjo mund të çojë në varfëri, përjashtim social dhe mundësi të kufizuara për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Problem tjetër serioz është shembja e marrëdhënies mes fëmijëve dhe prindërve që nuk jetojnë me ta. Nëse prindërit i përdorin fëmijët si mjet për konflikt të ndërsjelltë apo i ekspozojnë ndaj konflikteve, pasojat mund të jenë afatgjata. Fëmijët shpesh zhvillojnë ndjenja pasigurie, ankthi, trishtimi e kështu me radhë, madje edhe probleme me të nxënit dhe socializimin", thotë Brajshori.

Sikurse thekson, divorci ndryshon dhe dinamikën familjare.

"Anëtarët e familjes duhet të përshtaten me rrethanat e reja të jetës, ndryshimet në përgjegjësitë e përditshme dhe rolet e reja të prindërve. Në disa raste, shkohet deri në largimin e mbarë familjes apo konflikte të shtuara rreth kujdestarisë dhe ndarjes së pronës. E rëndësishme është që të theksohet se divorci në vetvete nuk është përherë opsioni më i dëmshëm. Tek familjet në të cilat egziston dhunë apo konflikte të vazhdueshme, divorci mund të përfaqësojë mbrojtje për fëmijët dhe të mundësojë mjedis më të shëndetshëm për zhvillimin e tyre. Sfida kryesore nuk është vetëm divorci, por mënyra në të cilën prindërit vazhdojnë të bashkëpunojnë pas saj dhe sa mw me sukses tw vendosen interesat e fëmijës para mosmarrëveshjeve reciproke", konkludon Brajshori.

Maqedonia e Veriut: Arsyet më të shpeshta të divorceve janë mosdisponueshmëria emocionale 

Psikologia nga Shkupi Katerina Dimova Mitula vlerësoi se mungesa e disponueshmërisë mes partnerëve është arsyeja më e shpeshtë për divorcet në rajon.

Sikurse thotë në deklaratë për Kosovo onlajn, mbarë rajoni po ndjek trendin e divorceve gjithnjë e më të shpeshta, të cilat i vëren edhe në zyrën e saj

"Nga pesë klientë, të paktën dy po përballen me divorcin. Ajo çka shikoj më shpesh si arsye, është mosdisponueshmëria emocionale, mungesa e komunikimit, presioni social për atë sesi duhet të duket një martesë dhe pritshmëritë e ndryshme të partnerëve. Sigurisht, që dhe faktorët financiarë e ekonomikë kanë rolin e vet, por nga aspekti emocional, arsyeja më e madhe për divorc është distancimi emocional i partnerit që zgjat me vite. Kjo nuk ndodh sot për nesër, por pas pesë deri në tetë vjetësh", tha Dimova Mitula.

Ajo thotë se divorci është shumë më i vështirë nëse partnerët që divorcohen kanë fëmijë.

"Kur punojmë me klientë, shpesh për shembull, në komunikim me avokatët e tyre mund të vërejmë se procedurat gjyqësore në lidhje me detyrimet financiare janë shumë të gjata dhe të lodhshme, si për prindërit ashtu edhe për vetë fëmijët. Raportohen dhe probleme dhe vështirësi emocionale. Divorci, kur bëhet fjalë për stresin, pas vdekjes së partnerit, është situata e dytë më e vështirë jetësore. Shfaqet ankthi, depresioni, trishtimi, frika dhe zemërimi. Të gjitha këto faza janë plotësisht normale, por do të thoja se me mbështetjen e duhur profesionale dhe sistem mbështetjeje për personin që kalon divorc, mund t’a kapërcejë", konkludon psikologia.

Shqipëri: Emigrimi një prej arsyeve

Avokati nga Tirana Fran Dashi tha se rritja e numrit të divorceve kanë shkaqe të shumta, por një prej tyre është dhe emigrimi-në rastet kur bashkëshorti emigron në vendet europiane, ndërsa gruaja mbetet në Shqipëri me fëmijët. 

"Shkaqet e divorcit, sipas asaj që ne si avokatë kemi vërejtur, janë kryesisht emigrimi, në rastet kur burri emigron në vendet europiane, ndërsa gruaja dhe fëmijët mbeten në Shqipëri. Padyshim që tek divorcet ndikojnë dhe problemet ekonomike, varfëria në vendin tonë, por edhe xhelozia mes partnerëve, e cila çon drejt ndarjes. Në Shqipëri, egzistojnë divorce me kontratë, pra divorce me pëlqimin e bashkëshortëve, por egzistojnë divorce gjatë të cilave shkohet deri në probleme në seancat gjyqësore. Në shumë raste që kemi ndeshur në gjykata, problemi kryesor lidhet me rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Problemi tjetër është përcaktimi i pensionit ushqimor, ndonëse ligji përcakton që fëmijët deri në 14 vjeç nuk mund t'i besohen babait të tyre. Madje dhe nëse babai ka pronë, biznese dhe shtëpi, ligji përcakton që një fëmija deri në moshën 14 vjeç duhet t'i besohet nënës, sepse në atë moshë i nevojitet prania mëmësore sesa kujdesi i të atit. Egzistojnë shumë raste ku babai refuzon të paguajë madje dhe pensionin ushqimor", tha Dashi.

Ky i fundit pohon se problemi më i madh në Shqipëri është se divorcet martesore në gjykatë ndonjëherë zgjasin deri në dy ose tre vjet.

"Në fund, gjykata merr vendim dhe përcakton që pensioni ushqimor për fëmijën paguhet qysh nga dita e ngritjes së padisë. Në këtë rast, as paditësi dhe as i padituri nuk janë fajtorë që gjykata e vonon vendimin për dy ose tre vjet. Vendimi për divorc mund të merret brenda tre muajve. Edhe më alarmues është fakti që pala që humb mosmarrëveshjen e apelon në Gjykatën e Apelit, që nevojitet deri në pesë vjet për të marrë vendim në procedurat civile për divorc”, tha Dashi.

Sikurse tha, numri i divorceve po rritet, kështu që tani dhe çiftet që kanë qenë të martuar për dekada po divorcohen.

“Kemi divorce midis çifteve që kanë qenë në martesë 20 ose 30 vjet, madje ka pasur raste kur janë ndarë njerëz që kanë qenë në martesë 40 vjeçare. Egzistojnë disa arsye, por nuk duhet të harrojmë se egzistojnë dhe martesa në të cilat shkohet deri në konflikte fizike. Ka dhe raste kur fëmija shtatë ose tetë vjeç, i cili i është besuar nënës, refuzon të takohet me të atin por që vendimi gjyqësor parashikon që i ati ka të drejtën që të shikojë fëmijën e vet dhe duhet që nëna të punojë sinqerisht në atë që të bindë fëmijën që të takohet me babanë. Në të kundërt ligji parashikon dhe dënime dhe çdokush që pengon zbatimin e vendimit gjyqësor, mund të ndiqet penalisht. Ne në Shqipëri jemi mjaft të shqetësuar për këto probleme, por që ende nuk gjejmë zgjidhje. Na nevojitet zgjidhje ligjore. Besoj se duhet të egzistojë sektor i veçantë në gjykata për divorcet sesi procedurat të përfundohen sa më parë, sepse për fëmijët deri në 14 vjeç është problem i madh kur shkohet në zgjatje të proceseve” konkludon avokati.