Si Albin Kurti përmes „provokimit me zjarr“ imponon dialogun në rendin e ditës
Si me kryekomunarët shqiptarë në godinat komunale në veri ku sërbët janë shumicë duke ardhur përmes ndihmës së policisë, ashtu dhe me ndaljen e importit të mallrave sërbe apo dhe me pamundësinë e përdorimit të dinarit sërb, kryeministri kosovar Albin Kurti duket se ka taktikë të mirëzhvilluar që përmes krizës të imponojë tema në dialogun e Brukselit, ndërsa ajo që duhet të jetë në tryezë të zbresë në plan të dytë.
Tentativat për frenimin e këtyre “zjarreve” të mëdhenj, sipas rregullit nisin në takimet e ndara mes Beogradit dhe Prishtinës me ambasadorët e vendeve të Pesëshes, e më pas, kalojnë në axhendën e ndërmjetësve të Brukselit në dialog, ndërsa temat aktuale zhvendosen nga fokusi. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn vlerësojnë se politika agresive e Albin Kurtit në fakt po i pengon diskutimet rreth çështjes kyçe për sërbët, pra formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, por edhe se rikompozimi konstant i axhendës së dialogut, nuk do të mund të ndodhte pa mbështetjen e një pjese të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare. Bashkëbiseduesit megjithatë, theksojnë se pushteti në Prishtinë edhe para Kurtit, lëvizjet e njëanshme i kanë shërbyer si pika kthese në të cilat kanë qenë të orjentuara drejt negociatave për tek të dy palët.
Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike, Stefan Surlliq, beson se kryeministri aktual kosovar ka kanale të caktuara mbështetëse në bashkësinë ndërkombëtare që i mundësojnë të ndryshojë rrjedhën e dialogut përmes incidenteve të shumta dhe politikën agresive t’a ndryshojë dialogun dhe pengojë që në rendin e ditës të mos diskutohet çështja e formimit të BKS.
Surlliq thotë se vendimi i fundit i Prishtinës për transaksionet është veçse i fundit në vazhdën e këtyre masave dhe është e dukshme që Prishtina nuk tërhiqet nga synimet e veta ndonëse në lidhje me vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për shfuqizimin e dinarit, mund të dëgjohet zëri unison i Pesëshes dhe thirrja për pezullim.
“Mendoj se Kurti ka mbështetjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, edhe pse për këtë çështje kemi dëgjuar një zë unison të vendeve të Pesëshes. Mendoj se egzistojnë disa kanale mbështetëse që e mundësojnë Kurtin të udhëheqë një politikë shumë agresive që nisi me pushtimin e veriut, zbatimin e zgjedhjeve jolegjitime, shpronësimin dhe arrestimin e njerëzve pa bazë, ndërsa vendimi për heqjen e dinarit është vetëm një në vazhdën e masave të shumtash”, tha Surlliq për Kosovo onlajn.
Bashkëbiseduesi ynë thotë se vendimi i BQK për heqjen e dinarit e shtyn mbarë procesin e formimit të BKS, duke kujtuar se ideja në fillim ishte që BKS së bashku me formimin e saj të nënkuptonte disa tema përfshirë dhe monedhën.
"Është e qartë se të gjitha marrëveshjet e deritashme dhe kontratat nënkuptonin specifikimin e mënyrës se si Beogradi në mënyrë shumë transparente do të financojë komunitetin sërb në Kosovë. Ashtu sikurse këtë O'Brajani e ka thënë tashmë dhe për këtë çështje nevojitet edhe koordinimi mes Beogradit dhe Prishtinës. Që do të thotë që se asnjë akt i njëanshëm nuk do të pengonte qëllimin përfundimtar, çka është formimi i BKS. I nevojshëm është që të egzistojë minimum besimi dhe kompromisi mes dy palëve dhe që paralelisht, në fakt me hapat që shoqërojnë formimin e BKS, të zgjidhen këto çështje“ përmbyll Surlliq.
Praktika e „imponimit“ në dialog nuk është e re, beson profesori Dushko Çeliq nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës. Ai thotë se mbarë dialogu që drejtohet në Bruksel prej vitit 2011, karakterizohet nga i njëjti skenar i cili nënkupton se prodhon kriza me veprime të njënshme të Prishtinës.
“Ky është skenar i faktit të kryer. Pra, prodhohet krizë, bëhet lëvizje e njëanshme prej Prishtinës e më pas diskutohet se si pala sërbe, d.m.th. Beogradi do përshtatet, si do t‘a pranojë faktin e ri“ tha Çelliq për Kosovo Onlajn.
Siç bën të ditur ai, përgjatë gjithë kohës kemi patur këtë lloj skenari i cili, siç thekson ai, sigurisht që nuk vjen vetëm nga Prishtina.
Ai spegon se ky skenar vjen formalisht nga Prishtina, por që “askush person serioz nuk mund të n‘a bindë se deri më tani ndonjë sundimtar në Prishtinë, kushdo qoftë aty, të kundërshtojë politikën e Perëndimit, vendet më të fuqishme të Perëndimit politik, përfshirë SHBA“.
“Me këtë lëvizje të fundit, me anulimin e transaksioneve të Sërbisë, jam i bindur se bëhet fjalë për skenar i dakordësuar mes Perëndimit politik dhe Prishtinës. Ne e kemi parë përmes reagimeve të Perëndimit dhe me këtë rast dhe më herët, se egziston miratimi faktik i lëvizjeve të tilla në këtë apo në mënyrë tjetër. Pra është e qartë se ata e ndjekin Prishtinën si projektin e tyre, si shtet të pavarur dhe me tra flasin në bazë të ndonjë shteti sovran imagjinar, ndërsa Kurti në Prishtinë sillet kështu”, thotë profesori.
Ajo që siç thotë ai, e zemëron pak, është se Beogradi nuk tregon qartë se të tillë sjellje të Prishtinës dhe Perëndimit e bën të pakuptimtë çdo dialog. Megjithatë, vë në dukje se Beogradi këtë nuk e bën aq të qartë pasi ka parasysh një pozitë jashtëzakonisht të vështirë dhe të cënueshme të popullit sërb në Kosovë.
"Kjo është arsyeja se përse Beogradi nuk kërkon kundërmasa dhe nuk kërkon të tregojë se ajo që po bën Prishtina thjesht e bën të pakuptimtë çdo lloj dialogu të mëtejshëm. Megjithatë, Beogradi duhet të dërgojë mesazh të qartë se me këtë masë, veçanërisht me masën e fundit, Prishtina ka zgjedhur që të gjitha çështjet të zgjidhen njëanshmërisht dhe se në këtë kuptim dialogu është krejtësisht i pakuptimtë”, tha Çelliq.
Edhe Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri vlerëson se kryeministri kosovar Albin Kurti përgjatë gjithë kohës, imponon tema në dialog duke shkaktuar vazhdimisht situata krize të cilat duhet të zgjidhen në kuadër të atij procesi. Ai ka shprehur frikë se për këtë, Bashkësia e Komunave Sërbe nuk do të jetë në rendin e ditës në dialog, por jo derisa Kurti të konfirmojë dominimin e tij në zgjedhjet parlamentare, e ndoshta, siç thotë ai, as atëherë.
Novakoviq thekson se pas konfliktit në Banjskë, Perëndimi nuk mund të vendosë në mënyrë adekuate prioritete në dialog për Kurtin dhe të përshpejtojë procesin e formimit të BKS.
Kurti e bën këtë përgjatë gjithë kohës, por tani ai e ka dorën shumë më të liruar pas asaj që ndodhi në Banjskë sepse është shumë e vështirë për Perëndimin të thotë: 'më falni, egzistojnë prioritete të caktuara në dialog'. Është shumë e qartë se Prishtina vazhdimisht po tërheq vëmendjen për këtë temë, ndërsa në anën tjetër Beogradi, të paktën nga këndvështrimi i tyre, nuk ka dhënë përgjigje adekuate për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha Novakoviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit vlerëson se çështja e formimit të BKS nuk do të vijë kaq shpejt në tryezë.
“Më duket se qëllimi është që të mos jetë fare në rendin e ditës, së paku jo para zgjedhjeve në Kosovë, derisa Kurti të konfirmojë dominimin e vet, por çështja është se a do t‘a bëjë edhe atëherë”, tha Novakoviq.
Ky i fundit kujton se pas Marrëveshjes së Brukselit, BKS duhej të implementohej brenda gjashtë muajve, por nuk u bë për shkak të protestave të organizuara nga Kurti.
“Kjo nuk është asgjë e re dhe mendoj se kjo çështje nuk do të zbatohet kurrë deri në fund dhe se është shumë e mundur që të shkojnë në ndonjë zgjidhje alternative apo ndonjë konflikti të ngrirë të mëtejshëm”, përfundoi Novakoviq.
komentet