Veprimet e njëanshme të Prishtinës në dëm të sërbëve, përse Perëndimi nuk influencon të ndalë këtë praktikë? 

Priština
Burim: Kosovo Online

Pavarësisht marrëveshjeve të arritura me Bashkimin Europian e përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Uashingtonit për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe aksione jo të koordinuara, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk ndalet me veprimet të cilat sërbët i përjetojnë si kërcënim. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se praktika e dy dekadave të fundit ka treguar se elita politike në Prishtinë për çdo formë arbitrariteti dhe dhune e paguan, sepse nuk u përball me dënimin, por edhe se vlerësimet e kryeministrit aktual mund të kthehen si të këqija, pasi Amerikës po soset durimi.

Në vetëm katër muajt e fundit, pra prej mbajtjes së zgjedhjeve vendore në veri, Kurti ka injoruar çdo thirrje nga perëndimi për të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm.

Konkretisht, kryetarët e rinj të komunave në veri ku jetojnë shumica e sërbëve, kanë hyrë në godinat komunale me ndihmën e policisë kosovare, nuk respektohet kërkesa e SHBA dhe BE që kryekomunarët të punojnë nga lokacione alternative, vendosi të hapë urën kryesore mbi Ibër për qarkullim, të ndalojë importin e mallrave sërbe, t'i heq licencën MTS, "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut" u shpallën organizata terroriste. Gjithashtu po zvarritet organizimi i zgjedhjeve të reja vendore ndonëse është kërkesë e Brukselit dhe Uashingtonit që t’i organizojnë sa më parë, ndërsa vendimet e fundit ndaj sërbëve është dhe urdhri për dëbimin e katër institucioneve sërbe nga godina komunale në Mitrovicën e Veriut.

Avokati Millan Antonijeviq thotë për Kosova Onlajn se këtu bëhet fjalë për presion ndaj komunitetit sërb sesi sërbët si pasojë e cilësisë së keqe të jetesës të largohen nga Kosova. 

“Ky është i vetmi efekt që është arritur përmes masave të tilla të njëanshme, të cilat u intensifikuan pas prillit dhe shpresoj se kjo do të ndalet me masa mjaft të ashpra si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Besoj se Amerika dhe partnerët tanë europianë po kërkojnë një zgjidhje. Nuk e di nëse egziston ndonjë keqkuptim nga ana e Prishtinës rreth sanksioneve që u janë vendosur, sepse ato janë serioze dhe mund të përkeqësohen vetëm nëse Prishtina vazhdon me veprime të njëanshme. Gjithashtu mendoj se mund të shkohet drejt humbjes së mbështetjes së ndonjë ambicieje tjetër të Prishtinës, të themi për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe për disa aspirata të tjera. Prishtina padyshim takton dhe vlerëson se me këtë administratë amerikane, mund të sillet në këtë mënyrë, por mendoj se ky kub dhe vlerësimi është shumë i keq për ta. Dhe durim Uashiongtoni më nuk ka” thotë Antonijeviq.

Ky i fundit beson se Prishtina do të përballet me pasoja në rrjedhën e mëtejshme të negociatave nëse humb plotësisht partnerët dhe besimin e tyre, që sipas tij është “fillim i mbarë”.
"Beogradi në anën tjetër duke qëndruar në tryezën e bisedimeve dhe mbajtur marrëdhënie mjaft konstruktive për të mos i’u përgjigjur këtyre provokimeve, ndërton raporte me komunitetin ndërkombëtar. Prishtina nuk ka mësuar nga gabimet e Sërbisë, e cila pas vitit 1995 dhe Dejtonit në një farë mënyre ishte i preferuari i Perëndimit, por pas tre, katër vitesh ky raport u shemb” thotë Antonijeviq.

Analisti Aleksandar Gudzhiq thotë për Kosovo Onlajn se praktika e gjithë këtyre 24 viteve, ka treguar se dhuna shpërblehet për shqiptarët e Kosovës.

“Nëse ishte kjo dhunë verbale apo fizike, legale, qoftë rrëmbime, vrasje, arrestime të paligjshme... Çdo formë e dhunës shpaguhet për elitat e tyre politike sepse mbetet e pandëshkuar”, thotë Gudzhiq.
Siç thekson ky i fundit, sanksionet e vendosura nga BE për Kosovën, janë risi në qasjen e Perëndimit ndaj Prishtinës, duke përjashtuar arrestimin e Hashim Thaçit.

"Por dimë sesi përfundoi gjithçka me Ramush Haradinajn në gjykatën e Hagës. Ky ishte mesazh për sërbët që të mos shpresojnë shumë në drejtësinë e bashkësisë ndërkombëtare. Ndaj nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha nga sanksionet e vendosura ndaj institucioneve kosovare. Kurti ka nevojë për dhunën aq sa do të ruhej në skenën politike sepse ai përfaqëson pjesën më radikale të shoqërisë kosovare. Ndonëse Perëndimi edhe më herët ka treguar pakënaqësi me politikën e tij, ai vazhdoi me të dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Me gjasa në fillim të shtatorit do të fillojë me aksionet e reja. Mund të presim lëvizjet e reja të çmendura të Albin Kurtit” vlerëson Gudzhiq.