Petkoviq: Deklarata e Maqedoncit nuk kontribuon tek de-eskalimi dhe paqja, veçse sjell trazira dhe destabilitet
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi vlerëson se deklarata e ministrit kosovar të mbrojtjes Ejup Maqedonci sjell destabilitet dhe trazira të mëtejshme të situatës në veri.
"Në momentin kur Albin Kurti përditë nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës e Metohisë, nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse kërcënim i hapur nënkuptohet si mesazh prej i të ashtuquajturit ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, se e ashtuquajtura FSK së shpejti do të veprojë edhe në hapësirën e veriut të krahinës sonë” tha Petkoviq në një komunikatë për mediat.
Petkoviq shtoi se të tilla mesazhe të rrezikshme, “ulërimat e luftëtarëve dhe trokitjet e armëve” ndaj popullit sërb në veri të Kosovës nuk shkojnë në drejtim të de-eskalimit aq të nevojshëm dhe as në drejtim të zgjidhjes paqësore dhe të qëndrueshme.
“Por përkundrazi, çojnë tensione, sjellin trazira mes popullit sërb dhe kërcënojnë të destabilizojnë mbarë rajonin. I kujtojmë të ashtuquajturit ministrit të luftës së kaluar që të mësojë mirë të gjitha garancitë që ekzistojnë në bazë të të cilave se kurrë forcat e sigurisë kosovare nuk mund të hyjnë në veri të krahinës" tha Petkoviq.
Siç shtoi ky i fundit, këto nuk janë vetëm garancitë e vitit 2013 nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO Anders Fog Rasmusen, por edhe garancitë të cilat më 28 dhjetorin e vitit të kaluar, NATO i dha FSK që nuk munden të hyjnë në veri pa pëlqimin e tyre.
„Maqedonci deklaroi qartë si luftënxitës dhe ministër lufte e këtë e dëshmoi edhe mesazhi që FSK është pasuese e UÇK terroriste e cila edhe prej përfaqësuesve ndërkombëtarë është shpallur organizatë terroriste" ka shtuar Petkoviq.
Ky i fundit tha se një formacion i tillë, nuk ka se çfarë të kërkojë në zonat sërbe në Kosovë.
"Sepse populi sërb as nuk do t'i harrojë kurrë të gjitha krimet dhe vuajtjet që përjetoi prej terroristëve të UÇK të cilët po ashtu po gjykohen në Hagë për krime monstruoze lufte. E tillë deklaratë kaq e rrezikshme, vjen pas mesazhit të Kurtit se policia kosovare është pasuese e të ashtuquajturës UÇK, e cila tregon qartë metodat kriminale që Kurti dhunuesit e tij do të donin të përdornin për të pushtuar veriun e krahinës sonë jugore. Për këtë u shfaqen bazat sërbe afër vijës administrative, që në këtë mënyrë do të tentonin të justifikonin lëvizjet dhe ëndrrat e tyre luftarake“ përmbyll Petkoviq.
komentet