Mekdauel: Amerika mendon për rajonin, ndaj mbështesim iniciativën siç është “Ballkani i Hapur"
Shefi i Zyrës për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin e Shtetit Malkolm Mekdauel, vlerëson se egzistojnë sfida të plota në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe tensionet dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, transmeton Zëri i Amerikës.
Mekdauel në konferencën "Ballkani Perëndimor:Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal-ndërtimi i aleancës së fortë" mbajtur në Uashington organizuar nga Rrjeti Transatlantik i liderëve të Këshillit Atlantik në të cilën merrnin pjesë zyrtarë amerikanë dhe gjithë ministrat e rajonit veç Kosovës, ka thënë se Amerika mendon për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështet iniciativa të ndryshme rajonale ashtu sikurse “Ballkanin e Hapur".
"Ka sfida të shumta, sesi të pakësojmë tensionet dhe normalizojmë marrëdhëniet mes Sërbisë e Kosovës. Çfarë jemi ne, si bashkësi ndërkombëtare dhe rajoni, jemi të gatshëm të bëjmë për t'iu kundërvënë atyre që do të zgjonin shpirtrat e dhunës dhe tensionit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial dhe multietnicitetin e saj. Kjo nuk është diçka që SHBA mundet e vetme t’a zgjidhë, por kjo është është sesi t'i ndihmojmë vendet e rajonit që të jenë më afër njëri-tjetrit, pra edhe me Bashkimin Europian, ky është interesi ynë strategjik. Kjo është arsyeja përse kemi mbështetur iniciativa të ndryshme rajonale si 'Ballkanin e Hapur'”, tha Mekdouell.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike, Xhefri Pajat theksoi se jetonte në fqinjësi si ambasador amerikan në Greqi dhe se e njeh situatën, di se çfarë sfidash dhe mundësish ka Ballkani Perëndimor. Ai shtoi se Amerika është e përkushtuar për partneritet të mëtejshëm me Ballkanin dhe sigurinë energjetike e mbi të gjitha, për diversifikimin e largimit nga karburantet fosilet ruse dhe kalimin në dekarbonizim.
Dejvid De Falko, zv.ndihmës sekretar i tregtisë së SHBA, ka thënë se kompanitë amerikane
e njohin lidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore dhe se ka shumë potenciale.
"Sektori privat n’a ndihmon të kuptojmë se cilat janë opsionet, veçanërisht brezat e rinj kanë pritshmëri të caktuara, ashtu si tek ju. N’a duhet të dëgjojmë shoqërinë civile” tha De Falko.
Ky i fundit shtoi se mundësia për të lidhur rajonin qëndron tek biznesi.
"Kemi patur ngjarje në Beograd, ku të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me kompani, u përfaqësuan aty. Biznesi dëshiron të jetë në rajon. Gjithnjë e më shumë biznese duan të vijnë në rajon. Solla 27 kompani me vete dhe sektorët që kërkonin ishin më modernet. Dhe këtu ka mundësi, kur flasim për zinxhirin e furnizimit, për vlerat e shtuara, për biznes dhe përparim, ka shumë mundësi” thotë zyrtari amerikan.
komentet