Muça: Protokolli rreth tregut të përbashkët të punës hap pozitiv, kritikat politikisht të bazuara

Florgert Muča
Burim: Kosovo Online

Protokolli rreth lirisë së qasjes në tregun e punës që kanë nënshkruar Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të Iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe ku sipas deklarimeve duhet të hyjë në fuqi më 1 mars, është hap pozitiv pasi ofron mundësi të punësimit, ndërsa kritikat që vijnë, janë politikisht të bazuara, thotë analisti nga Tirana Flogert Muça.

Ky i fundit kujton për Kosovo onlajn se Iniciativa e Ballkanit të Hapur lindi kur procesi i Berlinit ngeli, kështu që OB lindi me parimet e BE rreth lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.  

"Nuk ka asgjë kontestuese në këtë marrëveshje të nënshkruar rreth lirisë së lëvizjes të punëtorëve në tre vendet tona. Kjo i shërben vendeve tona, por veçanërisht qytetarëve tanë. Për shembull, Shqipëria ka mangësi të krahut të punës në turizëm. Kemi patur ‘boom’ turistik vitin e kaluar kur në Shqipëri erdhën 10 milionë vizitorë të huaj, ndërsa numër i paktë i të punëtorëve është hall i madh për vendin tonë, veçanërisht për periudhën turistike prej qershorit e deri në shtator. Kjo marrëveshje sipas mendimit tim, do të jetë mundësi e mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat, kuzhinierët, kamarierët dhe profesioneve të tjera të cilët dëshirojnë të punojnë dhe mund të vijnë nga Sërbia nga Maqedonia të punojnë në jug, apo në veri të Shqipërisë, kudo në vendin tonë", mendon bashkëbiseduesi ynë.

Ai vlerëson se marrëveshja është pozitive pasi ofron mundësinë e punësimit dhe shton se kritikat që vijnë me baza politike janë "jodomethënëse në raport me begatinë e qytetarëve".

"Në këtë marrëveshje nuk gjen dallim nga modeli i sotshëm në Europë. Deri sa ne në Ballkan të ardhmen tonë e shikojmë në Europë, nuk ka arsye për t’u frikësuar kur praktikojmë principet europiane në vendet tona. Vetëm zhvillimi ekonomik do të na ndihmojë të shkojmë në Europë. Nëse ne nuk do të jemi bashkëpunëtorë politik, humbës do të jenë qytetarët ndërsa fituese do të jetë vetëm propaganda ku nuk na çon askund", ka thënë Muça.