Vlladisavljev: Mesazhi i Taravarit për Ballkanin e Hapur dëshmon raportin ndaj Sërbisë

Stefan Vladisavljev
Burim: Kosovo Online

Koordinatori programues nga Beogradi i Fondacionit BFPE për shoqëri të përgjegjshme Stefan Vlladisavljev ka thënë për Kosovo onlajn se nuk egziston mekanizëm që ndonjë vend të përjashtohet prej iniciativës së Ballkanit të Hapur sepse ky është “koalicion i vullnetshëm” thelbi i të cilës është arritja e qëllimeve të përbashkëta.

“Ballkani i Hapur dhe mekanizmi i tij nënkupton se kjo është iniciativë e koalicionit të vullnetshëm. Pjesmarrja e ndonjë shteti të rajonit varet se kush është në pushtet dhe nëse ajo forcë që është në pushtet është e gatshme të japë inkurajim të mëtejshëm në këtë mënyrë tek bashkëpunimi rajonal”, thotë Vlladisavljev.

Duke komentuar deklaratën e kandidatit për president të koalicionit shqiptar "VLEN" Arben Taravari se me ardhjen në këtë post do të kërkojë që Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, Vlladisavljev thotë se model i tillë bashkëpunimi mes shteteve nuk ka mekanizëm përjashtues nga pala tjetër.

“Që Maqedonia e Veriut të mendojë dhe marrë në shqyrtim përjashtimin nga Ballkani i Hapur, ai kandidat duhet më parë të fitojë zgjedhjet çka është diçka që mbetet për t'u parë se sa realiste është. Pas kësaj, duhet të ndërpresë bashkëpunimin jo vetëm me Sërbinë, por edhe me Shqipërinë dhe në këtë mënyrë vetpërjashtohet. Nuk egzistojnë mekanizma përjashtues nga anë të tjera. Maqedonia e Veriut në këtë rast do të duhej t’a bënte për vete, pra presidenti i ardhshëm do të duhej t’a tërhiqte shtetin nga mekanizmi i bashkëpunimit dhe këtë procedurë t’a arsyetonte me mjete logjike e ligjore” sqaron Vlladisavljev.

Ky i fundit shton se mesazhi i Taravarit duhet të interpretohet përmes prizmit të deklaratave elektorale të politikanit opozitar nga pakica kombëtare.

Por megjithatë, paralajmëron se “egoja” e tij në radhë të parë është drejtuar ndaj Sërbisë. “Sikurse në çdo fushatë politike mes asaj që thuhet dhe asaj që nesër kryhet, duhet të kalohet në shumë hapa dhe kohë ndaj dhe këtë do të doja t’a interpretoja si deklaratë politike të një individi, ndërsa konteksti i kësaj deklarate mund t’a interpretojmë në mënyra të ndryshme. Sigurisht që duket se është në kundërshtim me atë çka është orientimi aktual politik i Sërbisë dhe raporti që ka dhe ndërtuar përmes Ballkanit të Hapur me shtetet fqinje” tha Vlladisavljev.

Pyetjes nëse kjo deklaratë duhet të lidhet me atë të mëhershmen të kryeministrit shqiptar Edi Rama që Ballkani i Hapur përmbushi misionin e vet, Vlladisavljev i rikthehet thelbit të kësaj iniciative-tubimin e vendeve të rajonit rreth qëllimit të përbashkët.

“Për sa kohë që egziston qëllim i përbashkët, ai është i hapur për të gjitha shtetet e rajonit që të tubohen rreth tij. Dhe përmes Ballkanit të Hapur, mund të zbatohen nga të dy apo të tre shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të interesuara të marrin pjesë në këtë proces” thekson Vlladisavljev.

Ky i fundit spegon se në kuptimin praktik, kjo do të thotë se çdo shtet, anëtare e kësaj iniciative, mund të anashkalojë ose të pranojë disa nga modelet e krijuara të bashkëpunimit.

"Kjo teknikisht do të thotë se Maqedonia e Veriut ose çdo shtet tjetër nga rajoni, mund dhe të anashkalojë disa nga modalitetet e bashkëpunimit të vendosura përmes Ballkanit të Hapur, ose ndoshta qeveria aktuale nuk dëshiron të përfshihet aktivisht, por ndonjë tjetër nga kushdo shtet do të dëshironte të merrte pjesë në kuadër të kësaj iniciative” thekson Vlladisavljev.