Gjuriq çel forumin ekonomik sërbo-amerikan në Las Vegas
Ambasadori i Republikës së Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq ka çelur sot forumin ekonomik sërbo-amerikan që për të parën herë mbahet në Las Vegas.
Në fjalën hyrëse, Gjuriq ka theksuar se vendi ynë shikon potencial të madh për forcimin e lidhjeve me rrethet e biznesit të Nevadës si shteti federal vendas i këtij Forumi, si dhe me krahë të hapura presim të gjithë partnerët në realizimin e sipërmarrjeve të suksesshme në të ardhmen. "Sërbia tashmë vend i rrëfimeve mjaft të bukura rreth përparimit të përgjithshëm, zhvillimin dinamik dhe ambiciet e shëndetshme. Prej dyfishimit të PBB në vetëm pak vite dhe tërheqja e pjesës më të madhe të investimeve rajonale, përmes fabrikave më moderne, trenave të shpejtësisë së lartë, rrjetit të ri të autostradave, tregtisë së lirë dhe rritjes së numrit të linjave ajrore "Air Serbia" me Perëndimin dhe Lindjen, rritja e standardit të jetesës së qytetarëve, në objektivin e artë për vitin 2027 në formën e ekspozitës botërore "Expo", çka jemi mikpritës krenarë dhe në përgatitjet e të cilit po punojmë shumë” nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se në të gjitha sa më sipër, bashkëpunimi ekonomik mes Sërbisë dhe SHBA është i rëndësisë së veçantë dhe se kontributi pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të biznesit dhe ekonomike tashmë është reflektuar edhe nga vetë pjesmarrësit në tubimin e sotëm.
Zyrtarët e shtetit federal të Nevadës dhe qytetit të Las Vegasit ambasadorit Gjuriq i kanë dorrëzuar çmimin për Ambasadën e Republikës së Sërbisë në Uashington për kontribut në promovimin dhe forcimin e lidhjeve tregtare, turistike, dhe lidhjeve investuese, bashkëpunimin e gjithanshëm mes Sërbisë dhe SHBA.
Forumi i parë ekonomik sërbo-amerikan në Las Vegas me organizatat e Lidhjes Strategjike euro-amerikane (SEAL) u mbajt me temën e inkurajimit të angazhimit të diasporës për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Përveç përfaqësuesve të Dhomës Sërbe të Tregtisë, Ministrisë së Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, Kampusit BIO4 dhe Klasterit të Teknologjive të Avancuara të Nishit, ngjarja mblodhi së bashku përfaqësues të kompanive amerikane që vizituan Sërbinë vitin e kaluar si pjesë e misionit tregtar të Odës Ekonomike Amerikane e kompanisë sërbo-amerikane, si dhe përfaqësues të shumtë të diasporës sërbe nga Nevada dhe shtetet federale amerikane përreth.







komentet