Kovaçevski: Ballkani i Hapur është politikë e dyerve të çelëta
Burim: MO Srbije
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka thënë mbrëmë në Shkup se shpreson që rajoni të kapërcejë sfidat përmes iniciativave të përbashkëta që do të “çelnin vizione të reja” në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Danas.
Kovaçevski me rastin e ditës së Shën Savës festës kombëtare të komunitetit sërb në Maqedoninë e Veriut të mbajtur në Shkup përmes një ceremonie, ka thënë se këto vizione tashmë çelin iniciativën e "Ballkanit të Hapur", e cila përfaqëson politikën e dyerve të çelëta.
“Dera jonë, Maqedonia e Veriut do të jetë përherë e çelët për të gjithë popujt miq, njëri prej të cilëve është dhe populli ynë vëlla sërb“, ka thënë Kovaçevski.
Sipas tij e ardhmja e përbashkët në Ballkan “varet nga ne të gjithë“.
“Sado të jemi të ndryshëm megjithatë kemi një qëllim të njëjtë për të cilën të gjithë po përpiqemi-prosperiteti, një Ballkan modern dhe të hapur, të lirë prej paragjykimeve, urrejtjes dhe armiqësisë“, ka theksuar Kovaçevski.
0 komentet