Lluçiq: Telekomi mbijetoi në Kosovë falë Marrëveshjes së Brukselit pavarësisht presioneve të Albin Kurtit

Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Sërbisë Vlladimir Lluçiq ka thënë se kjo kompani në Kosovë mbijetoi falë Marrëveshjes së Brukselit, ashtu sikurse dhe Telekomi është “halë në sy” për kryeministrin kosovar në mandatin teknik Albin Kurti.

"Marrëveshja e Brukselit është e shkëlqyer dhe më vjen keq që bashkësia ndërkombëtare e Europës dhe Amerikës nuk ishte e fortë deri në fund për të ushtruar presion mbi palën shqiptare që të përmbushë të gjitha pikat e asaj marrëveshjeje, sepse do të kishte qenë shumë më e lehtë për ne. Telekomi i Sërbisë ka mbijetuar si kompani që tani punon me rreth 250 persona dhe që ofron shërbime për 30,000 familje. Këto familje kanë internet, televizion dhe telefoni celulare falë asaj marrëveshjeje", tha ai për Njuzmaks Balkans.

Sipas fjalëve të tij, administrata e Kurtit po i shkakton dëme të mëdha komunitetit sërb.

Kujtoi se një pikë e rëndësishme nga Marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua kur është fjala për telekomunikacionin dhe ka të bëjë me shpalljen e tenderit për liçencën e tretë të operatorit.

"Ata nuk guxojnë të shpallin tender për liçencën e tretë, sepse e dinë që ne do të jemi fitues. Gjithashtu e dinë se jemi teknologjikisht dhe financiarisht pakrahasueshëm më të fortë se ata dy operatorë. Madje kanë problem me një operatorin e tyre të vetmin shtetëror, i cili u krijua nga sekuestrimi i pronës së Telekomit të Sërbisë në vitin 1999. Por, e vjedhura-është harram. Ata janë në një situatë kaq të vështirë saqë shteti çdo vit duhet t'i subvencionojë, kështu që e dinë se pjesa më e madhe e banorëve shqiptarë do të përdorin rrjetin tonë. Kompania jonë aty punon pa probleme, shërbimi funksionon pa probleme. Punëtorët tanë në Kosovë e Metohi janë heronj dhe duhet t'i falënderoj që kanë punuar vazhdimisht mirë gjatë gjithë këtyre viteve", tha Lluçiq.

"Qëllimi definitiv i administratës Kurti është të dëbojë sërbët dhe t'ua bëjë jetën sa më të vështirë. Ne për të jemi si një lloj halë në sy. Arritëm, me ndihmën e administratës amerikane dhe asaj të Brukselit, të mbrohemi, falë Marrëveshjes së Brukselit dhe momentalisht kemi më shumë probleme për atë që administrata Kurti frikësohet të na lejojë të zgjerohemi", shton drejtori i Telekomit. Duke folur për projektet, drejtori i përgjithshëm theksoi veçanërisht vendosjen e kartës së veçantë sërbe në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo do të jetë karta amerikane me paketëm me vlerë nga 29 dollarë, ndërsa përdoruesit do të mund të shikojnë dhe kanalet televizive. Kjo është paketë mjaft atraktive për kushtet amerikane që do të kenë telefonata pa kufij brenda Amerikës. Mund dhe të telefononi me numrat amerikanë pa kufij me përdorures në Sërbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe anasjelltas. Kur të vini në Sërbi nuk do t’ju duhet kartë shtesë, sepse ajo do të jetë pa shpenzime roming. Për 29 dollarë do të kesh kartë që ka numër të madh të dhënash falas në Amerikë, telefonata falas në SHBA dhe mund të shikoni kanalet tona. Mendoj se do të jemi atraktivë“, beson Lluçiq.

I pyetur a pret realisht heqjen roming me Unionin Europian vitin që vjen, tha se shpreson tek kjo.

“Çmimi i romingut është dukshëm më i ulët se ç’ka qenë. Pasi të integrohemi në tregun unik, kjo do të thotë që nuk do të keni përse të mendoni për roamingun. Çmimi i paketës suaj që vlen në Sërbi, do të vlejë kudo në Europë. Mendoj që e gjithë kjo të ndodhë në vitin 2027 dhe sigurisht Komisioni Europian këtu luan rol kryesor. Jam i kënaqur çka pikërisht telekomunikacionet ‘tërhoqën këmbën zvarrë’. Më vjen mirë që tregu unik është i pari që hodhi rrënjë në telekomunikacionin e Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Europës” ka thënë bashkëbiseduesi i Njuzmaks.