Lluçiq: Akuzat nga Prishtina për luftë hibride janë të rrezikshme dhe të pavërteta, Telekom Sërbia do të nisë padi penale ndaj përgjegjësve
Drejtori i përgjithshëm i Telekom Sërbia Vladimir Lluçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se akuzat se Beogradi përmes kësaj kompanie po udhëheq luftë hibride ndaj Kosovës dhe që me numrat e MTS mbërrijnë alarme për bomba në parlamentin prishtinas janë-absurde dhe sulm i turpshëm ndaj kompanisë e cila prej dy vitesh është halë në sy për autoritetet prishtinase. Ai u shpreh se sulme të tilla nuk do të tolerohen më dhe kushdo që akuzon Telekom Sërbia për gjëra kaq të rrezikshme, do përballet me akuza dhe kërkesa për dëmshpërblim.
“Mendoj se kanë dy synime. E para është nervoze pasi nuk munden që të bëjnë shumicën, ndërsa e dyta është presioni ndaj sërbëve veçanërisht tani tek kompania jonë” ka thënë Lluçiq për Juronjuz Sërbia.
Ai kujtoi se autoritetet në Prishtinë prej dy vitesh kanë tentuar që të mbyllin Telekomin në Kosovë.
“Morën vendime për mbylljen tonë, çka arritëm t’a parandalonim me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Sulmet vijnë pothuajse përditë, por që tani përgjigja e Telekom do të jetë vendimtare. Do të reagojmë më fortë sesa më parë, pasi ky nuk është vetëm presion politik, por goditje direkte ndaj punës dhe prezencës sonë” ka qenë i qartë Lluçiq.
Ky i fundit thekson se e gjitha kjo nisi pas deklaratës së ministrit kosovar të punëve të brendshme në mandatin teknik Xhelal Sveçla e më pas me shpejtësi u pasuan nga komentet e kryeministrit Albin Kurti si dhe një nga analistët e tij të sigurisë ku “sqaroi” se në cilën mënyrë Telekomi pretendon se u përfshi në luftën hibride.
“Ky është nivel mjaft i rrezikshëm sulmi ndaj kompanisë sonë dhe këtë nuk do t’a lejojmë. Kushdo që e ka përcjellë këtë mesazh, rezultoi gënjeshtër pasi nuk pati asnjë lloj alarmi për bombë në Kuvend. Dyshoj dhe se një prej pesë milionë përdoruesve tanë të ketë raportuar diçka të tillë” ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit kujton se Telekom Sërbia operon veçanërisht në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë dhe marrëveshjen e Brukselit sipas të cilës kjo kompani ka 28 stacione bazike në territorin ku jetojnë sërbët në Kosovë, ndërsa stacioni dhe kapacitetet teknike ndodhen në Beograd.
“Kur ata kërkojnë informacione, e dinë që këtë duhet t’a bëjnë përmes Ministrisë së Drejtësisë së Sërbisë dhe jo që të keqtrajtojnë kompaninë tonë vendore e cila këto të dhëna nuk i posedon. Ndërkaq ata vazhdimisht tentojnë të ushtrojnë presion dhe në nivel vendor e pastaj e shpërndajnë këtë sikur ne duam të fshehim diçka apo që të mos bashkëpunojmë” ka përmendur Lluçiq.
Ky i fundit vlerëson se fjala është për përpjekje të koordinuar që Telekom Sërbinë t’a vendosin sërish nën presion politik ku sipas fjalëve të tij, ishte rast edhe dy vite më parë kur u tentua mbyllja dhe veporimtaria e saj në Kosovë, çka u ndal falë ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare.
“Mashtrojnë si ambasadat dhe opinionin publik. Nëse do të na jepnin liçencën e tretë çka e kërkojmë, do të ndërtonim rrjetin e plotë dhe do të jemi të detyruar të kemi të gjitha kapacitetet teknike dhe kontrollin vendor. Këtë e dinë, por atyre nuk u intereson e vërteta por si të na eleminojnë dhe dobësojnë” ka paralajmëruar Lluçiq.
Ky i fundit vuri në dukje dhe hapat ligjorë.
“Çdokush në të ardhmen që do të akuzojë kompaninë tonë për gjëra të tilla të rrezikshme, do të përballet me padi dhe kërkesa për dëmshpërblim. Nuk do t’i tolerojmë më sulme të tilla. Telekom Sërbia nuk është shënjestër dhe nuk do të lejojmë që të n’a lidhin më asnjë lloj luftë hibride apo terrorizëm” ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit akuzoi administratën e Albin Kurtit se me vetdije vazhdon të shkelë ligjet e veta me synim të vështirësojë punën e kompanive sërbe në Kosovë, si e si që të presionojnë edhe më sërbët aty ku ata jetojnë.
“Atë çka e ripërsërisim prej dy vitesh tashmë është e dukshme-administrata e Kurtit zbaton selektivisht ligjet. Nëse kompania është nga Sërbia sikurse Telekomi, atëherë vlejnë rregulla të tjera, vetëm që të na e vështirësojnë punën dhe me këtë rast të presionojnë sërbët”, ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit kujtoi dhe rastin e mëparshëm të kryetarit të Komisionit Kosovar për ruajtjen e konkurrencës ku para se të merrte formë vendimi, në televizion u publikua gjoba prej 1,5 milionë euro për Telekom Sërbia.
“Në praktikën europiane, kjo është e paimagjinueshme-që kryetari i organit rregullator të ftohet në televizione dhe të thotë publikisht se cilin do të ndëshkojë ndërkohë që vendimi nuk ishte marrë ende. Kjo është shkelje direkte e proçedurave juridike” theksoi Lluçiq.
Ai u shpreh se Prishtina prej vitesh refuzon që Telekomit t’i japë liçencën e tretë ndonëse është e parashikuar në marrëveshjen e Brukselit.
“Ata kanë qenë të detyruar të shpallin tenderin. Dhe këtë e dinë. Janë të vetdishëm se do të fitonim pasi kemi kapacitete teknike e financiare ku të tjerët nuk i kanë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Telekom Sërbia.
Ai shtoi se tentuan që të ndanin të gjitha frekuencat e spektrit 5G pa pjesmarrjen e Telekomit por që pikërisht kjo tentativë hapi mundësinë për iniciativë të re diplomatike.
“Intensifikuam komunikimin me palën amerikane. Presim ardhjen e ambasadorit të ri në Prishtinë dhe Beograd dhe besojmë se mund t’a konkludojmë historinë e liçensës së tretë” ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit shprehet se operatorët egzistues në Kosovë, veçanërisht ai sikurse thotë, u ngrit me “grabitjen e pronave të Telekomit të Sërbisë në vitin 1999” nuk kanë kapacitete për të ndërtuar rrjet modern dhe operojnë me humbje.
“Nëse marrim liçencën e tretë jo vetëm se do të marrim rrjetin 5G me kualitet të lartë, por do të kemi dhe bazë të madhe të përdoruesve-dhe tek sërbët dhe tek shqiptarët. Telekomi ka mbështetjen e bankës amerikane të eksportit, kemi forcë të mbulojmë mbarë rajonin. Herët a vonë duhet të na lënë të zhvillojmë rrjetin celular dhe në këtë territor” theksoi Lluçiq.
Telekom Sërbia ka të punësuar 250 persona dhe ka gati 30.000 përdorues në Kosovë, por rëndësia e kompanisë për sërbët shkon përtej vetëm numrave, thotë Lluçiq.
“Përmes 30.000 familjeve që përmes nesh kanë internet, televizion, telefoni fikse dhe celulare. Njerëzit tentojnë të jetojnë aty-këtu nornalisht në kushte që nuk mund të jenë të lehta. Ndërsa telekominikimi sot është pjesë përbërëse e jetës së përditshme” ka thënë Lluçiq sikurse theksoi, qytetarët në Kosovë dëshirojnë të shikojnë kanale nga Sërbia, të kenë internet me lidhje kualitative, si dhe lidhje stabile me familjarët dhe miqtë në mbarë vendin.
“Ne këtë ua mundësojmë. Duke na ndërprerë lidhjen, kjo do të pengohej seriozisht dhe për shumë njerëz do të ishte sinjal i ri se duhet të largoheshin nga vatrat e tyre. Ndaj dhe shqetësohemi” ka thënë Lluçiq.
Duke folur për punën e përgjithshme, Lluçiq kujtoi se Telekom Sërbia momentalisht është operatori më i suksesshëm në rajon, çka së fundi e kanë konfirmuar dhe mediat eksperte në Kroaci.
“Portali kroat që prej vitesh merret me telekomunikacionin shprehet se jemi 400 milionë euro mbi vendin e dytë për nga madhësia që është-Telekomi Kroat. Jemi rritur në rajon përsa i përket fitimeve dhe besoj se vitin e ardhshëm nuk do të përfshihen as në të njëjtat analiza. Niveli ynë i rritjes tregon se mjaft shpejt pritet të kalojë në kontekstin europian” ka thënë Lluçiq.
Sipas fjalëve të tij, Telekom Sërbia për dy apo tri vite pritet të jetë i barabartë mes lojtarëve të mëdhenj në tregun europian.
“Ne nuk jemi më vetëm kompani rajonale. Do të bëhemi operator europian që do të marrë zhvillim konkret dhe mbështetje të njerëzve-si në Beograd, në zonat rurale të Sërbisë, apo në Kosovë e Metohi” ka thënë Lluçiq.
0 komentet