Muratovska: Takimi i transportuesve në Shkup për definimin e hapave në komunikim me Brukselin

Generalna sekretarka Udruženja poslodavaca transportnih kompanija Makedonije „Makam-trans“ Biljana Muratovska
Burim: Kosovo Online

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Punëdhënësve të Kompanive të Transportit të Maqedonisë “Makam-trans“ Biljana Muratovska tha se të martën në Shkup do të takohen transportuesit e Sërbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi për të definuar hapat e mëtejshëm në komunikim me administratën e Brukselit në lidhje me zgjidhjen e problemeve të qëndrimit të shoqferëve në Unionin Europian.

Muratovska për Kosovo onlajn tha se në takimin e mbajtur më 4 gusht, Grupi i Punës së Unionit Europian për zgjidhjen e problemeve të qëndrimit të transportuesve nga Ballkani Perëndimor në zonën Shengen, propozoi model të përkohshëm që nuk kërkon ndryshime ligjore.

Propozimi, sikurse spegoi, është që qëndrimi i shoferëve nga Ballkani Perëndimor të përllogaritet në orë, çka do të mundësonte që rreth 80% e shoferëve t’u mundësohet qëndrim më të gjatë se 90 ditët e përcaktuara.

"Kjo do të arrihej veçanërisht duke precizuar metodën e llogaritjes, pa pasur nevojë për ndryshime në ligj. Për 11 gushtin është përcaktuar takim i përfaqësuesve të transportuesve nga Maqedonia, Sërbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi në Shkup me synim definimin e hapave të mëtejshëm të shoqatës dhe komunikimin me administratën në Bruksel", tha Muratovska.