Vuçiq: Rezoluta e Parlamentit Europian nuk paraqet qëndrimin e Komisionit Europian

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Rezoluta e Parlamentit Europian në të cilën me të tjerave i kërkohej Sërbisë të njihte pavarësinë e Kosovës, nuk është qëndrim i Komisionit Europian.

Vuçiq në çeljen e stacionit hekurudhor Beograd qendër në Prokop, ka theksuar se duhet të jesh i kuptueshëm, sepse ata kështu i shikojnë gjërat.

“Për sa i përket të drejtës, unë do të thoja vetëm se po të isha në vendin të tyre me të cilët kanë dalë në të tillë përfundim, do të më vinte turp. Kjo është gjithçka që kam për t'ju thënë. A kanë turp, jam i sigurt që jo. Sërbia do të mbijetojë pavarësisht gjithçkaje” tha shkurt Vuçiq.