Daçiq: Zgjedhja e Sërbisë në Këshillin Egzekutiv të Uneskos garanci se rreth K&M qasja do të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare

Ivica Dačić na Bledskom forumu
Burim: Kosovo Online

Zgjedhja e Sërbisë në Këshillin Egzekutiv të Unesko për të tretin vit radhazi, sipas vlerësimit të ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq është sukses i madh diplomatik i Sërbisë, vlerësim për punën e saj të deritashme në këtë organizëm dhe vlerësim për politikën e jashtme që udhëheq. Siç thotë Daçiq në intervistë për Kosovo onlajn, kjo zgjedhje nënkupton dhe siguri të madhe që Beogradi të arrijë të mbrojë prioritetet kur është fjala për çështjet kombëtare e shtetërore, në kushtet kur egziston tentativë që trashëgimia sërbe në Kosovë e Metohi, të përkthehet në “kosovare“. 

Ndonëse, thotë Daçiq, shumë vende në botë do të vazhdojnë të shtyjnë pranimin e Kosovës në UNESCO, votat që Sërbia mori dje, janë një tregues i qartë se deri tek kjo nuk do të shkohet. Sa i përket mundësisë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, Daçiq thekson se aty situata është ndryshe, por edhe nëse do të pranohet Kosova në këtë organizëm, do të ishte shkelje drastike e Statutit të KE dhe të gjithë normave juridike ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë për Sërbinë në planin ndërkombëtar zgjedhja e saj për herë të tretë në Këshillin Egzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESKO)?

Ky është sukses i madh diplomatik i Sërbisë, duke patur parasysh se kjo është hera e tretë radhazi që ne zgjidhemi anëtar të Këshillit Egzekutiv në takimin më të madh të të gjithë anëtarëve të UNESKO-s. Ky është vlerësim i madh për punën e deritashme të Sërbisë, sepse Sërbia ka qenë kryesuese e Këshillit Egzekutiv mandatin e kaluar. Shefja e misionit tonë, Tamara Rastovac Siamashvili, ishte kryesuese dhe puna e saj u vlerësua nga drejtori i përgjithshëm dhe të gjitha shtetet anëtare si jashtëzakonisht të suksesshme. Njëkohësisht, është vlerësim për politikën tonë të jashtme që udhëheq Sërbia, të gjitha strukturat shtetërore me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq, ku përpiqen të ketë qasje të balancuar kur bëhet fjalë për të gjitha problemet, të cilat fatkeqësisht janë të shumta në mbarë botën. Të tillë rezultat e prisnim, por jemi jashtëzakonisht të kënaqur sepse kjo është akoma konfirmim i punës sonë të mirë dhe tregues se sa lart n’a vlerësojnë anëtarët e UNESKO.

Sërbia brenda grupit të vet europiano-lindor, mori numrin më të madh të votave, çfarë do të thotë kjo?

Për ne është vlerësim i madh që morëm më shumë vota brenda grupit tonë. Në kushtet kur kishte shumë kandidatë, morëm 137 vota. Ky është vlerësim i madh për Sërbinë.  

Sa domethënës është anëtarësia në Këshillin Egzekutiv të Uneskos në aspektin e mbrojtjes së interesave kombëtare të Sërbisë në rrethanat kur egziston tentativë që trashëgimia kulturore sërbe në Kosovë, të prezantohet si “kosovare“? 

Ky anëtarësim do të thotë mbi të gjitha një siguri më e madhe se ne do të arrijmë të mbrojmë prioritetet tona për çështjet shtetërore dhe kombëtare, pasi kjo është një organizatë që merret me trashëgiminë kulturore. Për ne është shumë e rëndësishme trashëgimia jonë kulturore në Kosovë e Metohi rreth të cilës është bërë beteja gjatë gjithë këtyre viteve pasi pala shqiptare po mundohet t’a zhvendosë që kjo të mos jetë më trashëgimi sërbe dhe që kjo trashëgimi të jetë trashëgimi e ashtuquajtur kosovare. Nga ana tjetër do të mund të luftojmë me sukses ndaj tentativës eventuale që Kosova të anëtarësohet në UNESKO. Mendoj se kjo në momentin aktual, absolutisht nuk është reale. Fituam në votimin e vitit 2015, kishte një tjetër tentativë prej tyre në vitin 2017 e pas kësaj, u tërhoqën dhe madje as nuk aplikuan sepse e dinë paraprakisht se cili do të ishte rezultati. Kjo është garanci se kur është fjala për K&M, qasja e UNESKO do të jetë në përputhje me interesat tona shtetërore e kombëtare. E theksoj këtë veçanërisht sepse trashëgimia jonë kulturore në K&M, monumentet tona nën mbrojtjen e UNESKO mbi të gjitha manastiret dhe kishat sërbe të shekujve 12, 13 dhe 14, definohen si thesare kulturore në rrezik. Në rrezik nga kush? Prej separatistëve dhe terroristëve shqiptarë që shkatërrojnë kishat dhe monumentet sërbe në K&M. Bëhet fjalë për katër monumente kulturore-Graçanicën, Patriarkanën e Pejës, Deçanin dhe Virgjëresha Mari e Levishkës. Për ne kjo është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh se me siguri shumë vende të botës do të vazhdojnë të shtyjnë pranimin e Kosovës në UNESKO dhe ky është tregues i qartë se deri këtu kurrë nuk do të shkohet. 

A i jeni drejtuar ndonjëherë Francës apo Gjermanisë me rastin e zhvendosjes së pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftën e Parë Botërore në varrezat e Prishtinës dhe çfarë ndodhi me iniciativën e ambasadorëve të këtyre dy vendeve në Prishtinë?

Ne vlerësojmë se ky është veprim skandaloz, aq më tepër që vjen nga disa vende që duhet t’a dinë shumë mirë se sa kontribuoi Sërbia në fitoren e Luftës së Parë Botërore dhe që paraqiten si miqtë tanë. Duke patur parasysh këtë, urdhërova ndihmësen time për bashkëpunim bilateral të thërrasë për bisedë ambasadorin gjerman dhe francez dhe t’u thotë papranueshmërinë e të tillë prpcedure. Kemi marrë garanci nga ambasada franceze në Beograd se nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe se do të bënin që gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme.

A mendoni se Kosova nuk do t’a kalojë kurrë pragun e UNESCO dhe cila është situata në Këshillin e Europës në të cilën hyri në procedurë kërkesa e Kosovës për anëtarësim?

Në Këshillin e Europës situata është dukshëm e ndryshme sepse në Europë pozicioni ynë kur bëhet fjalë për vendet që e njohin apo nuk e njohin Kosovën është më i vështiri, duke pasur parasysh se nën presionin e vendeve perëndimore që janë kryesisht nga Europa, nuk e llogarisim SHBA, numër i konsiderueshëm shtetesh e njohën Kosovën. Në KE ka filluar procedura, por mendoj se jemi larg se kur do të përfundojë. Besojmë se për këtë nuk egzistojnë kushte ligjore ndërkombëtare, se kjo nuk është në përputhje as me Statutin e KE dhe se kjo do të ishte territori i parë që do të bëhej anëtar i KE pa u njohur nga KB si shtet. Për të mos folur rreth një sërë mangësish të tjera, nëse do të pajtoheshim se për këtë mund të flasim përgjithësisht-dhe kjo është gjendja në K&M, gjendja e të drejtave të njeriut përkatësisht situatën në Kosovë dhe Metohi, gjendjen e të drejtave të njeriut dhe sulmet ndaj popullit sërb që jeton aty. Për tani është mosmirënjohëse të parashikosh se sa shpejt do të shkojë gjithçka. Shpresojmë që të gjithë do të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, por situata në atë organizatë ndërkombëtare është sigurisht më e vështira sepse aty merren vendimet nga një shumicë e caktuar që egziston aktualisht, që do të thotë se ka një numër të mjaftueshëm vendesh që janë në favor të saj. Ndërkohë që në organizmat që janë në nivel botëror, shumicë të tillë nuk ka. Ata (Kosova) nuk kanë shanse të jenë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, UNESKO, Interpolit, nuk mund të bëhen anëtare të BE sepse aty një numër vendesh nuk e njohin Kosovën dhe Metohinë, as anëtare të OSBE pasi aty nevojitet konsensus. Një vend ku ata mund të bëhen anëtarë, është Këshilli i Europës nëse mbyllin sytë ndaj pyetjes nëse është shtet apo jo. Për mendimin tonë, pranimi i tyre do të ishte shkelje drastike e Statutit të KE dhe të gjitha normave juridike ndërkombëtare.